Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre.


“Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)

“Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve

Përqendrohuni te Jezu Krishti

Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre.

Zotësia: Bëni pyetje që përqendrohen te lidhja e dashurisë, fuqisë dhe mëshirës së Zotit me të vërtetat që jepen mësim.

Përkufizoni

Ka një fuqi që vjen kur ne i lidhim me Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin, përpjekjet tona për t’i jetuar parimet e ungjillit. Shpenzoni kohë gjatë përgatitjes suaj për të përsiatur atë që parimet e ungjillit në bllokun e shkrimeve të shenjta ju ndihmojnë të dini e të kuptoni rreth Jezu Krishtit. Më pas me kujdes krijoni pyetje që i ftojnë studentët të marrin parasysh se çfarë mund të mësojnë rreth dashurisë, fuqisë dhe mëshirës së Tij nga të vërtetat që po jepen mësim. Përveç ndihmës ndaj studentëve që ta kuptojnë doktrinën, këto lloj pyetjesh gjithashtu mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë se si të jetuarit e asaj doktrine do t’i ndihmojë të përjetojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Tij, si edhe të bëhen më shumë si Ai. Këto lloj pyetjesh gjithashtu mund t’i ndihmojnë studentët që të marrin parasysh se si Jezu Krishti do t’i ndihmojë ta jetojnë atë doktrinë.

Modeli

Në vend që të pyetni …

  • Përse është e rëndësishme ta jetojmë ligjin e së dhjetës?

  • Përse duhet të pendohemi çdo ditë?

Përpiquni të pyetni …

  • Çfarë ju ka mësuar për Atin tuaj Qiellor dhe Jezu Krishtin të jetuarit e ligjit të së dhjetës?

  • Çfarë keni mësuar për mëshirën e Shpëtimtarit nëpërmjet pendimit të përditshëm?

Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.

1:23

Ushtrohuni

Ushtrohuni duke i ndryshuar pyetjet vijuese në mënyra që i ndihmojnë studentët t’i lidhin dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit me të vërtetat që jepen mësim.

Në vend që të pyetni …

  • Përse është e rëndësishme t’i studiojmë shkrimet e shenjta çdo ditë?

  • Çfarë fuqie vjen nga frekuentimi i tempullit?

Përpiquni të pyetni …

Diskutoni ose Përsiatni

  • Si keni mësuar të shihni që parimet doktrinore bëhen më domethënëse teksa i lidhni me dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit?

  • Si mund t’i ndihmojë kjo studentët tanë që të kuptojnë dhe të mbështeten më mirë te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit?

Integroni

Hidhini një sy planit tuaj për mësimin e ardhshëm. Shpenzoni 10 minuta duke i rishikuar pyetjet që t’i ndihmoni studentët të lidhin dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit me të vërtetat që jepen mësim.

Doni më Shumë?

  • Çad H. Ueb, “Ne Flasim për Krishtin, Ne Gëzohemi në Krishtin” (transmetim i trajnimit vjetor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 12 qershor 2018), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org

  • Çad H. Ueb, “Ndjeshmëria” (transmetim i trajnimit vjetor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 26 janar 2021), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org