“Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Jepni Mësim me Anë të Shpirtit
Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre.
Zotësia: Krijoni nxitje që i ndihmojnë studentët t’i shprehin me fjalë ndjenjat, përvojat dhe dëshminë e tyre.
Përkufizoni
Kur studentët i shprehin ndjenjat, i tregojnë përvojat dhe i japin dëshmitë e tyre, Fryma e Shenjtë do të japë dëshmi për të vërtetën e asaj që po thonë, si në vetë mendjen dhe zemrën e tyre, ashtu edhe të të tjerëve. Nxitjet janë një mënyrë për t’i ndihmuar që të tregojnë. Këto nxitje zakonisht përfshijnë dy pjesë: Pjesa e parë i fton studentët të përsiatin ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre dhe mund të lidhet me mjete të tjera mësimdhënieje të tilla si figura, pyetje, studime rastesh, pjesë materialesh filmike dhe himne. Pjesa e dytë siguron mundësinë që studentët të fillojnë t’u tregojnë të tjerëve. Kjo mund të bëhet duke i ftuar studentët të marrin parasysh se si do ta plotësonin një frazë të pjesshme. Tipari thelbësor i këtyre nxitjeve është se ato i ndihmojnë studentët të lidhen me Frymën e Shenjtë për t’i ndihmuar të fillojnë që të mendojnë rreth një mënyre se si t’i shprehin me fjalë ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre.
Modeli
Modeli i Figurës
Ju po jepni mësim vargjet te Doktrina e Besëlidhje 45:1–5 dhe parimi është “Jezu Krishti është Avokati ynë me Atin”. Tregojuani studentëve këtë figurë të Jezu Krishtit dhe përdorni nxitjen: “Nëse mund t’i thoja Jezu Krishtit një arsye përse e dua Atë, do t’i tregoja …”
Modeli i Himneve
Ju po këndoni së bashku si klasë himnin “E Di, Jeton Shëlbuesi Im”. Ftojini studentët të kërkojnë vargjet e tyre të parapëlqyera që i ndihmojnë ta plotësojnë këtë frazë: “E di se Jezu Krishti jeton që të …”
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Shpenzoni pesë minutat e ardhshme që të identifikoni një figurë, himn ose pjesë materiali filmik rreth Jezu Krishtit që lidhet me një parim ose doktrinë në bllokun e ardhshëm të shkrimeve të shenjta. Krijoni një nxitje që do t’i ndihmojë studentët të mendojnë thellë dhe më pas të shprehin ndjenjat e tyre për Jezu Krishtin, të tregojnë përvojat e tyre me Jezu Krishtin ose të japin dëshmitë e tyre për Të, të cilat lidhen me parimin ose doktrinën e përzgjedhur.
Diskutoni ose Përsiatni
-
Si mund t’i ndihmojë nxënësit dhënia e një nxitjeje që të shprehin ndjenjat, të tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre?
-
Çfarë keni mësuar rreth të ndihmuarit të nxënësve që të ndihen më vetëbesues në dhënien e dëshmive domethënëse dhe shprehjen e ndjenjave domethënëse?
Integroni
Zhvilloni një nxitje për çdo mësim këtë javë që t’i ndihmojë studentët të shprehin ndjenjat, të tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre.
Doni më Shumë?
-
“Drejtoni Diskutime të Frymëzuara”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (2016), f. 33–34
-
“Ide për të Mësuarit dhe Mësimdhënien Virtuale”, ChurchofJesusChrist.org