Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 19: Ndihma e Dhënë Zotit për Shëlbimin e të Vdekurve


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 19: Ndihma e Dhënë Zotit për Shëlbimin e të Vdekurve”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 19”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Families [Familjet], nga Caitlin Connolly

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 19

Ndihma e Dhënë Zotit për Shëlbimin e të Vdekurve

Çfarë dini rreth paraardhësve tuaj? Pavarësisht nëse dini shumë ose pak, është e rëndësishme të mbani mend se ata ishin njerëz realë. Çdo njeri është një bijë ose bir i dashur i Atit Qiellor. Mendoni se sa prej paraardhësve tuaj dhe njerëzve të tjerë gjatë gjithë historisë jetuan dhe vdiqën pa një njohuri për Jezu Krishtin ose nuk e patën mundësinë që të merrnin ordinancat e ungjillit. Teksa studioni, merreni parasysh se si shërbesa e Shpëtimtarit në botën e shpirtrave ndihmoi për t’i shtrirë bekimet e ungjillit te të gjithë njerëzit. Përsiatni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar Shpëtimtarin në shëlbimin e të vdekurve.

Pjesa 1

Çfarë na mëson për Jezu Krishtin shërbesa e Tij në botën e shpirtrave?

Plaku Spenser J. Kondi, ndërsa shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, tha:

Pamja
Plaku Spenser J. Kondi

“Faktet e vdekjes dhe Ringjalljes së Jezusit brohoriten nga njerëzit e besimeve të krishtera si parime themelore. Megjithatë, ajo që shpirti i pavdekshëm i Jezusit bëri pas vdekjes së Tij dhe përpara Ringjalljes së Tij është një mister për të gjithë përveç shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.” (“The Savior’s Visit to the Spirit World”, Ensign, korrik 2003, f. 32)

Bota e shpirtrave është një mister për shumë njerëz ngaqë Bibla e përmend atë pak. Gjatë shërbesës të Tij në vdekshmëri, Jezu Krishti profetizoi se “të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë” (Gjoni 5:25; shih edhe vargjet 24, 26–28). Kur ishte në kryq, Jezusi i tha hajdutit të penduar pranë Tij: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë [ose në botën e shpirtrave]” (Lluka 23:43). Pjetri më vonë dha mësim se pas vdekjes së Jezusit, Ai “shkoi t’u predikojë frymërave që ishin në burg” (1 Pjetër 3:19; 4:6).

Në vitin 1918, Presidenti Jozef F. Smith po i përsiaste këto fjalë nga Pjetri dhe po mendonte për Shlyerjen e Shpëtimtarit kur pati një vegim mbresëlënës për botën e shpirtrave (shih Doktrina e Besëlidhje 138:1–11).

Pamja
The Commissioned [Të Urdhëruarit], nga Harold I. Hopkinson

The Commissioned [Të Urdhëruarit], nga Harold I. Hopkinson

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 138:12–19, 23– 24 dhe përfytyroni si do të kishte qenë po të ishit atje me shpirtrat besnikë të përshkruar në këto vargje.

Gjatë këtij vegimi, Presidenti Jozef F. Smith vrau mendjen se si Shpëtimtari mund t’ua jepte mësim ungjillin të gjithë shpirtrave të të vdekurve përderisa Ai ishte atje vetëm për një kohë kaq të shkurtër (shih Doktrina e Besëlidhje 138:25–28).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 138:29–35 dhe kërkoni se si Shpëtimtari e përgatiti udhën për ungjillin e Tij që t’u predikohej të gjithë njerëzve në botën e shpirtrave.

Pamja
Christ Preaching in the Spirit World [Krishti duke Predikuar në Botën e Shpirtrave], nga Robert T. Barrett
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga vegimi i Presidentit Smith? Si do t’ia shpjegonit rëndësinë e kësaj ngjarjeje mbresëlënëse dikujt që nuk kishte dëgjuar për të?

Pjesa 2

Si mund ta ndihmoj Zotin në shëlbimin e të vdekurve?

