Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13: Dhënia e Shërbesës siç e Dha Shpëtimtari


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13: Dhënia e Shërbesës siç e Dha Shpëtimtari”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Jezusi duke ngushëlluar një grua të sëmurë

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13

Dhënia e Shërbesës siç e Dha Shpëtimtari

Të gjithë ne i kemi vënë re – dhe ndonjëherë nuk i kemi vënë re – njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Disa njerëz thjesht mund të jenë duke kaluar një ditë të vështirë. Të tjerë mund të jenë duke përjetuar vetmi, dyshim te vetja, uri, zhgënjim ose sëmundje. Mund të pyetim veten: “Çfarë mund të bëj unë?” Kur shohim jetën e Shpëtimtarit, ne shohim shumë shembuj të mënyrës se si Ai “e përshkoi vendin duke bërë mirë” (Veprat e Apostujve 10:38). Teksa e shihni shembullin e Tij, merreni parasysh atë që mësoni rreth dhënies së shërbesës për nevojat e të tjerëve.

Pjesa 1

Çfarë mund të mësoj rreth dhënies së shërbesës nga shembulli i Shpëtimtarit?

Përfytyroni atë që mund të ketë ndier Shpëtimtari gjatë Darkës së Fundit, duke parashikuar vuajtjen e tmerrshme që e priste në Gjetseman dhe në kryq. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Me peshën e një emocioni të thellë e të fortë … Krishti u ngrit qetësisht, i përveshi krahët sikurse një skllav ose një shërbëtor do t’i përvishte dhe ra në gjunjë që të lante këmbët e Apostujve. (Shih Gjoni 13:3–17.) Ky rreth i vogël besimtarësh në këtë mbretëri që mezi gjendej, do të kalonte së shpejti përmes sprovës më të rëndë për ta, kështu që Ai do të linte mënjanë ankthin e Tij në rritje me qëllim që edhe njëherë të mund t’u shërbente atyre dhe t’i forconte ata.” (“He Loved Them unto the End”, Ensign, nëntor 1989, f. 25)

Pamja
Jezusi i lan këmbët Pjetrit

Pasi u lau këmbët Apostujve, Shpëtimtari u dha atyre një urdhërim të ri, i cili do të ishte thelbësor për të gjithë ata që do të kërkonin të jepnin shërbesë në emrin e Tij.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Gjoni 13:34–35 dhe merreni parasysh përse ky urdhërim është qendror për dhënien e shërbesës.

Ndërsa reflektojmë për jetën e Jezu Krishtit, mund të shohim që Ai na e tregoi se si të japim shërbesë me dashuri.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni ose shihni njërën ose më shumë prej përvojave vijuese nga jeta e Shpëtimtarit dhe merreni parasysh atë që mund të mësoni rreth dhënies së shërbesës nga shembulli dhe mësimet e Tij. Merreni parasysh t’i mbani shënim mendimet, ndjenjat dhe përshtypjet tuaja.

Shumica prej nesh dëshirojnë t’u japin shërbesë të tjerëve me dashuri si ajo e Krishtit. Por mund të mos e dimë si ose kur të ndihmojmë. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim se “dhënia e shërbesës do të thotë t’i ndiqni ndjenjat tuaja për ta ndihmuar dikë të ndiejë dashurinë e Shpëtimtarit në jetën e tij ose të saj” (në Sheri L. Dew, Insights from a Prophet’s Life: Russell M. Nelson [2019], f. 349).

Presidenti Henri B. Ajring dha këshillën vijuese:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“[Zoti ka për qëllim] që shenjtorët e Tij të përkujdesen për njëri-tjetrin në mënyrën se si Ai përkujdeset për ta. … [Ata] ia dalin mbanë kur Fryma e Shenjtë e udhërrëfen kujdestarin që të dijë se ajo që Zoti di, është më e mira për personin që Ai po përpiqet të ndihmojë.” (“Dhënia e Frymëzuar e Shërbesës”, Liahona, maj 2018, f. 62)

Fryma e Shenjtë do të na shtyjë shpesh që të shërbejmë në mënyra të vogla dhe të thjeshta. Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

Pamja
Presidentja Xhin B. Bingham

“Nganjëherë ne mendojmë se duhet të bëjmë diçka madhështore dhe heroike që të ‘llogaritet’ si shërbim ndaj të afërmve tanë. Sidoqoftë, veprime të thjeshta të shërbimit mund të kenë një ndikim të thellë tek të tjerët – si edhe te ne vetë. Çfarë bëri Shpëtimtari? … Ai … u buzëqeshi njerëzve, bisedoi me ta, eci me ta, i dëgjoi, gjeti kohë për ta, i nxiti, u dha mësim, i ushqeu dhe i fali ata. Ai u shërbeu njëlloj familjes dhe miqve, të afërmve dhe të huajve dhe i ftoi të njohurit dhe njerëzit e dashur që të gëzonin bekimet e pasura të ungjillit të Tij. Ato veprime ‘të thjeshta’ shërbimi dhe dashurie japin një model për dhënien e shërbesës sonë sot.” (“Dhënia e Shërbesës ashtu siç e Jep Shpëtimtari”, Liahona, maj 2018, f. 104)

