Seminari
Mësimi 98: Doktrina e Besëlidhje 93:21–53


Mësimi 98

Doktrina e Besëlidhje 93:21–53

Hyrje

Ky është mësimi i dytë i dy mësimeve nga Doktrina e Besëlidhje 93. Profeti Jozef Smith e mori këtë zbulesë më 6 maj 1833. Në pjesën e mëpasshme të zbulesës, Zoti zbuloi të vërteta të rëndësishme rreth ekzistencës sonë para lindjes. Në kohën kur u mor kjo zbulesë, shumë njerëz besonin se ekzistenca jonë filloi [me fillimin] e shtatzënësisë ose me lindjen. Ky mendim është shumë i përhapur edhe sot. Zoti i dha mësim Jozef Smithit se “njeriu ishte gjithashtu në fillim me Perëndinë” (DeB 93:29) dhe se shpirtrat tanë janë të përjetshëm. Ai gjithashtu na mësoi se si ne mund të marrim të vërtetë e dritë dhe i udhëzoi Profetin dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës që t’i vënë shtëpitë e tyre në rregull, me qëllim që familjet e tyre të mund të forcoheshin e të mbroheshin.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 93:21–39

Zoti i udhëzon shërbëtorët e Tij se si të marrin të vërtetë e dritë

Kërkojuni të ngrihen në këmbë studentëve që janë fëmija i parëlindur në familjen e tyre.

  • Çfarë mendoni se janë disa nga përgjegjësitë e të qenit fëmija i parëlindur?

Kërkojuni studentëve të ulen. Më pas ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:21–23. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që zbuloi Jezu Krishti rreth Vetvetes.

  • Sipas vargut 21, nga çfarë [veçorie] dallohet Jezu Krishti mes gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Jezu Krishti është i parëlinduri i të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor.)

Shpjegoni se ngaqë Jezu Krishti është i Parëlinduri i Atit, Ai është “bër[ë] trashëgimtar” i gjithçkaje që ka Ati (Hebrenjve 1:2). Megjithatë, Ai dëshiron që të gjithë fëmijët e Atit Qiellor të marrin pjesë në këtë trashëgimi. Ne kemi mundësinë për të qenë “bashkëtrashëgimtarë të Krishtit” (Romakëve 8:17) dhe për t’u numëruar mes “kishës së të Parëlindurit” (DeB 93:22; shih edhe DeB 76:51–54). Në këtë mënyrë edhe ne mund ta marrim gjithçka që ka Ati (shih DeB 76:55; 84:37–38).

  • Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 93:22, çfarë duhet të bëjmë për të qenë pjesëmarrës të lavdisë së të Parëlindurit?

  • Çfarë do të thotë të jesh i lindur nëpërmjet Jezu Krishtit? (Që të rilindesh shpirtërisht dhe të pastrohesh nga gjithë mëkati nëpërmjet fuqisë së Shlyerjes.)

  • Vini re te vargu 21 që Jezu Krishti tha se Ai ishte “në fillim me Atin”. Sipas vargut 23, kush tjetër ishte në fillim me Atin? (Fjala ju në këtë varg iu referohet të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta zëvendësojnë fjalën ju te vargu 23, me vetë emrin e tyre dhe ta shkruajnë atë në anën e shkrimeve të tyre të shenjta.)

Shpjegoni se, ndërkohë që jetuam me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në jetën para lindjes, neve na u dha mësim nga Ati e Biri dhe patëm mundësinë që ta pranonim ose mohonim të vërtetën. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:24–26. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti na e mësoi rreth së vërtetës në këto vargje.

  • Çfarë mësoni nga përkufizimi i Zotit për të vërtetën te vargu 24?

  • Kush përshkruhet te vargu 25? (Satani.)

  • Si kërkon Satani të ndikojë në diturinë tonë për të vërtetën? (Fraza “çfarëdo që është më shumë ose më pak se kjo” tregon se Satani kërkon ta shtrembërojë dhe pakësojë diturinë tonë për të vërtetën.)

  • Çfarë mësojmë nga vargu 26 rreth Jezu Krishtit?

Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 93:36–37 dhe të përcaktojnë të vërteta shtesë që Zoti i zbuloi rreth dritës e të vërtetës.

  • Çfarë zbuloi Zoti rreth dritës e të vërtetës në këto vargje? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se drita dhe e vërteta, gjithashtu të quajtura inteligjencë, janë tipare të Jezu Krishtit dhe të Atit Qiellor.)

