2018
Ju, të Rinjtë dhe Tema e Aktiviteteve të Përbashkëta
Janar 2018


Ju, Rinia dhe Tema e Aktiviteteve të Përbashkëta

Si mund të na bashkojë tema e Aktiviteteve të Përbashkëta?

Pamja
Young Women leaders

Çdo vit, Presidencat e Përgjithshme të Të Rinjve dhe të Të Rejave i ftojnë të rinjtë e të rejat që të studiojnë, të mësojnë rreth një teme të shkrimit të shenjtë të miratuar nga Presidenca e Parë dhe ta vënë në jetë atë temë. Të mësuarit dhe të jetuarit e mësimeve në temën e Aktiviteteve të Përbashkëta mund t’i forcojnë besimin e dëshminë dhe t’i bashkojnë kuorumet, klasat e familjet.

Tema e Vitit 2018

Tema e këtij viti u mëson të rinjve e të rejave se si të gjejnë paqen që vjen nga Jezu Krishti. Te Doktrina e Besëlidhje 19:23, Zoti fton: “Mëso nga unë dhe dëgjoji fjalët e mia; ec në butësinë e Shpirtit tim dhe ti do të kesh paqe në mua”. Në një botë që mund të jetë e mbushur me pasiguri e frikë, ky është një premtim i fuqishëm.

Ky shkrim i shenjtë u jep prindërve, udhëheqësve, këshilltarëve dhe mësuesve një mundësi që të japin mësim modele të cilat mund t’i forcojnë të rinjtë e të rejat gjatë kohëve sfiduese.

Si Mund ta Përdor Temën?

Presidencat e Përgjithshme të Të Rejave dhe të Të Rinjve na kanë ftuar që ta mësojmë përmendsh shkrimin e shenjtë, ta studiojmë doktrinën dhe t’i zbatojmë parimet në jetën tonë. Megjithëse këto gjëra mund të bëhen individualisht, bërja e tyre së bashku mund t’i bashkojë e t’i forcojë të rinjtë e të rejat dhe familjet e tyre.

Ekzistojnë shumë mundësi për ta përfshirë temën në jetën e të rinjve e të të rejave tona. Ajo mund të përdoret në mbrëmje familjare, në mësimet në kishë e në seminar, si temë për bisedat e të rinjve e të të rejave në mbledhjen e sakramentit, për t’i pasuruar veprimtaritë hapëse të Aktiviteteve të Përbashkëta dhe për të siguruar përqendrim në veprimtaritë e të rinjve e të të rejave, përfshirë kampet, konferencat e rinisë, veprimtaritë e përbashkëta, Fillimet e Reja dhe takimet shpirtërore.

Disa Ide Veprimtarish

Sa vijojnë janë disa ide për ta përfshirë Temën e Aktiviteteve të Përbashkëta gjatë gjithë vitit. Për më shumë ide, vizitoni youth.lds.org.

“Mëso nga Unë”

Pamja
young men at church

Të mësuarit rreth Jezu Krishtit është i rëndësishëm për të gjetur paqe në Të. Ka paqe dhe siguri në njohurinë se si është Ai, në të mësuarit se si jetoi Ai dhe në të kuptuarit e asaj që Ai bën për ne.

Kur ishte 14 vjeç, Presidentin Spenser W. Kimball (1895–1985) e pyetën nëse e kishte lexuar Biblën nga fillimi deri në fund. “Kisha lexuar shumë libra deri në atë kohë, gazeta komike dhe libra të thjeshtë, por zemra ime akuzuese më tha: ‘Ti, Spenser Kimball, ti nuk e ke lexuar kurrë atë libër të shenjtë. Përse?’”1 Që nga ai çast e tutje, Presidenti Kimball e bëri pikësynim “të ushqeh[ej] me bollëk me fjalët e Krishtit” (2 Nefi 32:3).

