Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 14: Dallimi i Mrekullive të Shpëtimtarit


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 14: Dallimi i Mrekullive të Shpëtimtarit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 14”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Pamja
Jesus Raising the Daughter of Jairus [Jezusi duke Ngritur nga Vdekja Bijën e Jairit], nga Dan Burr

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 14

Dallimi i Mrekullive të Shpëtimtarit

Kur flasim rreth mrekullive të Jezu Krishtit, ne priremi të përqendrohemi te historitë frymëzuese që gjejmë në Dhiatën e Re. Ndërkohë që ka shumë gjëra që mund dhe duhet të mësojmë nga këto ndodhi të shkrimeve të shenjta, a i keni marrë parasysh mrekullitë që kryen Zoti në kohën tonë – dhe në jetën tuaj? Ndërsa studioni, përpiquni ta thelloni besimin tuaj në fuqinë dhe gatishmërinë e Zotit për të kryer mrekulli për ju dhe të tjerët.

Pjesa 1

Çfarë mund të mësoj rreth Shpëtimtarit nga mrekullitë e Tij?

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Jezu Krishti “eci rrugëve të Filistisë, duke shëruar të sëmurët, duke u kthyer dritën të verbërve dhe duke ngritur të vdekurit” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org). Këto mrekulli qenë “ngjarje [të] jashtëzakonshme [të] shkaktuar[a] nga fuqia e Perëndisë” dhe “janë pjesë e ungjillit të Jezu Krishtit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mrekulli”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ato ishin një provë për judenjtë se Jezusi ishte Mesia i premtuar (shih Mateu 11:4–5; Gjoni 20:30–31).

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti: “Shlyerja e [Jezu Krishtit], që kulmoi me Ringjalljen e Tij pas tri ditësh në një varr të marrë hua, qëndron si mrekullia më e madhe në historinë njerëzore” (“Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Liahona, maj 2021, f. 109).

Pamja
Krishti i ringjallur

Plaku Rasband gjithashtu shpjegoi se ndërkohë që mrekullitë e Jezusit dëshmojnë për natyrën e Tij hyjnore, ato gjithashtu “na kujt[ojnë] për fuqinë e Tij, dashurinë e Tij për ne, ndihmën e Tij nga qiejt te përvoja jonë në vdekshmëri dhe dëshirën e Tij për të na dhënë mësim rreth asaj që ka më shumë vlerë” (“Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, f. 111).

Merreni parasysh atë që mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga shërimi që Ai i bëri një burri me paralizë. Katër njerëz e kishin bartur këtë burrë drejt shtëpisë ku po jepte mësim Jezusi. Kur mësuan se shtëpia ishte e mbushur me kaq shumë njerëz sa nuk mund të hynin brenda, ata hoqën pjesë të çatisë së shtëpisë dhe e ulën të paralizuarin te Shpëtimtari (shih Marku 2:1–4).

Pamja
Jezusi shëron një burrë
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Marku 2:5–12 dhe merreni parasysh atë që mësoni nga kjo përvojë rreth Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij shëruese.

Vini re që mrekullia e Shpëtimtarit trajtoi si nevojat fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Në lidhje me aftësinë e Shpëtimtarit për të shëruar trupin si edhe shpirtin, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Presidenti Dallin H. Ouks

“Mrekullia më e madhe nuk është në gjëra të tilla si t’i rikthesh shikimin të verbrit, të shërosh një sëmundje apo madje të sjellësh në jetë të vdekurin. …

… Një mrekulli edhe më e madhe është një ndryshim i madh i zemrës nga një bir ose bijë e Perëndisë (shih Mosia 5:2). Një ndryshim i zemrës, duke përfshirë qëndrime, përparësi dhe dëshira të reja, është më i madhërishëm dhe më i rëndësishëm se çdo mrekulli që përfshin trupin.” (“Miracles”, Ensign, qershor 2001, f. 17)

Pamja
përfaqësim i një ndryshimi të zemrës
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Lexoni apo shihni njërën ose më shumë nga mrekullitë vijuese që kreu Shpëtimtari gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, ose përzgjidhni një nga vetja juaj për ta lexuar ose parë. Teksa studioni, përsiatni dhe mbajini shënim mendimet tuaja në përgjigje të pyetjeve vijuese:

  1. Çfarë mund të mësoni për Shpëtimtarin nga kjo mrekulli?

  2. Çfarë kuptimi mund të nxirrni nga kjo mrekulli për jetën tuaj?

Mrekullitë e Jezu Krishtit

Pjesa 2

Si do të ndikojnë besimi im dhe vullneti i Zotit te mrekullitë?

