“Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë, dallojnë e veprojnë sipas zbulesës vetjake”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë, dallojnë e veprojnë sipas zbulesës vetjake”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Jepni Mësim me Anë të Shpirtit
Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë, dallojnë e veprojnë sipas zbulesës vetjake.
Zotësia: Para se t’i përgjigjeni pyetjes apo komentit të një studenti, ndaluni dhe mendoni: “Çfarë pyetje mund t’u bëj?” ose “Çfarë mund t’i ftoj që të bëjnë?”
Përkufizoni
Kur një student bën një koment ose pyetje, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Në vend që të mendoni se ‘Çfarë do t’u them?’, përqendrimi duhet të jetë te ‘Çfarë pyetje do t’u bëj?’ Dhe jo vetëm, ‘Çfarë pyetje do t’u bëj atyre?’ por edhe ‘Çfarë do t’i ftoj të bëjnë?’” (“Një Mbrëmje me Plakun Dejvid A. Bednar” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 7 shkurt 2020], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org). Kur një mësues bën pyetjen: “Çfarë pyetje mund t’u bëj?” mësuesi mund të udhërrëfehet nga Fryma e Shenjtë ose për të marrë më shumë informacion që ta kuptojë nxënësin më qartësisht, ose për të ditur se si ta ndihmojë atë që të kërkojë zbulesë vetjake dhe të veprojë sipas saj.
Kur një mësues bën pyetjen: “Çfarë do t’i ftoj të bëjnë?” mësuesi mund të lidhet me Frymën e Shenjtë që të dijë se çfarë ftese të bëjë dhe studenti mund të marrë parasysh më mirë mënyrën se si të veprojë sipas zbulesës vetjake.
Modeli
Kërkoni mënyrën se si mësuesi mendon përpara se të përgjigjet:
-
Pas mësimit, Maria pret të pyesë se si mund ta bëjë dallimin midis vetë mendimeve të saj dhe nxitjeve të Shpirtit.
-
Përpara se të përgjigjem, unë ndalem e pyes: “Çfarë pyetje mund të bëj që e fton atë ta kërkojë vetë përgjigjen e saj nëpërmjet zbulesës vetjake?” dhe “Çfarë mund ta ftoj atë që të bëjë në mënyrë që të mund ta mësojë vetë përgjigjen?”
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Në orën mësimore, Gjergji bën pyetjen vijuese: “Si mund ta përdor Shlyerjen e Jezu Krishtit që të më ndihmojë me gjëra të tjera veç faljes?”
Përpara se të formuloni përgjigjen tuaj, ndaluni dhe mendoni: “Çfarë mund të …”
Shënim: Ushtrimi nuk po kërkon pyetjen apo ftesën. Po kërkon që ju të ndaleni dhe të mendoni: “Çfarë mund t’i kërkoj ose ta ftoj atë të bëjë që të mund të lidhet me Frymën e Shenjtë dhe ta mësojë vetë përgjigjen?”
Bora thotë: “Nuk do të martohem kurrë. Shumë pjesëtarë të familjes sime janë shkurorëzuar tashmë, prandaj nuk ia vlen.”
Përpara se të formuloni përgjigjen tuaj, ndaluni dhe mendoni: “Çfarë mund të …”
Nikoja thotë: “Cila është gjëja më e mirë që mund të bëj që të përgatitem për një mision?”
Përpara se të formuloni përgjigjen tuaj, ndaluni dhe mendoni: “Çfarë mund të …”
Diskutoni ose Përsiatni
-
Cila është përgjigjja juaj tipike pasi dikush ju bën një pyetje?
-
Çfarë keni mësuar rreth udhërrëfimit të nxënësve që të kërkojnë zbulesë vetjake dhe të veprojnë sipas saj?
Integroni
Çdo ditë këtë javë përfytyroni një student duke ju bërë një pyetje. Përpara se të përgjigjeni, në heshtje i thoni vetes: “Çfarë mund t’u kërkoj atyre ose mund t’i ftoj ata të bëjnë që do t’i lidhë me Frymën e Shenjtë për ta mësuar vetë përgjigjen?” Më pas, gjatë gjithë javës, kur një student ju bën një pyetje ose bën një koment, ndaluni dhe mendoni rreth çfarë pyetjeje ose ftese mund t’u bëni atyre në vend të asaj që do t’u thoni atyre.
Doni më Shumë?
-
Dejvid A. Bednar, “Një Mbrëmje me Plakun Dejvid A. Bednar” (mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 7 shkurt 2020), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org