  • Si përfitojmë ne nëpërmjet marrjes së dritës e të vërtetës? (Studentët mund të japin një larmi përgjigjesh. Teksa përgjigjen, ndihmojini ata të përcaktojnë parimin vijues: Nëpërmjet marrjes së dritës e të vërtetës, ne mund të bëhemi si Jezu Krishti dhe Ati Qiellor.)

Pamja
drita dhe e vërteta

Kopjojeni skicën shoqëruese në tabelë, por mos i përfshini thëniet në dy kutitë. Studentët do t’i zbulojnë këto parime ndërkohë që zhvillohet mësimi. Ju mund të doni t’i ftoni studentët ta kopjojnë skicën në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:26–28. Ftojeni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë atë që duhet të bëjmë për të marrë të vërtetë dhe dritë.

  • Çfarë duhet të bëjmë ne për të marrë të vërtetë dhe dritë? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Ne marrim të vërtetë dhe dritë kur i zbatojmë urdhërimet. Shkruajeni këtë parim në kutinë në anën e djathtë të skicës në tabelë.)

  • Si na ndihmon bindja ndaj urdhërimeve që të marrim të vërtetë dhe dritë?

  • Kur e keni ndier se ju morët të vërtetë dhe dritë nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve?

Shpjegoni se kur jetuam me Perëndinë përpara se të lindnim, ne patëm lirinë e zgjedhjes – aftësinë për të zgjedhur dhe për të vepruar për veten tonë. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:29–32. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si përdorimi nga ne i lirisë së zgjedhjes ndikon në aftësinë tonë për të marrë dritë e të vërtetë. Më pas vërini studentët të raportojnë atë që gjetën.

  • Sipas vargjeve 31–32, cila është pasoja nëse zgjedhim të mos e pranojmë dritën? (Ne e vendosim veten tonë nën dënim. Kjo do të thotë që ne e pengojmë përparimin tonë shpirtëror duke mos e pranuar ta marrim dritën që është në dispozicionin tonë.)

Ftojini studentët t’i përsiatin pyetjet vijuese:

  • A mund ta humbasim dritën e të vërtetën që e kemi marrë tashmë? (Për t’i ndihmuar studentët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ftojini ata ta shqyrtojnë Doktrinën e Besëlidhjet 93:39. Ju gjithashtu mund të doni t’i ftoni ata të shqyrtojnë Almën 12:10–11.)

  • Çfarë bën që ne të humbasim dritë e të vërtetë? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Mosbindja dhe traditat e rreme na bëjnë të humbasim dritë e të vërtetë. Shkruajeni këtë parim në kutinë në anën e majtë të skicës në tabelë.)

  • Cilët janë disa shembuj të traditave ose veprimtarive të kryera në mënyrë të zakonshme nga shumë njerëz, që mund të na shkaktojnë ta humbasim dritën e të vërtetën prej Atit tonë Qiellor?

Veprimtaria vijuese mund të ndihmojë për ta ilustruar se si zgjedhjet tona vetjake për t’iu bindur ose për të mos iu bindur urdhërimeve të Perëndisë ndikojnë në aftësinë tonë për të marrë dritë e të vërtetë ose për t’i humbur ato. Shkruajeni në tabelë informacionin vijues ose kopjojeni atë në një fletushkë për secilin student. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë paragrafin e parë. Kërkojini klasës të shpjegojë se në ç’mënyrë dhe përse zgjedhjet e Marias do të ndikojnë në aftësinë e saj për të marrë dritë e të vërtetë. Pasi studentët të raportojnë atë që gjejnë, përsëriteni këtë proces me paragrafët 2–4.

  1. Maria lutet çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Ajo ndien gëzim kur jep shërbim, kur i mban besëlidhjet e saj dhe kur i shqyrton shkrimet e shenjta çdo ditë. Ajo rregullisht ndihmon për ta mbledhur familjen e saj së bashku për studimin familjar të shkrimeve të shenjta dhe për lutjen familjare. Ajo e pret plot dëshirë marrjen e sakramentit çdo javë në kishë.

  2. Maria lutet dhe i studion shkrimet e shenjta shpesh, por jo çdo ditë. Ajo e frekuenton kishën shumicën e kohës dhe zakonisht i dëgjon ata që flasin e japin mësim. Ajo shkon në aktivitetet e Të Rejave, në qoftë se e di se shoqet e saj do të jenë atje.

  3. Maria lutet nëse ajo nuk është e lodhur ose nuk është duke nxituar. Ajo ndihmon në punët e shtëpisë me hezitim dhe i lexon shkrimet e shenjta me familjen vetëm nëse është e volitshme. Ajo zakonisht mungon në kishë dhe në aktivitetet e Të Rejave. Ajo me raste e shkel Fjalën e Urtësisë.

