Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit.


“Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)

“Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve

Jepeni Mësim Doktrinën

Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit.

Zotësia: Krijoni pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’, që i ndihmojnë nxënësit t’i zbulojnë vetë doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe nuk i çojnë studentët drejt një përgjigjeje të caktuar.

Përkufizoni

Pyetjet kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’, i ftojnë studentët t’i zbulojnë dhe kuptojnë vetë të vërtetat në shkrimet e shenjta në vend që t’i çojnë drejt një përgjigjeje të paracaktuar ose specifike. Kjo metodë mund ta bëjë më të lidhur studimin nga studentët të shkrimeve të shenjta dhe mund ta lejojë Zotin që t’i mësojë e frymëzojë ata personalisht. Këto pyetje 1) përfshijnë një ftesë për studentët që të marrin në shqyrtim atë që iu bie në sy personalisht, 2) eliminojnë nevojën që studentët të kërkojnë diçka të caktuar që mësuesi ka në mendje, dhe 3) mund t’i lejojnë studentët të përsiatin se si të vërtetat e përcaktuara dhe të kuptuara, mund të zbatohen në jetën e tyre vetjake. Këto pyetje mund të përdoren kur studentët ftohen të kërkojnë vargje që të përcaktojnë të vërtetat dhe gjatë kërkimit për t’i kuptuar më tej të vërtetat që ata kanë përcaktuar.

Modeli

Këtu janë disa shembuj se si mund t’i ndihmoni studentët që t’i zbulojnë dhe kuptojnë vetë të vërtetat me pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’:

  • Në vend që t’i ftoni: “Gjeni vargun ku Zoti na mëson rëndësinë e bindjes”, mund të bëni pyetjen: “Cili parim ju bie në sy te këto vargje?”

  • Në vend që të thoni: “Te këto vargje Jezusi thekson nevojën tonë për të pasur besim tek Ai”, mund të bëni pyetjen: “Çfarë parimesh mund të mësojmë nga mësimet dhe shembulli i Jezusit te këto vargje?”

  • Në vend që të pyetni: “A mund ta shihni në këtë varg se si Zoti po na kujton që të lutemi gjithmonë?”, ju mund të bëni pyetjen: “Çfarë mesazhi rreth lutjes po përpiqet Zoti t’ju ndihmojë të kuptoni nga ky varg?”

Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.

1:43

Ushtrohuni

Përdorni një ose më shumë nga ushtrimet vijuese për ta përmirësuar aftësinë tuaj që t’i ndihmoni studentët të zbulojnë dhe kuptojnë vetë të vërtetat:

  • Shihni te Moroni 10:32–33. Ushtroni përcaktimin e më shumë se një parimi për të parë se si studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh nga këto vargje. Shkruani një pyetje që do t’i lejonte studentët të zbulonin parime të shumta.

  • Merrni parasysh një bllok të shkrimeve të shenjta që po planifikoni ta studioni me studentët në një mësim të ardhshëm. Në vend që të planifikoni për t’i vënë studentët t’i lexojnë këto vargje dhe të kërkojnë një parim të caktuar që tashmë e keni përcaktuar, ushtrohuni të shkruani dy deri në tri pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’ për t’i ndihmuar që ta zbulojnë vetë një parim.

  • Hidhini një sy planit të një mësimi të ardhshëm. Përzgjidhni një parim që studentët mund ta përcaktojnë nga vargjet që po studiohen. Ushtrohuni të shkruani dy ose tri pyetje të thjeshta për t’i ndihmuar ata që ta kuptojnë më tej këtë parim në një mënyrë që nuk i çon ata drejt një përgjigjeje të paracaktuar ose specifike.

Diskutoni ose Përsiatni

Përsiatni atë që keni mësuar nga kjo përvojë. Ndoshta mund t’i shënoni disa prej këtyre mendimeve në një ditar studimi. Merrini parasysh pyetjet që vijojnë:

  • Çfarë kam bërë më parë për t’i ndihmuar studentët të mësojnë nëpërmjet pyetjeve kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’?

  • Çfarë kam mësuar nga kjo përvojë që mund ta përmirësojë aftësinë time për të bërë pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’?

  • Çfarë do të bëj që të vazhdoj të përmirësohem?

Integroni

Teksa i përgatitni mësimet tuaja këtë javë, krijoni dy deri në tri pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’, të cilat i ndihmojnë nxënësit t’i zbulojnë vetë doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe që nuk i çojnë studentët drejt një përgjigjeje të caktuar. Shkruajini dhe përpiquni t’ia bëni secilën pyetje një pjesëtari të familjes, një kolegu ose vetes suaj. Përcaktoni njërën që t’ia bëni klasës dhe përdoreni atë në mësimin tuaj.

Doni më Shumë?

  • Çad H. Ueb, “Ne Nuk Arritëm deri Këtu Vetëm për të Ardhur deri Këtu” (transmetim i trajnimit vjetor për SeI‑në, 9 qershor 2020), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org

  • Pjesët 2.1–2.3, “Unit 2: Teach the One”, Inservice Leaders’ Resources (mësimdhënie e përqendruar te nxënësit)

  • Ndihmojini Nxënësit të Gjejnë të Vërteta nga Shkrimet e Shenjta”, në “Jepni Mësim Doktrinën”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (2016), f. 21