“Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Ftoni të Mësuarit me Zell
Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë.
Zotësia: Ndihmojini studentët të krijojnë ose të nisin bashkëbisedime për ungjillin.
Përkufizoni
Zoti iu ka kërkuar rinisë dhe të rinjve e të rejave në moshë madhore që të ndihmojnë për ta mbledhur Izraelin. Përhapja e bindjeve dhe dëshmive të tyre me të tjerët, do të ftojë të mësuarit e mëtejshëm dhe do ta thellojë kthimin e tyre në besimin te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Disa studentë hasin vështirësi që të dinë se si t’i fillojnë këto bashkëbisedime për ungjillin. Studentët mund të fillojnë bashkëbisedime për ungjillin me të tjerët: 1) duke marrë parasysh atë që po mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, 2) duke përsiatur se kush do të përfitojë nga diskutimi dhe 3) duke vendosur se si do të nxitin një diskutim me atë individ. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një larmie metodash, të tilla si dhënia e një mësimi nga manuali “Eja, Më Ndiq”, udhëheqja e një diskutimi në orën mësimore, të shkruarit e një shënimi, dërgimi i një mesazhi me celular ose shpërndarja e një artikulli rreth Kishës. Qëllimi nuk është që të përhapet bindja ose përvoja, por përkundrazi të nisë një bashkëbisedim për ungjillin. Bërja e kësaj gjëje i fton të tjerët të bëjnë pyetje dhe nxit bashkëbisedime të mëtejshme në të ardhmen.
Shënim: Nëse keni studentë që ngurrojnë ta bëjnë këtë gjë, merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni të lidhen me Jezu Krishtin. Ai do t’i ndihmojë teksa e hapin gojën për të folur për të vërtetën e Tij.
Modeli
Nga fundi i orës mësimore, ftojini studentët tuaj të përsiatin se kujt do të donin t’i tregonin për diçka. Ftojini të shkruajnë një pusullë të shpejtë ose të dërgojnë një mesazh me celular që do t’u japë mundësinë të kenë një bashkëbisedim për ungjillin me atë person kur të takohen me njëri‑tjetrin. Për shembull, studentët mund të çojnë mesazhin me celular:
-
“Ne biseduam për diçka në seminar sot që më bëri të mendoj për ty. Më kujto që të ta tregoj kur të takohemi herën tjetër.”
-
“Ej, kam menduar për aftësinë e Shpëtimtarit për të falur. A më ndihmon dot të mendoj për disa gjëra rreth Tij? Nëse po, kur është mirë për ty që të bisedojmë?”
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Krijoni tri fraza të tjera që mund t’i përdorni si shembuj për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si ta fillojnë një bashkëbisedim për ungjillin.
Diskutoni ose Përsiatni
-
Çfarë keni mësuar rreth ndihmës ndaj nxënësve që të krijojnë ose fillojnë bashkëbisedime për ungjillin?
-
Si mund të luajë rol ndihma që u jepni nxënësve, për t’ua shprehur bindjet dhe dëshmitë e veta familjeve të tyre, që përvoja e tyre në seminar ose institut të jetë një përvojë vërtet e përqendruar te shtëpia?
Integroni
Tregojuni studentëve tuaj disa shembuj të asaj që mund të shkruajnë për të filluar një bashkëbisedim për ungjillin, dhe më pas ushtrohuni për t’i treguar ato në klasë. Vërini studentët e tjerë që t’i ndihmojnë të përmirësohen. Ftojini që ta fillojnë bashkëbisedimin kur të jenë gati.
Doni më Shumë?
-
Russell M. Nelson, “How to Share the Gospel”, New Era, korrik 2011, f. 48
-
“Përhapja e Ungjillit”, ChurchofJesusChrist.org