2018
Le të Shndritë Drita Juaj
Janar 2018


Le të Shndritë Drita Juaj

Nga “Be a Light to the World” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 1 nëntor 2011), speeches.byu.edu.

Pamja
Let Your Light Shine

Secili prej nesh erdhi në tokë me Dritën e Krishtit. Është në dorën tonë që ta mbajmë dritën tonë duke ndriçuar fort që të tjerët ta shohin e ta ndjekin. Një nga mënyrat më të mira se si mund ta mbajmë besimin që na nevojitet, është t’i studiojmë shkrimet e shenjta dhe të lutemi.

Teksa e mbani flakën e dëshmisë suaj duke ndriçuar fort, ju do të bëheni një dritë sinjalizuese drejtësie që të shihet nga të gjithë. Shpëtimtari tha: “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej” (Mateu 5:16).

Mundësitë tona për të shndritur janë të pakufishme. Ato na rrethojnë çdo ditë. Kur e ndjekim shembullin e Shpëtimtarit, ne do të jemi një dritë në jetën e njerëzve përreth – qofshin ata pjesëtarët e vetë familjes sonë, miqtë tanë, apo krejtësisht të panjohur.

Ne mund të jemi një dritë për botën. Ashtu si vënia në punë e një çelësi drite në një dhomë të errët do ta mbushë dhomën me dritë, të qenit një shembull drejtësie mund të ndihmojë për ta ndriçuar një botë gjithnjë e më të errët.

Miqtë e mi, ne mund të jemi, ashtu siç tha Apostulli Pal: “Një shembull për besimtarët” (1 Timoteut 4:12). Ne mundet gjithmonë të na njohin si ndjekës të Krishtit dhe të bëhemi “si pishtarë në botë” (Filipianëve 2:15).