“Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Përqendrohuni te Jezu Krishti
Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit.
Zotësia: Ndihmojini studentët që ta lidhin atë që po mësojnë, me mënyrën se si Krishti është shembulli për atë parim.
Përkufizoni
Ndihma ndaj studentëve që ta vendosin Jezu Krishtin në qendër të të mësuarit të tyre, do t’i ndihmojë që të kenë një përvojë më vetjake dhe më të fuqishme të të mësuarit. Një mënyrë se si mund ta bëjmë këtë, është duke i ndihmuar studentët ta lidhin atë që po mësojnë, me jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit. Mund ta bëni këtë duke përdorur pyetjet lidhëse gjatë gjithë mësimit. Këto pyetje i ndihmojnë studentët që t’i lidhin jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit me
-
hollësitë në një histori nga shkrimet e shenjta,
-
parimet në shkrimet e shenjta dhe
-
përvojat në jetën e tyre individuale.
Modeli
Këtu janë disa shembuj se si mund t’i ndihmoni studentët që të lidhen me jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit:
-
Pasi të lexoni një histori nga shkrimet e shenjta dhe të diskutoni mbi hollësitë, ju mund të bëni pyetjen: “Cilat gjëra në këtë histori ju sjellin ndërmend jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit?”
-
Pasi të përcaktoni një parim, mund të bëni pyetjen: “Në cilën pjesë në shkrimet e shenjta Jezusi ishte një shembull i këtij parimi?”
-
Pasi ta analizoni një parim, ju mund të bëni pyetjen: “Kur e keni parë Jezusin të jetë një shembull i këtij parimi në jetën tuaj apo në emrin tuaj?”
-
Kur diskutoni zbatimin e një parimi, ju mund të bëni pyetjen: “Çfarë ju ndihmon nga shembulli i Jezusit që ta jetoni këtë parim më plotësisht?”
-
Ju gjithashtu mund të bëni pyetjen: “Si mund t’ju ndihmojë të jetuarit e këtij parimi që ta ndiqni shembullin e Jezu Krishtit dhe të bëheni më shumë si Ai?”
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Përdorni një ose më shumë nga ushtrimet vijuese për ta përmirësuar aftësinë tuaj që t’i ndihmoni studentët të lidhen me jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit:
-
Merrni parasysh parimin: “Nëse jemi të bindur, pavarësisht nga sprovat, atëherë Perëndia do të na ndihmojë”. Gjatë përgatitjes suaj, ushtroni lidhjen e këtij parimi me një ose dy shembuj të jetës së Jezusit në shkrimet e shenjta.
-
Hidhini një sy planit të një mësimi të ardhshëm. Përzgjidhni një parim që po planifikoni t’i ndihmoni studentët ta përcaktojnë. Ushtroni të shkruarit e dy ose tri pyetjeve të thjeshta për t’i ndihmuar studentët që ta lidhin atë parim me shembullin e Jezu Krishtit.
-
Gjeni një vend në planin e një mësimi të ardhshëm ku do të përqendroheni te vënia në zbatim. Ushtroni të shkruarit e dy ose tri ftesave që i ndihmojnë studentët të marrin parasysh se si shembulli i Jezu Krishtit mund t’i ndihmonte ta vinin në zbatim një parim.
Diskutoni ose Përsiatni
Përsiatni atë që keni mësuar nga kjo përvojë. Ndoshta mund t’i shënoni disa prej këtyre mendimeve në një ditar studimi. Merrini parasysh pyetjet që vijojnë:
-
Çfarë kam bërë më parë që ta lidh atë që studentët po mësojnë në shkrimet e shenjta me jetën dhe shembullin e Jezu Krishtit?
-
Çfarë kam mësuar nga kjo përvojë që mund ta përmirësonte aftësinë time për t’i ndihmuar studentët që t’i bëjnë këto lidhje me Jezu Krishtin?
-
Çfarë do të bëj që të vazhdoj të përmirësohem?
Integroni
Integrojeni atë që e keni ushtruar, që t’i ndihmoni studentët ta lidhin atë që po mësojnë me Jezu Krishtin dhe që ta theksojnë shembullin e Tij. Gjatë javës së ardhshme, përzgjidhni një parim në secilin mësim që do ta përdorni për t’i ndihmuar studentët ta lidhin atë që po mësojnë, me Jezu Krishtin dhe shembullin e Tij.
Doni më Shumë?
-
Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, konferenca e përgjithshme, tetor 2020
-
Pjesa 3.1, “Unit 3: Teach the One”, Inservice Leaders’ Resources