2018
Vendosni për t’u Penduar
Janar 2018


Rinia

Vendosni për t’u Penduar

Pamja
young woman

Presidenti Monson shpjegon se “përgjegjësia jonë është të ngrihemi nga të menduarit ngushtë për te vetëzotësia, nga dështimi tek arritja. Detyra jonë është të bëhemi vetja jonë më e mirë.” Shumë njerëz ia përkushtojnë muajin janar vendosjes së synimeve dhe qëllimeve për përmirësim: të buzëqeshin më shumë, të ushqehen më shëndetshëm apo të mësojnë një aftësi të re. Ndërkohë që këto qëllime mund t’ju ndihmojnë të ndryshoni për mirë, mënyra më e mirë për të ndryshuar është nëpërmjet pendimit.

Edhe pse pendimi mund të jetë i vështirë, ai është një dhuratë! Kur mbështetemi te Jezu Krishti duke u penduar për mëkatet tona, ne jemi në gjendje të rritemi dhe të përparojmë. Presidenti Monson tha: “Thelbësor për planin [e shpëtimit] është Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Pa flijimin e Tij shlyes, të gjithë do të humbnin.” Nëpërmjet pendimit, ju mund të laheni e të jeni të pastër nga mëkatet tuaja dhe të përparoni e të bëheni më shumë si Ai.

Mendoni për diçka që mund të jetë duke ju penguar të bëheni si Shpëtimtari. A është e folura juaj? A është mënyra si i trajtoni miqtë apo familjen tuaj? Pasi të keni menduar në çfarë mund të përmirësoheni, lutiuni Atit Qiellor dhe shprehni dëshirën tuaj për t’u ndryshuar. Kujtoni që, nëpërmjet fuqisë së Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti mund t’ju ndihmojë për ta mposhtur dobësinë tuaj. Sikurse Presidenti Monson dha mësim: “Dhurata e pendimit, e siguruar nga Shpëtimtari ynë, na mundëson ta ndreqim mjedisin e drejtimit tonë”.