2018
Qëllimi i Krijimit
Janar 2018


Kur Prapë të Takohemi

Qëllimi i Krijimit

Nga “Celestial Marriages and Eternal Families”, Ensign, maj 1980, f. 15–18. Drejtshkrimi dhe pikësimi të standardizuar.

Secili prej nesh mund ta bëjë shtëpinë e vet një parajsë mbi tokë.

Pamja
couple with baby

Le të marrim parasysh … qëllimin e krijimit të tokës. Shkrimet e shenjta e bëjnë të qartë se qëllimi ishte që … të sigurohej një vend për bijtë dhe bijat e Perëndisë që të jetonin në vdekshmëri dhe ta provonin veten të denjë, nëpërmjet mbajtjes së urdhërimeve, për t’u kthyer në praninë e Perëndisë nga ku erdhën.

Në vijim të krijimit të tokës, “Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë’. …

Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.

Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: ‘Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni’” (Zanafilla 1:26–28).

Kur Perëndia krijoi gruan dhe ia solli atë burrit, Ai tha:

“Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm” (Zanafilla 2:24).

Po, martesa është e shuguruar nga Perëndia dhe në vijim të asaj përmendjeje të parë të burrit e gruas, ne gjejmë shkrime të shenjta që përsëriten si provë që burrat dhe gratë u bënë bashkëshortë dhe bashkëshorte në ceremoni martesore. … Ne nuk jemi këtu vetëm që të “ha[më], pi[më] dhe dëfreh[emi]” (2 Nefi 28:7). …

Është e rëndësishme për ne që të kuptojmë, siç mund të mësojmë nga shkrimet e shenjta, se Perëndia është i përjetshëm, se krijimet e Tij janë të përjetshme dhe se të vërtetat e Tij janë të përjetshme. Prandaj, kur Ai ia dha Evën Adamit në martesë, ai bashkim do të ishte i përjetshëm. …

… Kur prindërit kuptojnë qëllimin e ekzistencës së tyre, se ata janë me të vërtetë pasardhësit shpirtërorë të Atit të tyre në Qiell dhe se ata kanë një përgjegjësi për t’u dhënë trupa të vdekshëm të tjerëve, atëherë ata gëzohen në mrekullinë e lindjes, ndërsa e kuptojnë që janë partnerë me Perëndinë në krijimin e secilit fëmijë që vjen në atë shtëpi. …

E di se, nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit dhe nëpërmjet mbajtjes së urdhërimeve të Perëndisë dhe besëlidhjeve që bëjmë me Të, secili prej nesh mund ta bëjë shtëpinë e vet një parajsë mbi tokë, ndërsa e përgatitim veten dhe fëmijët tanë për t’u kthyer tek Ati ynë Qiellor.