“Ndihmojini nxënësit t’i kërkojnë, dallojnë dhe kuptojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022)
“Ndihmojini nxënësit t’i kërkojnë, dallojnë dhe kuptojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta”, Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve
Jepeni Mësim Doktrinën
Ndihmojini nxënësit t’i kërkojnë, dallojnë dhe kuptojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta.
Zotësia: Krijoni [mjete për] vetëvlerësimin e studentëve që i ndihmojnë të dallojnë kuptueshmërinë e tyre aktuale dhe aftësitë e tyre rreth zotësive të studimit të shkrimeve të shenjta.
Përkufizoni
Vetëvlerësimi është një mënyrë e rëndësishme se si studentët të mësojnë të ushtrojnë lirinë e zgjedhjes dhe të mbajnë përgjegjësi për përvojat e tyre të të mësuarit. Vënia shpesh e studentëve që të vlerësojnë zotësitë e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, do t’i ndihmojë mësuesit të dinë se çfarë lloj përvojash të të mësuarit të krijojnë për t’i ndihmuar nxënësit që të bëhen të vetëmbështetur te studimi i tyre i shkrimeve të shenjta. Këto vlerësime marrin shumë forma të ndryshme, të tilla si shkallët numerike, frazat pa përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’ apo vetërenditja. Ato i lejojnë mësuesit që t’i ndihmojnë studentët 1) të vlerësojnë përvojën e tyre të tanishme me studimin e shkrimeve të shenjta, 2) të përcaktojnë se çfarë përmirësimesh do të donin të bënin dhe më pas 3) të përzgjedhin një zotësi studimi që do të ndihmojë për t’i çuar drejt rezultatit të tyre të dëshiruar.
Modeli
Sa vijojnë janë modele të llojeve të ndryshme të vetëvlerësimit për sa u përket zotësive të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në një shkallë 1 deri në 10, sa vetëbesues/e ndihem rreth gjetjes së Jezu Krishtit në çdo kapitull?
-
Mendoj se mund të jem më i/e mirë në gjetjen e Jezu Krishtit në çdo kapitull nëse unë …
-
Një zotësi studimi që mund të më ndihmojë ta gjej Jezu Krishtin në çdo kapitull, është …
Klikoni këtu për të parë një material filmik të këtij modeli.
Ushtrohuni
Zhvilloni një [mjet për] vetëvlerësimin e zotësive të studentëve për studimin e shkrimeve të shenjta që përfshin tri elementet e renditura në pjesën “Përkufizoni”. Ftojeni dikë që ta shqyrtojë atë dhe të tregojë se sa ndihmues mendojnë se do të ishte ai.
Diskutoni ose Përsiatni
-
Çfarë po mësoni rreth rëndësisë së ndihmës ndaj nxënësve për të vlerësuar zotësitë e tyre vetjake të studimit të shkrimeve të shenjta?
-
Si mund ta rritë ndihma ndaj nxënësve për të vlerësuar zotësitë e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta aftësinë e tyre që të kenë një përvojë më domethënëse me fjalën e Perëndisë?
Integroni
Ftojini studentët të vetëvlerësojnë çdo javë zotësitë e tyre vetjake të studimit të shkrimeve të shenjta duke filluar nga tani dhe deri në fund të vitit shkollor.
Doni më Shumë?
-
“Lesson 5: Techniques of Effective Scripture Study”, Scripture Study—The Power of the Word Teacher Manual, ChurchofJesusChrist.org
-
“Daily Scripture Study and Goals”, Inservice Leaders’ Resources