Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta.


“Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)

“Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve

Duajini Njerëzit të Cilëve u Jepni Mësim

Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta.

Zotësia: Vëzhgoni dhe pyetni rreth interesave të studentëve.

Përkufizoni

Mësuesit mund të mësojnë për rrethanat e studentëve të tyre dhe të përcaktojnë disa prej nevojave të tyre të të mësuarit duke vëzhguar dhe duke pyetur rreth interesave të tyre. Shpesh është më e lehtë që t’i keni këto bashkëbisedime përpara dhe pas orës mësimore, por ato mund të ndodhin edhe gjatë orës mësimore. Ka një larmi mënyrash se si mësuesit ta bëjnë këtë gjë. Një mësues mund të vërë re një libër, një projekt, një afishe të vogël, një pjesë të një pajisjeje sportive ose diçka tjetër që një student e sjell në klasë. Ose një mësues mund të mbajë mend një ngjarje ku morën pjesë studentët dhe t’i pyesë për të. Pyetjet që bëjmë, do të na ndihmojnë që të arrijmë t’i njohim studentët dhe interesat e tyre dhe përfshijnë fraza si:

  • “Më tregoni më shumë rreth …”

  • “Çfarë ju pëlqen rreth …”

  • “Jam kureshtar të di …”

Kur mësuesit janë të çiltër dhe të sinqertë në pyetjet e tyre, ata mund të mësojnë më shumë rreth rrethanave dhe nevojave të të mësuarit të studentëve të tyre dhe studentët do të ndiejnë se mësuesi i tyre vërtet tregon interesim. Kur studentët ndiejnë se mësuesi i tyre tregon interesim me çiltërsi për ta, ata ka më shumë të ngjarë të vijnë në orën mësimore të gatshëm për të mësuar dhe për t’ua treguar idetë dhe përvojat e tyre mësuesit dhe të tjerëve në klasë.

Modeli

  1. Motra Martini mban mend se Roza kishte një ndeshje të rëndësishme futbolli për të cilën Roza ishte shumë nervoze. Kur e sheh Rozën, Motra Martini ndalet dhe e pyet se si mendon se shkoi ndeshja.

  2. Artani i ka çelësat e tij mbi tavolinë. Kur kaloni pranë, ju vini re një flamur nga një shtet i ndryshëm në mbajtëse e tij të çelësave. Jeni kureshtar dhe thoni: “Artan, më trego për flamurin që e ke në mbajtësen tënde të çelësave”. Artani tregon se motra e tij shkoi në Brazil për misionin e saj dhe ai shkoi me familjen e vet që ta merrnin në fund të misionit të saj. Ju e vazhdoni bashkëbisedimin duke pyetur: “Çfarë të pëlqeu kur shkove për ta parë motrën tënde në misionin e saj?”

Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.

1:39

Ushtrohuni

Ushtrimi nr. 1: Në secilën nga figurat vijuese çfarë shihni që mund t’ju ndihmojë të mësoni për rrethanat ose nevojat e të mësuarit të këtyre studentëve?

të reja duke luajtur basketboll
të reja duke i rënë ukeleles
të rinj e të reja të ulur në një gjysmë rrethi

Ushtrimi nr. 2: Çfarë pyetjesh mund të bëni që të mësoni më shumë për gjërat që u interesojnë studentëve tuaj?

Diskutoni ose Përsiatni

  • Çfarë keni mësuar teksa keni ushtruar vëzhgimin dhe bërjen e pyetjeve për gjërat që u interesojnë studentëve?

  • Si e tregojnë se i doni studentët tuaj vëzhgimi dhe pyetjet për gjërat që u interesojnë studentëve tuaj?

Integroni

Në orën mësimore këtë javë kërkoni mundësi për t’i pyetur studentët rreth gjërave që iu interesojnë, ngjarjeve ose rrethanave të tyre. Me çiltërsi tregoni se ju intereson çfarë mësoni prej tyre. Kërkoni mënyra se si kjo gjë, si rezultat, ndikon te përvoja e të mësuarit të atij studenti. Përdorni pesë minuta pas orës mësimore që të mbani shënim atë që mësuat rreth studentëve tuaj, dhe mënyrën se si ajo mund t’ju ndihmojë të krijoni përvoja të të mësuarit që çojnë drejt kthimit në besim, gjetjes së lidhjes dhe përkatësisë.

Doni më Shumë?