2016
Hapësira Jonë
Prill 2016


Hapësira Jonë

E Bekuar nga Bindja e Ligjit të së Dhjetës

Sabrina T., San-Paolo, Brazil

Pamja
young woman with cell phone

Kur isha e vogël, familja ime dhe unë kaluam shumë sprova financiare që zgjatën derisa unë isha rreth 10 vjeçe. Babai im nuk mundi të gjente punë tjetër, kështu që punonte si shitës në rrugë dhe fitonte shumë pak. Nëna ime qëndroi në shtëpi për t’u kujdesur për mua dhe vëllanë tim më të vogël.

Por ndonëse kaluam kaq shumë vështirësi, ne kishim një dëshmi për pagimin e së dhjetës dhe dhënien e ofertave të tjera. Ne me besnikëri e paguam të dhjetën tonë çdo muaj dhe kurrë nuk na mungoi gjë. Ne e dimë me siguri se u bekuam vazhdimisht për shkak të mirësisë së pafundme të Zotit dhe sepse Ai i mban premtimet e Tij kur ne jemi të bindur ndaj urdhërimeve të Tij.

Ditëve tona të sprovës financiare më në fund u erdhi fundi. Bekimet që Zoti na ka dhënë në këto pak vite të fundit, kanë qenë të mrekullueshme.

E di se për ata të cilët e paguajnë besnikërisht të dhjetën dhe i paguajnë ofertat e tyre me dashuri me qëllimin që të bekojnë jetën e të tjerëve, asgjë nuk do të mungojë dhe diçka edhe më e mirë mund të ndodhë, ashtu si me mua dhe me familjen time. Bekimet do të shtohen. Unë e di këtë. E jetova këtë.

E Ndershme në të Gjitha Gjërat

Alivsi H., Halisko, Meksikë

Në fillim të çdo semestri në shkollë, ne marrim një grup produktesh falas që përmban një fletore shënimesh, një rend ditor dhe një mostër të një produkti të rastësishëm. Për një vit unë u futa në radhë për të marrë grupin tim të produkteve dhe vura re që mostra që mora ishte veçanërisht e dobishme për mua.

Në fund të ditës, pashë që ata po jepnin dy mostra për të njëjtin produkt. Do të ishte e lehtë të hyja në radhë përsëri dhe të merrja një grup të dytë, dhe vendosa ta bëja atë gjë. Në fund të fundit, ato ishin falas dhe unë kisha nevojë për atë produkt.

Bëra një ndalesë të shpejtë në tualet, ku pashë një telefon celular që një vajzë e kishte lënë rastësisht. Ishte një nga modelet më të fundit dhe unë sapo kisha humbur telefonin tim para një jave. Por as që mendova ta mbaja. “Kjo është vjedhje”, thashë me vete.

Pastaj, gjatë rrugës për të marrë grupin e dytë të produkteve me gjëra falas, kuptova që do ishte po aq e pandershme sa mbajtja e telefonit sepse do të më duhej të gënjeja dhe të thoja që nuk kisha marrë një të tillë më parë.

Isha mirënjohëse për këtë përvojë të vogël që më dha një mësim të madh. E ktheva telefonin dhe shkova në shtëpi me vetëm një fletore shënimesh, një rend ditor dhe një mostër produkti, por me një ndjenjë të mirë që isha e vërtetë në të gjitha gjërat, pavarësisht se sa të vogla.