  • Merreni parasysh që t’u kërkoni të rinjve e të rejave të kenë një fletore shënimesh për studim, që të shënojnë atë që po mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

  • Ju mund t’i ftoni të rinjtë e të rejat që të zotohen për ta pranuar sfidën e Presidentit Rasëll M. Nelson që ta “shenjtëro[jnë] një pjesë së kohës [së tyre] çdo javë për të studiuar gjithçka që tha dhe bëri Jezusi siç u mbajt shënim në [shkrimet e shenjta]”2. Në klasë ose mbrëmje familjare, ju mund t’u kërkoni atyre që të raportojnë mbi atë që po mësojnë, dhe mënyrën se si po e vënë në zbatim në vetë jetën e tyre.

Burimet

  • Jakob [Bibla] 1:22; Moisiu 1

  • “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Liahona, prill 2000, f. 2.

  • Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 39–42.

  • Dejvid A. Bednar, “Një Karakter si i Krishtit”, Liahona, tetor 2017, f. 50–53.

“Dëgjoji Fjalët e Mia”

Pamja
young men in Church class

Dëgjimi i fjalëve të Shpëtimtarit nuk përfshin thjesht të dëgjuarit, por vënien vesh (ose bindjen). Paqe dhe siguri e madhe mund të vijnë nga njohuria se po jetojmë në harmoni me mësimet e Tij.

Kur ishte tetë vjeç, Presidenti Tomas S. Monson vendosi të ndizte një zjarr në një fushë së bashku me shokun e tij, Denin. Kishte vetëm një problem – fusha që ata donin të përdornin, ishte e thatë, me gjemba dhe plot me barëra të këqija. Ndodhi atëherë që President Monsonit të vogël i erdhi një ide: “I thashë Denit: ‘Gjithçka na duhet është që t’u vëmë zjarrin këtyre barërave të këqija. Ne thjesht do të djegim një sipërfaqe rrethore me barëra të këqija!’ Ai ra dakord me shpejtësi dhe unë vrapova në shtëpizën tonë të verimit për të marrë disa kunja shkrepseje. …

… Më kujtohet që mendoja se zjarri do të digjej vetëm deri atje ku dëshironim dhe pastaj si me magji do të fikej vetë.

Fërkova një kunj shkrepëseje mbi një shkëmb dhe i vura flakën barit të përcëlluar të qershorit.” Ngaqë e kuptuan shpejt se zjarri nuk do të shuhej vetë, djemtë vrapuan për ndihmë dhe flakët u shuan pas disa orë pune.

“Unë dhe Deni mësuam disa mësime të vështira, por të rëndësishme atë ditë”, tha Presidenti Monson, “më i vlefshmi prej të cilëve ishte rëndësia e bindjes.”3

  • Kërkojuni të rinjve e të rejave që të studiojnë bindjen në kapitullin 6 të udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim, përfshirë pjesën e bindjes tek aktiviteti i cilësive në fund të kapitullit.

  • Bisedoni rreth gjërave që mund të na shpërqendrojnë nga të dëgjuarit e fjalëve të Zotit. Për shembull, ju mund t’i ftoni të rinjtë e të rejat që t’i zëvendësojnë 10 minuta të kohës përpara ekranit me 10 minuta studimi të shkrimit të shenjtë.

  • Shfrytëzoni mundësi të vazhdueshme që t’i pyetni të rinjtë e të rejat se çfarë do të bëjnë për shkak të asaj që kanë mësuar.

Burimet

  • Eksodi 20; Mateu 5:1–12

  • “Bindja”, Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar (2005), f. 130.

  • Hadley Griggs, “Ten Minutes a Day”, Liahona, shtator 2017, f. 58–61.

  • Robert D. Hejls, “Nëse Më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia”, Liahona, maj 2014, f. 35–38.

“Ec në Butësinë e Shpirtit Tim”

Pamja
young women at church

Të mësuarit dhe të dëgjuarit përshkruajnë atë që nevojitet të bëjmë. Të ecim në butësinë e Shpirtit të Tij është mënyra se si nevojitet ta bëjmë atë.