Herët në shërbesën e Shpëtimtarit në vdekshmëri, një burrë që vuante nga lebra, iu afrua Jezusit për t’u shëruar. Sikurse përdoret në Bibël, lebra mund t’i referohet një game të gjerë sëmundjesh të lëkurës që mund të sulmojnë lëkurën, nervat, sytë dhe kockat. Pa trajtim mjekësor, ajo mund të çojë në dëmtim të nervave, verbëri, gjymtim dhe vdekje të dhimbshme. Gjatë kohës së Shpëtimtarit, burri që iu afrua Atij, do të konsiderohej “i papastër” dhe do të jetonte veçan familjes dhe shoqërisë së tij (shih Levitiku 13:45–46).

Pamja
Be Thou Clean [Shërohu], nga Kyle Vincent
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Marku 1:40–42, duke kërkuar mënyrën se si ky burrë e demonstroi besimin te Zoti kur i kërkoi një mrekulli.

Plaku Horhe F. Zebalos, i Të Shtatëdhjetëve, vërejti:

Pamja
Plaku Horhe F. Zebalos

“Lebrosi nuk kërkoi asgjë, edhe pse dëshirat e tij mund të kenë qenë të drejta; ai thjesht qe i gatshëm të pranonte vullnetin e Zotit”. (“Nëse do të Jesh i Përgjegjshëm”, Liahona, maj 2015, f. 125)

Kur dëshirojmë vërtet ta pranojmë vullnetin e Zotit, na nevojitet gjithashtu që të kemi besimin për të mos u shëruar. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Drejtësia dhe besimi sigurisht janë mjete ndihmëse për të shëruar të sëmurët, të shurdhët dhe të çalët – nëse ky shërim i përmbush qëllimet e Perëndisë dhe është në pajtim me vullnetin e Tij. Pra, ndonëse kemi besim të fortë … jo të gjithë të sëmurët dhe të dobëtit do të shërohen. Nëse i gjithë kundërshtimi do të ndërpritej, nëse të gjitha sëmundjet do të zhdukeshin, atëherë do të pengoheshin qëllimet fillestare të planit të Atit.” (David A. Bednar, “Accepting the Lord’s Will and Timing”, Ensign, gusht 2016, f. 34)

Ndërsa reflektoni për mrekullitë që mund të dëshironi për jetën tuaj, merreni parasysh këshillën vijuese nga Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Ronald A. Rasband

“Mrekullitë mund të vijnë si përgjigje ndaj lutjes. Nuk janë gjithmonë ato që ne kërkojmë ose ato që presim, por, kur i mirëbesojmë Zotit, Ai do të jetë atje dhe Ai do të jetë i drejtë. Ai do ta përshtatë mrekullinë me çastin kur na nevojitet. …

… Ka raste kur shpresojmë që një mrekulli ta shërojë një njeri të dashur, të zhbëjë një veprim të padrejtë ose ta zbutë zemrën e një shpirti të hidhëruar ose zhgënjyer. Duke i parë gjërat me sytë njerëzorë, ne duam që Zoti të ndërhyjë, ta ndreqë atë që është prishur. Nëpërmjet besimit, mrekullitë do të vijnë, ndonëse jo medoemos kur e presim ne ose me përfundimin që ne dëshirojmë. A do të thotë kjo që nuk jemi dhe aq besnikë ose që nuk e meritojmë ndërhyrjen e Tij? Jo. Ne jemi të shtrenjtë për Zotin.” (“Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Liahona, maj 2021, f. 111)

Pamja
një grua lutet me të tjerë
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund ta zhvilloj besimin për t’i mirëbesuar vullnetit dhe kohës së Zotit kur jam duke kërkuar një mrekulli?

Pjesa 3

Si mund t’i dalloj më mirë mrekullitë e Zotit në jetën time?

Presidenti Ouks vërejti: “Shumë mrekulli ndodhin çdo ditë në punën e Kishës sonë dhe në jetën e anëtarëve tanë” (“Miracles”, Ensign, qershor 2001, f. 17). Nganjëherë ne mund të shohim mrekulli në jetën e të tjerëve, por mund të mos i shohim ato në jetën tonë.

Në mënyrë të ngjashme, Plaku Rasband dha mësim:

Pamja
Plaku Ronald A. Rasband

“Shumë prej jush kanë dëshmuar mrekulli, më shumë nga sa mund ta përfytyroni. Ato mund të duken të vogla krahasuar me ngritjen e të vdekurve nga Jezusi. Por nuk është madhështia ajo që e dallon një mrekulli, por vetëm fakti që vjen nga Perëndia.” (“Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish”, Liahona, maj 2021, f. 109–110)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Gjeni disa minuta për të mbajtur shënim mrekullitë që keni dëshmuar ose po përjetoni tani. Merreni parasysh ta filloni me lutje dhe t’i kërkoni Zotit sy për t’i parë këto mrekulli që kanë ndodhur.