  4. Maria kurrë nuk lutet, nuk i lexon shkrimet e shenjta ose nuk merr pjesë në mbledhjet e Kishës. Peshkopi ka kërkuar të takohet me të, por ajo nuk do të flasë me të. Ajo shpesh e shkel Fjalën e Urtësisë. Ajo grindet vazhdimisht me pjesëtarët e familjes. Ajo ndihet e larguar nga Ati Qiellor.

  • Bazuar te këta shembuj, si do ta përmblidhnit rëndësinë e vendimeve tona të përditshme dhe ndikimin e tyre mbi dritën e të vërtetën që marrim?

Doktrina e Besëlidhje 93:40–53

Zoti i këshillon shërbëtorët e Tij që t’i vendosin në rregull shtëpitë e tyre

Ftojini studentët të diskutojnë për pyetjen vijuese me një partner:

  • Në ç’mënyrë mund t’ju ndihmojnë ndërveprimet tuaja me prindërit tuaj ose pjesëtarë të tjerë të familjes suaj që të rriteni në dritë e të vërtetë?

Pasi studentët të kenë diskutuar për pyetjen, ftojini disa prej tyre t’ua tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:40. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përgjegjësinë që Perëndia ua ka dhënë prindërve.

  • Çfarë përgjegjësie u ka dhënë Perëndia prindërve?

  • Si i rritin prindërit fëmijët e tyre “në dritë e të vërtetë”?

Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 93:41–48 duke shpjeguar se Zoti i udhëzoi Frederik G. Uilliamsin, Sidni Rigdonin dhe Jozef Smith të Riun që të vepronin më mirë për t’i mësuar fëmijët e tyre në dritë e të vërtetë dhe për t’i vendosur familjet e tyre në rregull. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:49–50. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një paralajmërim që gjen zbatim për familjet tona.

  • Çfarë paralajmërimi dha Zoti në këto vargje? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë parimin vijues: Ne duhet të lutemi gjithmonë dhe të jemi të zellshëm e të përfshirë në shtëpi, ose i ligu do të ketë fuqi mbi ne.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë shprehja të jemi “të zellshëm e … të përfshirë në shtëpi”?

Vini në dukje se, edhe pse ky paralajmërim iu dha etërve, ai gjithashtu gjen zbatim për familjet e tyre. Ftojini studentët të sugjerojnë mënyra se si të rinjtë mund të jenë të zellshëm e të përfshirë në shtëpi. Ftojeni një student t’i shkruajë përgjigjet nga klasa në tabelë.

Mbylleni këtë mësim duke dëshmuar për doktrinat dhe parimet që studentët i mësuan në këtë mësim. Shkruajini në tabelë pyetjet vijuese dhe ftojini studentët që t’i përgjigjen njërës prej tyre në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:

  1. Përcaktoni një urdhërim të cilit mund t’i bindeni më me besnikëri, me qëllim që ju të rriteni në dritë e të vërtetë. Çfarë do të bëni që të jeni më besnikë në zbatimin e atij urdhërimi?

  2. Si mund të jeni më të zellshëm e më të përfshirë në shtëpi? Shkruani një synim duke thënë një mënyrë si do të kërkoni të përmirësoheni gjatë javës pasuese.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 93:40–50. Rritja e fëmijëve në dritë e të vërtetë

Presidenca e Parë dha këshillën vijuese:

“Ne u kërkojmë prindërve të përkushtojnë përpjekjet e tyre më të mira për t’i mësuar dhe rritur fëmijët e tyre në parimet e ungjillit, të cilat do t’i mbajnë ata pranë Kishës. Shtëpia është baza e një jete të drejtë dhe asnjë instrument tjetër nuk mund të zërë vendin e saj ose të përmbushë funksionet thelbësore të saj në çuarjen përpara të kësaj përgjegjësie të dhënë nga Perëndia.

Ne i këshillojmë prindërit dhe fëmijët t’i japin përparësinë më të lartë lutjes familjare, mbrëmjes familjare, studimit e udhëzimit të ungjillit dhe aktiviteteve të dobishme familjare. Sado të denja dhe të përshtatshme qofshin kërkesat ose aktivitetet e tjera, ato nuk duhet të lejohen të zëvendësojnë detyrat e caktuara hyjnisht që vetëm prindërit dhe familjet mund t’i kryejnë ashtu si duhet” (Letër e Presidencës së Parë, 11 shkurt 1999, e cituar te Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 1.4.1).