Të jesh i butë do të thotë “ta durosh lëndimin me durim dhe pa mllef”4, diçka që kërkon si forcë ashtu edhe përulësi. Në vitin 1838, Tomas B. Marshi, Presidenti i parë i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, u largua nga Kisha, pjesërisht për shkak të mllefit të tij se udhëheqësit e Kishës nuk mbajtën anën e bashkëshortes së tij në një grindje mbi qumështin. Në vitet e mëvonshme, ai vajtoi për bekimet që kishte humbur, dhe u kthye në Kishë duke thënë: “Kam dashur shpesh të di se si filloi braktisja [sic] ime dhe kam arritur në përfundimin se duhet të kem humbur Shpirtin e Zotit nga zemra ime. … … Ndihesha i inatosur dhe i zemëruar; dhe, duke qenë se Shpirti i Zotit ishte larguar, siç thonë Shkrimet e Shenjta, unë u verbova.”5

  • Jeta e Shpëtimtarit nuk ishte e lehtë. Gjeni shembuj në shkrimet e shenjta për rastet kur Jezusi tregoi butësi përballë sfidave. Diskutoni mbi mënyrën se si mund ta zbatojmë shembullin e Shpëtimtarit në situata që mund t’i ndeshim sot.

  • Një mënyrë për t’u bërë i urtë është duke u shërbyer të tjerëve. Merrni në shqyrtim vepra të ndryshme shërbimi që mund të bëjnë të rinjtë individualisht ose si grup.

Burimet

  • Titit 3:2–5; Moroni 8:26; Doktrina e Besëlidhje 112:13

  • Ulises Soaresh, “Jini të Bindur dhe të Përvuajtur në Zemër”, Liahona, nëntor 2013, f. 9–11.

  • Neal A. Maxwell, “Meekness – A Dimension of True Discipleship”, Ensign, mars 1983, f. 70–74.

“Ti Do Të Kesh Paqe në Mua”

Pamja
young women outside of church

Fjala paqe mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm – shpresë se shërimi është i mundshëm, siguri se ka një rrugëdalje nga kohët e vështira apo bindje të sigurt se jemi në shtegun e duhur.

  • Gjeni histori rreth mënyrës se si të tjerët kanë gjetur paqe në Krishtin te Mormon.org/easter dhe në faqet 60 e 63 të këtij botimi. Si keni gjetur ju paqe?

  • Merreni parasysh të shikoni materialin filmik të Pashkës 2017, “Princi i Paqes”, te Mormon.org/easter. Ju mund t’i ftoni të rinjtë e të rejat që ta shpërndajnë materialin filmik në internet bashkë me një dëshmi për mënyrën se si ata kanë gjetur paqe në Krishtin.

Burimet

  • Gjoni 14:27; Filipianëve 4:7

  • W. Kristofer Uadell, “Një Model për Paqe”, Liahona, maj 2016, f. 90–93.

  • Kuentin L. Kuk, “Paqja Vetjake: Shpërblimi i Drejtësisë”, Liahona, maj 2013, f. 32–36.

Shënime

  1. Spencer W. Kimball, “Read the Scriptures”, Friend, dhjetor 1985, brenda kapakut të përparmë; shih edhe “What I Read as a Boy”, Children’s Friend, nëntor 1943, f. 508.

  2. Rasëll M. Nelson, “Profetët, Udhëheqja dhe Ligji Hyjnor” (takimi shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 8 janar 2017), broadcasts.lds.org.

  3. Tomas S. Monson, “Bindja Sjell Bekime”, Liahona, maj 2013, f. 89–90.

  4. Merriam-Webster’s Collegiate Dictionary, botimi i 11-të, (2003), “meekness”, merriam-webster.com.

  5. Thomas B. Marsh, në Journal of Discourses, 5:206–207; (shih edhe “The Faith and Fall of Thomas Marsh”, në Revelations in Context: The Stories behind the Sections of the Doctrine and Covenants, Matthew McBride dhe James Goldberg, red. [2016], f. 57–59).