2018
Amanda Xhiri: Kejptaun, Afrika e Jugut
Janar 2018


Portrete Besimi

Amanda Xhiri

Kejptaun, Afrika e Jugut

Ndërsa jeta u bë sfiduese në vitet e adoleshencës së Amanda Xhirit, ajo u largua nga Kisha duke kërkuar përvoja të reja. Pas disa vitesh, Amanda u ndie bosh. Gjetja e lumturisë filloi me një pyetje të rëndësishme.

KODI Bell, fotograf

Pamja
Jiri family

Familja ime u pagëzua në vitin 1993. Prindërit e mi u shkurorëzuan disa vite më vonë dhe dalëngadalë tre vëllezërit e motrat e mia u larguan nga Kisha. Në vitin 1998, kur isha në klasën e 11-të, edhe unë ndalova së shkuari.

I premtova vetes se do të përjetoja gjëra të reja dhe do të shihja për kisha të tjera. Mora disa ftesa nga miq për të shkuar në kishat e tyre, por nuk shkoja shpesh. Kjo nuk ishte ngaqë ndieja ende ndonjë lidhje me Kishën. Ishte thjesht për disa arsye rastësore, gjëra që më pengonin. Ose nuk do të zgjohesha, ose kisha plane të tjera, ose justifikohesha.

Unë isha joaktive për rreth tetë vite. Gjatë kësaj kohe u përzjeva me miqtë e gabuar. Nëna ime kishte sëmundje të pashërueshme. Unë isha në depresion. Ndieja zbrazëti brenda vetes. Fillova të pyesja veten: “Kur ishte hera e fundit që isha vërtet e lumtur?”

Nëse do ta vështronit jetën time nga jashtë do të mendonit: “Ajo ka një jetë nga më të mirat!” E rrethoja veten me njerëz tërheqës e dukej se kisha një jetë të këndshme. Por unë përsëri ndihesha e zbrazët dhe e paplotë.

Atëherë mendova për kohën kur isha tek Të Rejat. Kuptova se ishte atëherë [koha] kur unë ndieja lumturi të vërtetë. Vendosa të kthehem në kishë të dielën pasuese. U takova me presidentin e degës dhe fillova udhën time të pendimit.

Pak kohë më pas, u thirra për të punuar me Të Rejat. Kur recituam temën e Të Rejave, unë e kujtova menjëherë. Sot, sa herë që e recitoj temën, unë marr konfirmim se Kisha është vendi ku gjej veten.

Pamja
father and daughter
Pamja
Jiri family at the beach
Pamja
Tendai at the beach
Pamja
Tariro at the beach
Pamja
Tendai playing at the beach