Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 8: Pranimi i Jezu Krishtit si Mesia i Premtuar


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 8: Pranimi i Jezu Krishtit si Mesia i Premtuar”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 8”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Learn about Jesus [Të Mësuarit rreth Jezusit], nga Dan Burr

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 8

Pranimi i Jezu Krishtit si Mesia i Premtuar

Mendoni rreth një kohe kur përjetuat një lloj forme të një sfide fizike, mendore, emocionale ose shpirtërore. Ku u drejtuat për ndihmë? Profetët e lashtë dëshmuan se Mesia do të vinte për të na ngushëlluar, forcuar dhe shëruar. Teksa i studioni disa nga këto profeci të shenjta, merreni parasysh se si mund t’ju ndihmojë Jezu Krishti, Mesia.

Pjesa 1

Si mund të më sjellë shërim pranimi i Jezu Krishtit si Mesia?

Ashtu sikurse ne vëzhgojmë për Ardhjen e Dytë të Zotit, populli i besëlidhjes në Dhiatën e Vjetër e priste me padurim ardhjen e parë të Mesias, çliruesit. Sipas profetëve të Dhiatës së Vjetër, Mesia do të ishte pasardhës i mbretit David dhe do ta çlironte popullin e Tij. “Në Dh[i]atën e Re Jezusi quhet Krisht, që është ekuivalenti në greqisht i Mesias” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”).

Isaia shkroi disa profeci rreth Mesias dhe misionit të Tij (shih Isaia 9:6; 7:14–15; 11:1–9; 35:5; 51:4–8; 52:9–10). Shihni materialin filmik “Isaiah Prophesied of Christ” [“Isaia Profetizoi për Krishtin”] (04:51) dhe përsiatni se si gjejnë zbatim profecitë e Isaias te roli i Mesias në jetën tuaj.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Isaia 61:1–3 dhe merreni parasysh shenjimin e fjalëve ose frazave që përshkruajnë Mesian dhe misionin e Tij. (Shënim: Në lashtësi, hiri hidhej mbi kokë për të shprehur pikëllimin në kohë hidhërimi dhe vajtimi. Ishte zakon që të përgatiteshin për festime duke u vajosur me vaj dhe duke veshur veshje festive. Pemët shpesh përdoreshin si simbole për njerëzit.)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për vargjet tek Isaia 61:1–3: “Ato vargje do të renditeshin mes vargjeve më mallëngjyese dhe më kuptimplota të shkruara ndonjëherë, veçanërisht në dritën e kuptimit të tyre të vërtetë mesianik” (Christ and the New Covenant [1997], f. 89).

Pamja
The Prophet Isaiah Foretells Christ’s Birth [Profeti Isaia Parashikon Lindjen e Krishtit], nga Harry Anderson

Ndërkohë që profeci të tilla i mbushnin judenjtë me shpresë dhe pritshmëri për çlirim, deri në kohën e Dhiatës së Re shumë njerëz “kërkonin vetëm për një çlirimtar prej pushtetit romak dhe begati më të madhe kombëtare” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”). Kur Jezusi nuk i përmbushi këto pritshmëri, shumë e refuzuan pretendimin e Tij se ishte Mesia i premtuar prej kohësh.

Pamja
Jesus in the Synagogue at Nazareth [Jezusi në Sinagogën në Nazaret], nga Greg K. Olsen

Për shembull, në fillim të shërbesës së Tij, Jezusi u kthye në vendlindjen e Tij, në Nazaret, dhe mori pjesë në sinagogë në Shabat. Ai u ngrit në këmbë për të lexuar shkrimet e shenjta, hapi pergamenën dhe lexoi tek Isaia 61:1–2. Më pas shpalli se Ai ishte përmbushja e kësaj profecie mesianike (shih Lluka 4:16–21). Ata që ishin të pranishëm u tronditën, u zemëruan dhe u përpoqën ta vrisnin (shih te Lluka 4:22–30).

Mund ta shihni këtë ngjarje të përshkruar në materialin filmik “Jesus Declares He Is the Messiah” [“Jezusi Shpall se Ai Është Mesia”] (03:23).

Si njerëzit në Nazaret, secili prej nesh duhet të vendosë a do ta pranojë Jezusin si Mesian. Duke dëshmuar për natyrën personale të misionit mesianik të Zotit, Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Pamja
Plaku Gerit W. Gong

“Ai jeton – jo vetëm atëherë, por tani; jo vetëm për disa, por për të gjithë. Ai erdhi dhe vjen për të shëruar zemërthyerit, për të çliruar robërit, për t’u kthyer shikimin të verbërve dhe për të çliruar të shtypurit [shih Lluka 4:18]. Kështu është secili prej nesh. Premtimet e Tij shëlbuese gjejnë zbatim, pavarësisht nga e kaluara jonë, e tashmja jonë ose nga shqetësimet për të ardhmen tonë.” (“Hosana dhe Aleluja – Jezu Krishti i Gjallë: Zemra e Rivendosjes dhe e Pashkës”, Liahona, maj 2020, f. 53)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si ju ka ndihmuar Mesia kur jeni ndier zemërthyer ose kur keni përjetuar një shpirt të lënduar? Nëse nuk jeni të sigurt se si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, merreni parasysh përse mund të jetë e rëndësishme të kërkoni në jetën tuaj ndihmën dhe fuqinë e Tij shëruese.