Për shkak të dashurisë dhe mëshirës së Tyre të pafundme, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti përgatitën një mënyrë që të gjithë njerëzit të marrin ordinancat thelbësore për ekzaltim – pagëzimin, konfirmimin, shugurimin në Priftërinë Melkizedeke (për burrat), dhurimin në tempull dhe vulosjen e martesës. E parë nga një këndvështrim i përjetshëm, ne shohim pasues të Shpëtimtarit në të dyja anët e velit duke punuar së bashku me Të për shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor. Puna e shpëtimit për të vdekurit është një mundësi e shenjtë në të cilën mund të marrim pjesë tani dhe gjatë gjithë jetës sonë. Një mënyrë se si mund të ndihmojmë në këtë punë është nëpërmjet ordinancave me mëkëmbës, të cilat mund të kryhen vetëm në tempuj.

Pamja
pagëzim që kryhet në tempull

Nëpërmjet profetëve të Tij Zoti i fton të gjithë anëtarët e Kishës që të përgatitin historitë e tyre familjare dhe të përcaktojnë njerëzit që kanë nevojë për ordinancat shpëtuese. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Duke bërë për të tjerët atë që ata nuk mund ta bëjnë për veten e tyre, ne ndjekim shembullin e Shpëtimtarit i cili kreu Shlyerjen për të bekuar jetën e njerëzve të tjerë”. (“Personal Preparation for Temple Blessings”, Liahona, maj 2001, f. 34)

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për punën me mëkëmbës që kryhet në tempuj:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Përpjekjet tona në emër të të vdekurve japin dëshmi të qartë se Jezu Krishti është Shëlbuesi hyjnor i tërë njerëzimit. Hiri dhe premtimet e Tij arrijnë edhe tek ata që në jetë nuk e gjejnë Atë.” (“The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, Ensign, nëntor 2000, f. 11)

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përcaktoi një listë të bekimeve “mahnitëse dhe befasuese” që mund t’i marrim ndërsa përfshihemi në punën për historinë familjare dhe punën në tempull:

Pamja
Plaku Dejll G. Renland
  • “Kuptueshmëri më të madhe për Shpëtimtarin dhe flijimin e Tij shlyes;

  • Ndikim më të madh të Frymës së Shenjtë për të ndier forcë dhe drejtim për vetë jetën tonë;

  • Besim më të madh, në mënyrë që kthimi në besim te Shpëtimtari të bëhet i thellë dhe i qëndrueshëm;

  • Aftësi dhe shtysë më të madhe për të mësuar e për t’u penduar për shkak të një kuptueshmërie se cilët jemi, nga vijmë dhe një pamjeje më të qartë se ku po shkojmë;

  • Ndikime më të mëdha përmirësuese, shenjtëruese dhe pajtuese në zemrat tona;

  • Gëzim më të madh nëpërmjet një aftësie më të madhe për ta ndier dashurinë e Zotit;

  • Bekime më të mëdha familjare, pavarësisht nga gjendja jonë familjare e tanishme, e shkuar apo e ardhshme, apo … sa e papërsosur mund të jetë pema jonë familjare;

  • Dashuri dhe vlerësim më të madh për paraardhësit dhe të afërmit e gjallë, prandaj ne nuk ndihemi më të vetëm;

  • Fuqi më të madhe për të dalluar ato gjëra që kanë nevojë për shërim dhe si rrjedhojë, me ndihmën e Zotit, për t’u shërbyer të tjerëve;

  • Mbrojtje më të madhe nga tundimet dhe ndikimi në shtim e sipër i kundërshtarit; dhe

  • Ndihmë më të madhe për t’i shëruar zemrat e shqetësuara, të thyera apo të merakosura dhe për t’i shëruar të lënduarit.

Nëse jeni lutur për ndonjë prej këtyre bekimeve, merrni pjesë në historinë familjare dhe punën në tempull. Kur ta bëni këtë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje. Kur kryhen ordinanca në emër të të vdekurve, fëmijët e Perëndisë në tokë shërohen.” (“Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”, Liahona, maj 2018, f. 47)

Pamja
çifte duke mbajtur karta për të bërë punë në tempull
Pamja
ikonë, veproni

Veproni

Çfarë mund të bëni sot që të merrni pjesë me Zotin në punën në tempull dhe për historinë familjare? Merreni parasysh të flisni me një pjesëtar të familjes rreth paraardhësve tuaj, të punoni për indeksimin, të mësoni se si ta përdorni programin FamilySearch ose të shkoni në tempull e të kryeni një ordinancë për dikë që ka vdekur.