Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë – lidhje vetjake.


“Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë – lidhje vetjake”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)

“Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë – lidhje vetjake”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve

Ftoni të Mësuarit me Zell

Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë – lidhje vetjake.

Zotësia: Zhvilloni dhe bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta lidhin atë që kanë mësuar gjatë studimit të tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta, me përvojën në klasë.

Përkufizoni

Të lidhësh do të thotë të sjellësh së bashku ose të bashkosh dy gjëra. Kur mësuesit i ndihmojnë nxënësit ta lidhin studimin e tyre të shkrimeve të shenjta në shtëpi me klasën, ata i sjellin së bashku ose i bashkojnë këto dy përvoja. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Një mënyrë është të bëni pyetje që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’, të cilat: 1) përfshijnë përvoja vetjake ose familjare të studentëve me studimin e tyre të shkrimeve të shenjta në shtëpi, 2) eksplorojnë se si ato përvoja lidhen me atë që ata po mësojnë në orën mësimore, dhe 3) u japin kohë për të reflektuar dhe për ta kujtuar atë që studiuan në shtëpi.

Gjithashtu mund të përgatitni pyetje për diskutim në orën mësimore që do t’i ndihmojnë studentët ta marrin atë që po e mësojnë në klasë, dhe ta përdorin në shtëpi. Këto pyetje janë të ngjashme. Ftojini studentët të mendojnë se cilat përvoja të të mësuarit patën në orën mësimore atë ditë dhe se si ato mund të jenë të dobishme në shtëpi. Këto pyetje mund të na ndihmojnë që të bëhemi më të përqendruar te shtëpia dhe më të përkrahur nga Kisha në klasë dhe që t’i përgatitim studentët të kenë më shumë përvoja të të mësuarit jashtë klasës.

Modeli

Pyetje që e lidhin atë që mësoni në shtëpi, me përvojat në klasë:

  • Çfarë keni mësuar në klasë sot që lidhet me atë që po mësoni në shtëpi?

  • Çfarë mësuat ju dhe familja juaj rreth Jezu Krishtit këtë javë?

  • Çfarë pyetjesh ju kanë lindur ndërkohë që i keni diskutuar këto shkrime të shenjta?

  • Cila ka qenë gjëja juaj e parapëlqyer që e mësuat teksa ju ose familja juaj keni studiuar këto fragmente të shkrimeve të shenjta?

Pyetje që e lidhin atë që mësoni në klasë, me përvojat në shtëpi:

  • Çfarë mësuat sot që do të jetë bekim për ju dhe familjen tuaj?

  • Nëse do të përgatitnit një mësim pesëminutësh për këto të vërteta, te cilat do të përqendroheshit dhe përse?

  • Çfarë përvojash patët sot që do të ishin të dobishme për familjen tuaj? Çfarë do të ndryshonit ose do të bënit ndryshe për t’iu përshtatur nevojave të familjes suaj?

Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.

3:6

Ushtrohuni

Ushtrimi nr. 1: Duke përdorur shembujt në pjesën “Modeli” (ose një shembull nga vetja), përcaktoni se si do ta lidhni atë që studentët po përjetojnë gjatë studimit të tyre në shtëpi, me atë që po përjetojnë në klasë, nisur nga mësimet e shembujve vijues.

Ushtrimi nr. 2: Zhvilloni një pyetje që ta lidhni atë që studentët po bëjnë në klasë, me përvojat e tyre në shtëpi, nisur nga mësimet e shembujve vijues.

Diskutoni ose Përsiatni

  • Çfarë keni mësuar rreth të ftuarit të të mësuarit me zell nëpërmjet kësaj përvoje?

  • Cilat janë mënyra të tjera se si keni qenë në gjendje ta lidhni atë që po përjetojnë studentët gjatë studimit të tyre në shtëpi, me atë që përjetojnë në orën mësimore?

Integroni

Shpenzoni tri minuta përpara orës mësimore çdo ditë për dy javët në vazhdim që të shihni emrin e një studenti në listën tuaj. Teksa e shihni emrin e tij ose të saj, përsiatni se çfarë mund të jetë duke mësuar ai ose ajo gjatë studimit vetjak dhe familjar në shtëpi. Gjatë orës mësimore, bëjini klasës ose atij studenti individual njërën nga pyetjet që keni ushtruar. Gjithashtu mund të shkruani atë që mësoni teksa bëni pyetje dhe dëgjoni.

Doni më Shumë?

  • Rasëll M. Nelson, “Fjalët e Hapjes”, konferenca e përgjithshme, tetor 2018

  • Eja, Më Ndiq, ChurchofJesusChrist.org

  • Materiale Filmike për Mësimdhënien, ChurchofJesusChrist.org