Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti.


“Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)

“Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve

Jepeni Mësim Doktrinën

Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti.

Zotësia: Bëni pyetje që i ndihmojnë studentët t’i përcaktojnë dhe thonë parimet e kthimit në besim.

Përkufizoni

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tha: “Një parim që kthen në besim, është ai që të çon në bindje ndaj vullnetit të Perëndisë” (“Converting Principles” [bisedë në një mbrëmje me Plakun L. Tom Peri, 2 shkurt 1996], f. 1). Një mënyrë për t’i ndihmuar studentët që t’i përcaktojnë dhe thonë parimet e kthimit në besim, është t’u bëni atyre një pyetje kërkimore e cila i nxit të kërkojnë fraza që na ndihmojnë ta rritim besimin dhe bindjen tonë ndaj vullnetit të Perëndisë. Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar ata që t’i përcaktojnë dhe thonë parimet e kthimit në besim, është të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë pasi një student ka treguar një histori, përvojë ose ka dhënë një shpjegim. Pyetjet për ndjekjen e ecurisë i ftojnë studentët që t’i thonë sërish komentet e tyre në një mënyrë të thjeshtë e cila ndërton besim te Krishti dhe gatishmëri për t’iu bindur vullnetit të Perëndisë.

Modeli

Pyetjet kërkimore:

  1. Ndërsa kërkoni te Doktrina e Besëlidhje 121:41–46, çfarë frazash shihni që mund t’ju frymëzojnë të bindeni dhe të keni besim te vullneti i Perëndisë?

  2. Teksa lexoni vargjet te Jozueut 1:5–9, çfarë shihni që ju ndihmon të dëshironi të bëni vullnetin e Perëndisë?

  3. Cilat të vërteta i gjeni te Mateu 7:7–12 që do të ndihmojnë për ta ndërtuar besimin tuaj tek Jezu Krishti dhe për ta ndjekur Atë?

Po këto pyetje mund të ndryshohen pak që të formojnë pyetje për ndjekjen e ecurisë për t’i ndihmuar studentët të thonë një parim të kthimit në besim.

Përvoja e studentit: Maria tregon një përvojë në të cilën bërja e një pyetjeje gjatë lutjes çoi në një përgjigje që ajo nuk e dëshironte.

Pyetja e mësuesit: “Me një frazë, çfarë mësuat nga ajo përvojë që mund t’i ndihmonte të tjerët të kenë besim te Jezu Krishti dhe ta ndjekin drejtimin e Tij?”

Shpjegimi i studentit: Iliri sapo dha një shpjegim të mrekullueshëm por të gjatë të asaj që mësoi gjatë studimit të tij të shkrimeve të shenjta një natë më parë.

Pyetja e mësuesit: “Në një thënie të shkurtër, çfarë mësuat që do t’ju ndihmonte të afroheshit më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?”

Historia e studentit: Keti tregon një histori rreth mënyrës se si iu bind ligjit të së dhjetës edhe kur ishte e vështirë.

Pyetja e mësuesit: “Me një fjali, çfarë gjëje nga ajo përvojë do t’ju ndihmojë të vazhdoni të keni besim te Krishti kur mund të jetë e vështirë për ta ndjekur Atë?”

Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.

2:10

Ushtrohuni

Shkruani pyetje kërkimore për fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta:

Shkruani një pyetje për ndjekjen e ecurisë për secilin skenar, për t’i ndihmuar studentët të thonë një parim të kthimit në besim:

  • Elena tregoi një përvojë të bukur vetjake me ndjekjen e një nxitjeje nga Shpirti.

  • Besarti dha një shpjegim të bukur për atë që mësoi nga historia e Davidit dhe Goliathit.

  • Ermira tregoi një histori vetjake të kthimit te Jezu Krishti kur ndërroi jetë një pjesëtar i familjes.

Diskutoni ose Përsiatni

  • Çfarë po mësoni rreth ndihmës ndaj studentëve që të përqendrohen te parimet e kthimit në besim?

  • Si mund t’i ndihmojë ky ushtrim studentët që ta japin mësim doktrinën siç gjendet në fjalën e Perëndisë?

Integroni

Në këtë trajnim ju keni ushtruar dy zotësi që e ndihmojnë nxënësin t’i përcaktojë dhe thotë qartësisht parimet e kthimit në besim: pyetjet kërkimore dhe pyetjet për ndjekjen e ecurisë. Ndërsa mendoni për studentët tuaj, zgjidhni një zotësi për ta integruar që do të jetë më e dobishmja për ta. Këtë javë, teksa përgatitni çdo fragment të shkrimeve të shenjta, vazhdimisht pyeteni veten: “Si mund ta ndihmoj nxënësin që të përcaktojë dhe thotë një parim të kthimit në besim?” Ju mund ta shkruani atë pyetje si kujtues që ta mbani me vete teksa përgatiteni.

Pasi të shkruani një pyetje që e ndihmon nxënësin të përcaktojë ose thotë një parim të kthimit në besim, përpiquni të përfytyroni se si studentët do t’i përgjigjeshin asaj pyetjeje. Nëse i përfytyroni duke thënë një parim të kthimit në besim, mbajeni mend atë pyetje. Nëse i përfytyroni studentët duke hasur vështirësi për ta thënë një parim të kthimit në besim, ndryshojeni pyetjen me qëllim që ajo të ndihmojë për të arritur rezultatin e synuar.

Doni më Shumë?

  • Dejvid A. Bednar, “Parimet e Ungjillit Tim”, konferenca e përgjithshme, prill 2021

  • Henry B. Eyring, “The Power of Teaching Doctrine”, konferenca e përgjithshme, prill 1999