2018
Një Përgjigje për Luçien
Janar 2018


Një Përgjigje përLuçien

Autorja jeton në Kaliforni të SHBA-së.

Luçia ishte e hutuar nga ato që tha mësuesja e saj. Kush mund ta ndihmonte?

“Shkrimet e shenjta dua t’lexoj dhe, kur e bëj, çdo her’, ndiej Shpirtin t’filloj’ t’rritet n’zemrën time – një dëshmi që jan’ të vërtet’” (Children’s Songbook, f. 109).

Pamja
An Answer for Lucia

Luçia fshiu një lot. Ajo nuk donte që ta shihnin fëmijët e tjerë. Ajo e la terrenin e shkollës dhe nxitoi drejt shtëpisë.

Luçia jetonte në një ishull të vogël e të bukur. Ajo ishte e vetmja anëtare e Kishës në shkollë. Gjithë të tjerët shkonin në të njëjtën kishë. Ata e ngacmonin Luçien dhe nuk do të luanin me të ngaqë ajo ishte ndryshe.

Ai nuk ishte i vetmi problem. Ndonjëherë mësuesit e shpërfillnin Luçien kur ajo ngrinte dorën.

“Por sot ishte më e keqja!” mendoi Luçia. Ajo shkelmoi një gur në rrugë. Gjatë orëve të mësimit, mësuesja lexoi disa vargje të Biblës që Luçia nuk i kuptoi. Ato linin të kuptohej sikur Ati Qiellor, Jezusi dhe Fryma e Shenjtë ishin i njëjti person. Atëherë mësuesja tha se ishin disa kisha që nuk besonin në atë që jepte mësim Bibla. Ajo pa drejtpërdrejt te Luçia. Të gjithë në klasë qeshën.

Luçia u hutua. A nuk ishin Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë të veçantë? Çfarë po ndodhte?

Befas ajo pati një mendim të lumtur. Ajo mund të pyeste misionarët! Ata vinin në fshatin e Luçies çdo ditë. “Ata do ta dinë si të ndihmojnë!” mendoi ajo.

Kur shkoi në shtëpi, Luçia pa Motrën Braun dhe Motrën Ruiz. Ato po ndihmonin të çonin ujë me pompë në një rezervuar në çati.

Luçia e bëri pyetjen e saj menjëherë. “Përse thotë Bibla se Ati Qiellor dhe Jezusi janë i njëjti person?”

Motra Braun buzëqeshi. “Kjo është një pyetje e mirë. Pas drekës le të shohim disa shkrime të shenjta për ndihmë.”

Luçia zor se shijoi ndonjë pjesë nga çomleku i shijshëm ropa vieja që kishte përgatitur Mama. Gjithçka që ajo donte ishte përgjigjja!

Më në fund dreka mbaroi. Luçia dhe misionaret hapën shkrimet e shenjta. Ato lexuan rreth vegimit të Jozef Smithit. Pastaj ato lexuan rreth pagëzimit të Jezusit. Të dy shkrimet e shenjta tregonin se Ati Qiellor, Jezusi dhe Fryma e Shenjtë ishin të veçantë.

“Atëherë pse ato e shkrimet tjera të shenjta thonë se janë një gjë?” pyeti Luçia.

Motra Braun filloi të ndërrojë faqet. “Le të lexojmë te Gjoni 17. Këtu është ku Jezusi iu lut Atit Qiellor rreth Apostujve të Tij.”

Ato lexuan të gjitha me radhë. Në shkrimet e shenjta, Jezusi u lut që Apostujt e Tij “të jenë një” sikurse Ai dhe Ati Qiellor janë një. Luçia numëroi tri herë të ndryshme që Ai e tha atë.

“Apostujt nuk mund të bëhen të gjithë i njëjti person”, tha motra Ruiz. “Por ata mund të bëheshin një në mënyrën se si besonin dhe vepronin. Kjo është mënyra se si Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë një.”

Luçia filloi të ndiente ngrohtësi brenda saj. Ajo e dinte se ishte Fryma e Shenjtë. Ai po i tregonte asaj se ajo që tha Motra Ruiz, ishte e vërtetë.

Ati Qiellor dhe Jezusi nuk ishin i njëjti person. Por Ata ishin njësoj në atë çka Ata thanë dhe bënë. Dhe Luçia e dinte se Ata të dy e donin atë.