2018
Shpërndarja e Ushqimeve të Lehta dhe Buzëqeshjeve
Janar 2018


Le të SHNDRITË Drita Juaj

Shpërndarja e Ushqimeve të Lehta dhe Buzëqeshjeve

Pamja
Sharing Snacks and Smiles

Ne jemi Semi dhe Anastasia

Si Mund të Ndihmojmë?

Atje ku jetojmë, në Florida, SHBA, ne shohim plot njerëz që janë të pastrehë. Ne vrisnim mendjen se si mund t’i ndihmonim. Jezusi ushqeu njerëz që ishin të uritur, dhe çdo njeri ka nevojë të ushqehet! Kështu vendosëm të bënim komplete ushqimesh të lehta për raste të ngutshme.

Blerja e Furnizimeve

Miku ynë Xhoa na ndihmoi të blinim furnizime te dyqani njëdollarësh.

Bërja e Kompleteve

Ne futëm shufra drithërash, shkopinj buke me djathë dhe ushqime të tjera të lehta e të shijshme në kompletet tona. Semi madje e provoi një!

Mrekulli!

Shpërndarja e kompleteve tona na bëri të buzëqeshim. Disa njerëz thanë: “Faleminderit!” dhe “Mrekulli!”

Plot Komplete të Tjera

Nëna jonë e vendosi projektin në internet dhe dega e të rinjve në moshë madhore beqarë mësoi rreth tij. Ata bënë 100 komplete të tjera ushqimesh të lehta për strehën tonë vendore të të pastrehëve. Streha i përdori ato për të ftuar njerëz të regjistroheshin në një program në ndihmë të tyre për të marrë shtëpi. Kjo na bëri vërtet të lumtur!