“Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Jepni Mësim me Anë të Shpirtit
Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë.
Zotësia: Krijoni vetëvlerësime të studentëve rreth një doktrine, të vërtete ose parimi.
Përkufizoni
Mësimdhënia me anë të Shpirtit përfshin ndihmën ndaj studentëve që të marrin në shqyrtim vetë këndvështrimin, ndjenjat dhe përvojat e tyre që lidhen me të vërteta të caktuara. Kjo analizë dhe ky vlerësim i vetvetes mund të ftojnë Frymën e Shenjtë që ta ndihmojë çdo student për t’i parë gjërat “siç janë në të vërtetë dhe … siç do të jenë në të vërtetë” (Jakobi [LiM] 4:13). Vetëvlerësimet e efektshme i ndihmojnë studentët të marrin parasysh: 1) vetë kuptueshmërinë e tyre të tanishme për një të vërtetë të caktuar, 2) arsyen përse këto të vërteta kanë lidhje me vetë jetën dhe gjendjen e tyre dhe 3) si t’i jetojnë më mirë këto të vërteta. Ju mund ta ftoni këtë vetëvlerësim në çdo kohë gjatë orës mësimore nëpërmjet mjeteve të larmishme, përfshirë veprimtaritë e të shkruarit, pyetjet për diskutim dhe ftesat për t’i vënë në zbatim doktrinën dhe parimet.
Modeli
Këtu janë disa shembuj të mënyrës se si mund të krijoni vetëvlerësime të studentëve:
-
Në fillim të orës mësimore, mund t’i ftoni studentët që shkurtimisht të shënojnë në një ditar kuptueshmërinë e tyre të tanishme për ligjin e së dhjetës.
-
Në fund të orës mësimore, mund t’i ftoni studentët që të reflektojnë: “Si ka ndryshuar që nga fillimi i orës mësimore kuptueshmëria juaj për ligjin e së dhjetës?”
-
Pasi të përcaktoni së bashku parimet e ndryshme nga blloku i shkrimeve të shenjta, ju mund t’i pyesni studentët: “Si do t’i renditni këto parime në jetën tuaj sipas radhës së rëndësisë?”
-
Gjatë një diskutimi në orën mësimore, mund t’u kërkoni studentëve që të mendojnë rreth mënyrës se si Shlyerja e Jezu Krishtit ka ndikuar në jetën e tyre deri në këtë pikë.
-
Ju mund t’i ftoni studentët të mendojnë për mënyrën se si mund ta zbatojnë atë që kanë mësuar: “Merrni parasysh se si po arrini aktualisht që të shihni ‘tek [Krishti] në çdo mendim’ (Doktrina e Besëlidhje 6:36). Shkruani atë që e ndieni se është hapi i ardhshëm që ju ta përmirësoni marrëdhënien tuaj me Të në këtë drejtim.”
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Përdorni një ose më shumë nga ushtrimet vijuese për ta përmirësuar aftësinë tuaj që të krijoni vetëvlerësime për studentët tuaj:
-
Hidhini një sy planit të një mësimi të ardhshëm. Përzgjidhni një doktrinë tek e cila po planifikoni të përqendroheni. Ushtroni të shkruarit e dy ose tre vetëvlerësimeve të thjeshta që studentët mund t’i përdorin për të marrë parasysh kuptueshmërinë e tyre aktuale për këtë doktrinë ose mënyrën se si kuptueshmëria e tyre ka ndryshuar për shkak të asaj që mësuan.
-
Përzgjidhni një çast në një mësim të ardhshëm kur planifikohet një diskutim në orën mësimore. Ushtroni të shkruarit e dy ose tri pyetjeve që i ndihmojnë studentët të vlerësojnë vetë këndvështrimin dhe përvojën e tyre lidhur me një parim që do të përcaktohet.
-
Gjeni një vend në planin e një mësimi të ardhshëm ku do të përqendroheni te vënia në zbatim. Në vend që thjesht të ftoni studentë për ta vënë në zbatim një doktrinë ose parim të caktuar, ushtroni të shkruarit e dy ose tri ftesave që i ndihmojnë ta vlerësojnë si po e zbatojnë aktualisht dhe mënyrën se si të vazhdojnë të përmirësohen.
Diskutoni ose Përsiatni
Përsiatni atë që keni mësuar nga kjo përvojë. Ndoshta mund t’i shënoni disa prej këtyre mendimeve në një ditar studimi. Merrini parasysh pyetjet që vijojnë:
-
Çfarë kam bërë më parë për t’i ndihmuar studentët të bëjnë vetëvlerësim?
-
Çfarë kam mësuar nga kjo përvojë që mund ta përmirësojë aftësinë time për t’i ndihmuar studentët të bëjnë vetëvlerësim?
-
Çfarë do të bëj që të vazhdoj të përmirësohem?
Integroni
Për çdo plan mësimor këtë javë, përdorni një vetëvlerësim të ndryshëm për t’i ndihmuar studentët të mësojnë nga Fryma e Shenjtë. Shpenzoni kohë për të përcaktuar atë që mësoni nga kjo përvojë, dhe ushtrohuni përsëri gjatë përgatitjes suaj dhe në orët tuaja mësimore. Vazhdoni të ushtroheni, të mësoni dhe përpunoni përpjekjet tuaja për të ndihmuar që të përmirësohen përvojat e studentëve tuaj dhe për të nxitur rritjen dhe përparimin e tyre të vazhdueshëm.
Doni më Shumë?
-
Xhefri R. Holland, “Engjëj dhe Habi” (transmetim i trajnimit vjetor për SeI‑në, 12 qershor 2019), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org
-
“Ftoni të Mësuarin me Zell”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (2016), f. 29–30
-
“Invite Diligent Learning” (03:35) (material filmik), ChurchofJesusChrist.org