Pjesa 2

Çfarë bëri Mesia që e mundëson Atë të më shërojë dhe të më ndihmojë?

Ka të ngjarë që ju dini nga përvoja vetjake të paktën diçka rreth vuajtjes e dhimbjes. Dhe ju mbase e keni parë atë në jetën e të tjerëve përreth jush. Përpiquni të imagjinoni se si mund të ketë qenë për Jezu Krishtin që t’i përjetonte të gjitha vuajtjet njerëzore, dhimbjen fizike, emocionale dhe shpirtërore, për të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës, përfshirë ju.

Kapitulli tek Isaia 53 është një nga zbulesat më domethënëse në shkrimet e shenjta rreth vuajtjes së Jezu Krishtit në emrin tonë. Në fakt, Plaku Holland tha se ajo është “deklarimi më sublim, më i gjatë dhe më lirik i jetës, vdekjes dhe flijimit shlyes të Zotit Jezu Krisht” (Christ and the New Covenant [1997], f. 89).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Isaia 53:3–6, 8, 11–12 dhe merreni parasysh ta shenjoni atë që përjetoi Mesia, në mënyrë që Ai të mund t’ju shërojë dhe shëlbojë. (Për ndihmë shtesë që të kuptoni kapitullin Isaia 53, mund të lexoni “The Gathering of Israel and the Coming of the Messiah: Isaiah 48–54”, nga Old Testament Student Manual [Manuali i Dhiatës së Vjetër për Studentin].)

Pamja
The Mocking of Christ [Përqeshja e Krishtit], nga Carl Heinrich Bloch

Kur profeti Alma i Riu po u predikonte nefitëve, ai përshkroi gjerësinë dhe thellësinë e vuajtjes së Mesias.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 7:11–12 dhe mendoni me kujdes rreth asaj që vuajti Jezusi dhe arsyes pse. (Shënim: Ndihmoj do të thotë “të shkosh në ndihmë; pra të japësh ndihmë ose lehtësim kur dikush është në vështirësi, nevojë ose mundim; ta mbështetësh dikë dhe ta çlirosh nga vuajtja” (Webster’s Dictionary [1828].)

Pamja
e re në moshë madhore me pamje të trishtuar

Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

Pamja
Presidentja Xhin B. Bingham

“Në 33 vitet e Tij në vdekshmëri, [Jezu Krishti] vuajti mospranim, përndjekje, uri trupore, etje dhe lodhje, vetmi, dhunë verbale e fizike dhe, përfundimisht, një vdekje mizore në duart e njerëzve mëkatarë. Në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryqin e Kalvarit, Ai ndjeu gjithë dhembjet, hidhërimet, tundimet, sëmundjet dhe dobësitë tona.

Pavarësisht nga ajo që kemi vuajtur, Ai është burimi i shërimit. Atyre që kanë përjetuar ndonjë lloj dhune, humbje shkatërrimtare, sëmundje kronike apo vuajtje gjymtuese, akuza të pavërteta, përndjekje të egër ose dëmtim shpirtëror nga mëkati apo keqkuptimet, të gjitha mund të shërohen nëpërmjet Shëlbuesit të botës. Gjithsesi, Ai nuk do të hyjë pa u ftuar. Ne duhet të vijmë tek Ai dhe ta lejojmë Atë t’i kryejë mrekullitë e Tij.” (“Që Gëzimi Juaj të Jetë i Plotë”, Liahona, 2017, f. 86)

Duke trajtuar faktin se si na ndihmon Zoti, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha:

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks

“Për shkak të Shlyerjes së Tij, Shpëtimtari ka fuqinë për të ndihmuar – për të dhënë ndihmesë – për çdo dhembje dhe hidhërim të vdekshëm. Nganjëherë fuqia e Tij shëron një lëngatë, por shkrimet e shenjta dhe përvojat tona na mësojnë se ndonjëherë Ai ndihmon ose na jep ndihmesë duke na dhënë forcën ose këmbënguljen për t’i duruar lëngatat tona.” (“Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2015, f. 62)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Mendoni për dikë që e njihni, që po ndeshet me një situatë sfiduese. Merreni parasysh të shkruani një mesazh që mund t’ia tregoni atij/asaj rreth aftësisë së Jezu Krishtit për të na forcuar dhe çliruar. Nëse ndieni nxitjen për ta bërë këtë, tregojani atë atij/asaj.