Pamja
Jezusi duke i dhënë shërbesë një nëne

Lexojeni thënien vijuese nga Sheron Iubank, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dhe merreni parasysh atë që mund të bëni për ta bërë dhënien e shërbesës një përvojë më kuptimplotë dhe më të përshtatur për personin. Ose mund të shihni materialin filmik “You Are the Gift” [“Ju Jeni Dhurata”] (00:54) në vend që të lexoni thënien nga Motra Iubank.

Pamja
Motra Sheron Iubank

“Nëse e ndryshojmë këndvështrimin tonë në mënyrë që përkujdesja për të varfrit dhe nevojtarët të mos ketë të bëjë dhe aq me dhurimin e sendeve sesa me ngopjen e urisë për kontakt njerëzor, pasjen e një bashkëbisedimi kuptimplotë dhe krijimin e marrëdhënieve të pasura e pozitive, atëherë Zoti mund të na dërgojë diku. … Zoti dëshiron t’ju përdorë. Ka një punë që duhet bërë nga ju dhe është e posaçërisht për ju dhe aftësitë tuaja. Askush nuk do të jetë ambasadori/ja që do të jeni ju. … Mbajeni mend se, në të njëjtën mënyrë si Shpëtimtari, ju vetë jeni një nga dhuratat më të mira që mund t’u jepni njerëzve të tjerë në nevojë.” (“Turning Enemies into Friends” [fjalim në forumin e Universitetit “Brigam Jang”, 23 janar 2018], speeches.byu.edu)

Pamja
gra duke u përqafuar
Pamja
ikonë, diskutoni

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Pyeteni një pjesëtar të familjes, një mik/e ose një shok apo shoqe të klasës se si u japin shërbesë të tjerëve. Mund të doni të diskutoni gjithashtu se çfarë na pengon nganjëherë që të mos u japim shërbesë atyre që kanë nevojë për dashuri si ajo e Krishtit.

Pjesa 2

Çfarë mund të mësoj nga shëmbëlltyra e Shpëtimtarit rreth dhënies së shërbesës nga Samaritani i mirë?

Në kohën e Jezu Krishtit, kishte armiqësi të konsiderueshme midis judenjve dhe samaritanëve. Judenjtë i shihnin samaritanët me përbuzje, sepse ata ishin “pjesërisht izraelitë dhe pjesërisht johebrenj” dhe “feja e tyre ishte një përzierje e besimeve dhe praktikave judease dhe pagane” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Samaritanë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Kur një doktor i ligjit (doktorët e ligjit të asaj kohe ishin ekspertë në ligjin e Moisiut) u përpoq t’i justifikonte veprimet e tij në lidhje me urdhërimin “duaje … të afërmin tënd”, ai pyeti Zotin: “Po kush është i afërmi im?” (Shih Lluka 10:25–29.) Zoti u përgjigj me shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë.

Pamja
The Good Samaritan [Samaritani i Mirë], nga Walter Rane
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Lluka 10:30–37 dhe merreni parasysh atë që mund të mësoni rreth dhënies së shërbesës ndaj të tjerëve. Mund të shihni edhe materialin filmik “Parable of the Good Samaritan” [“Shëmbëlltyra e Samaritanit të Mirë”] (05:11).

Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Gerit W. Gong

“Në rrugët tona me pluhur për në Jeriko, ne do të na sulmojnë, do të na bëjnë gjithë plagë dhe do të na lënë në dhembje.

Ndonëse duhet ta ndihmojmë njëri‑tjetrin, shumë shpesh kalojmë në anën tjetër të rrugës, për çfarëdo arsye.

Gjithsesi, me dhembshuri, Samaritani i Mirë ndalet dhe na i lidh plagët duke na i larë me vaj dhe me verë. … Ai na sjell në hanin që mund të përfaqësojë Kishën e Tij. …

… Jezu Krishti na fton të bëhemi si Ai, një samaritan i mirë, që ta bëjmë Hanin e Tij (Kishën e Tij) një strehë ku gjithkush të mbrohet nga vurratat dhe stuhitë e jetës.” (“Vend në Han”, Liahona, maj 2021, f. 24–25)

Pamja
tre burra duke biseduar
Pamja
ikonë, veproni

Veproni

Kë ndieni përshtypjen ta ngrini moralisht, ta forconi ose inkurajoni? Çfarë shërbimi si të Krishtit mund të bëni për këtë person? Merreni parasysh të bëni një plan për të dhënë shërbesë.