2018
Lutja Ime Majë Çatisë
Janar 2018


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Lutja Ime Majë Çatisë

Pamja
man on the roof

Ilustrimi nga Carolyn Vibbert

Një ditë vjeshte me shi, shkova në papafingon time dhe vura re një pikim. Uji pikonte nga fundet e gozhdëve të çatisë ndërmjet dy strukturave të mahive. Vite më parë, i pata bërë shumë riparime shtëpisë sime dhe nuk kisha frikë të provoja projekte të reja. Por, në këtë periudhë, po përballesha me sprova vetjake dhe më mungonte besimi në vetvete. Ndieva se nuk e kisha forcën emocionale për t’u marrë me pikimin, edhe pse e dija se diçka duhej bërë përpara se të vinte dimri.

Pas një ose dy javësh, u ngjita në çatinë time me një thikë pune, një spatul stukimi dhe një pistoletë mbushëse me zift mbulimi. Mendova që thjesht duhej të gjeja burimin e pikimit dhe ta mbuloja atë me ziftin ngjitës. Por nuk ia kisha idenë se ku ishte burimi. U ndieva i shkurajuar. Ndala dhe bëra një lutje, duke i kërkuar Zotit që të më drejtonte te vendi i duhur në mënyrë që të mund ta ndreqja pikimin. Prisja që Ai thjesht të ma tregonte vendin. Në vend të kësaj, një fjalë më erdhi në mendje: kërko.

Kjo nuk qe përgjigjja që doja, por fillova të shikoja rreth e rrotull. Sytë m’u fiksuan te një e çarë. Shkula dy dërrasat e vogla pranë të çarës dhe pashë atë që m’u duk si burimi i pikimit. E hoqa ziftin e vjetër të tharë dhe i hodha një sasi të bollshme zifti të ri. I zëvendësova dërrasat dhe në më pak se një orë e kisha përfunduar punën. Ndjenjat e mia të brengës u lehtësuan dhe u ndieva mirë në vetvete për atë që kisha bërë për ta zgjidhur problemin. Gjatë shiut tjetër, e kontrollova papafingon nëse kishte pikime dhe e gjeta të thatë!

Mendova për Oliver Kaudërin, i cili “nuk e [kishte marrë] mundimin as për të … pyetur” (DeB 9:7). Ashtu si ai, unë kisha pritur nga Zoti që thjesht t’i jepte një përgjigje të shpejtë lutjes sime, pa asnjë përpjekje nga ana ime. Dhe mendova se sa shumë ishin gazmuar ndjenjat e mia kur m’u desh të bëja përpjekjen time vetjake për “ta studi[uar] atë” (DeB 9:8) – për ta kërkuar. Mësova se Zoti nuk do të bëjë gjithçka për ne. Ai do të na ndihmojë e udhëzojë, por pritet nga ne gjithashtu që të bëjmë vetë atë që mundemi, pasi kjo sjell rritje vetjake.