“Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Përqendrohuni te Jezu Krishti
Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit.
Kërkoni simbole që dëshmojnë për Jezu Krishtin.
Zotësia: Krijoni pyetje kërkimore për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë rolet, titujt, simbolet, cilësitë dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.
Përkufizoni
Kur përpiqemi t’i ndihmojmë studentët që ta kërkojnë Jezu Krishtin në shkrimet e shenjta, ata mund të arrijnë ta njohin dhe duan Atë. Një mënyrë për të krijuar një pyetje kërkimore që i ndihmon studentët të përcaktojnë një rol, titull, simbol, cilësi ose karakteristikë të Jezu Krishtit, është që të përfshini sa vijon në pyetjen tuaj: 1) fragmentin e shkrimit të shenjtë, 2) çfarë dëshironi që të kërkojë studenti (rolet, titujt, simbolet, cilësitë ose karakteristikat e Jezu Krishtit) dhe 3) mënyrën se si studentët do t’i zbulojnë vetë këto gjëra. Këto pyetje duhet të bëhen përpara se t’i vini studentët ta lexojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë me qëllim që studentët të jenë të përgatitur për të zbuluar atë që mund të mësojnë rreth Jezu Krishtit.
Modeli
Rishikojini pyetjet vijuese dhe vini re se si e përfshijnë fragmentin e shkrimit të shenjtë, çfarë do të kërkojnë studentët dhe se si studentët do ta zbulojnë atë vetë:
-
Teksa lexoni historinë e Samaritanit të Mirë te Lluka 10:25–37, çfarë cilësish hyjnore të Jezu Krishtit mund të shihni?
-
Teksa studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 29:1–8, gjeni tre tituj dhe role të ndryshme të Jezu Krishtit që e ndieni se kanë lidhje me atë që ju nevojitet pikërisht tani në jetën tuaj.
-
Teksa lexoni te Veprat e Apostujve 3:1–7, çfarë ju bie në sy rreth Pjetrit që ju sjell ndërmend Jezu Krishtin?
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Lexoni vargjet vijuese dhe për secilin grup vargjesh shkruani një pyetje kërkimore që i ndihmon studentët të zbulojnë rolet, titujt, simbolet, cilësitë dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.
-
Zanafilla 45:3–5
Diskutoni ose Përsiatni
-
Çfarë mësuat nga kjo përvojë rreth bërjes një mësues si Krishti?
-
Si mund t’i ndihmojë kjo studentët tanë dhe diskutimet tona në klasë që të përqendrohen më shumë te Jezu Krishti?
Integroni
Duke përdorur atë që mësuat nga ushtrimi, mendoni për rrethanat dhe nevojat e studentëve tuaj teksa studioni që të përgatiteni për mësimin tuaj këtë javë. Me njërin fragment të shkrimit të shenjtë në mësimin tuaj, shkruani një pyetje kërkimore që do t’i ndihmojë studentët të zbulojnë rolet, titujt, simbolet, cilësitë dhe karakteristikat e Jezu Krishtit për t’i ndihmuar që të përqendrohen tek Ai. Shkruajini pyetjet që mendoni dhe, në qoftë se keni kohë, ushtrohuni se si t’ia bëni ato pyetje dikujt përpara se ta bëni ndonjë pyetje në orën mësimore. Kjo do t’ju ndihmojë që ta përpunoni pyetjen tuaj përpara se ta përdorni me studentët tuaj.
Doni më Shumë?
-
Çad H. Ueb, “Ne Flasim për Krishtin, Ne Gëzohemi në Krishtin” (transmetim i trajnimit vjetor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 12 qershor 2018), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org