2016
Faleminderit për Shërbimin Tënd
Prill 2016


Shërbimi në Kishë

Faleminderit për Shërbimin Tënd

Ti mëshiron ato gra të cilat, që nga koha e Navusë, i kanë shërbyer njëra-tjetrës nëpërmjet vizitave mësimore të dashura dhe frymëzuese.

Pamja
visiting teachers

Nuk e di emrin tënd, sa vjeç je ose ndonjë gjë tjetër për ty. Gjithçka që di është se ti je mësuesja vizitore e Joanës, dhe unë e vlerësoj me gjithë zemër shërbimin tënd të ndërgjegjshëm.

Unë e di se të vizitosh një motër pak aktive si Joana (emri ka ndryshuar), nusja ime, nuk është e lehtë, sidomos kur ka mundësi që ajo të mos jetë shumë mikpritëse. Unë madje dyshoj se ajo as që donte që ti të shkoje në fillim. Por Joana më ka thënë që ke qenë shoqe e vërtetë për të, duke kaluar nga shtëpia e saj për ta parë se si po ia kalon dhe duke e pranuar ashtu siç është.

Në 19 vjet që kur Joana u martua me tim bir, kjo është hera e parë që ajo e ka përmendur ndonjëherë se ka pasur një mësuese vizitore. Kohët e fundit ajo më tregoi se sa shpesh e viziton dhe sa e kujdesshme dhe dashamirëse je përherë. Më tha se e ke ndihmuar disa herë kur ishte e sëmurë dhe madje ke ofruar që ta çosh mbesën time tek Të Rejat.

Për 10 vitet e fundit, ajo, djali im dhe familja e tyre kanë jetuar qindra kilometra larg nesh. Jam lutur që njerëz të tjerë do t’i duan dhe do të kujdesen për ta si unë dhe i jam lutur duke qarë Atit Qiellor që njerëz të tjerë t’u vinin në ndihmë atyre siç do të bëja unë nëse do të jetonin afër. Nga ajo që thotë Joana, ti je përgjigjja e lutjeve të mia.

Edhe nëse Joana dhe im bir nuk i binden Fjalës së Urtësisë dhe nuk marrin pjesë në kishë, ata prapëseprapë janë njerëz të mirë dhe i duan fëmijët e tyre. Në njëfarë mënyre sytë e tu nuk ishin të mjegulluara nga tymi i cigares së Joanës. Ti nuk e përkufizove atë nga fakti a shkonte në Kishë apo jo. Ti arrite ta njohësh atë dhe mësove se ajo është një nënë e dashur, e cila do që vajza e saj të shkojë në kishë dhe të fitojë një dëshmi. Dhe kur Joana bëri një ndërhyrje kirurgjikale, ti i solle darkën në vend që të pyesje veten nëse ajo i kishte shkaktuar vetë disa nga problemet e saj shëndetësore.

Sa mirënjohëse jam që je një shembull për mbesën time. Ajo mund të të shohë ty si dikush që kujdeset për këdo dhe bën përpjekje të mëdha për të treguar interes me dashuri. Ajo më tha se një ditë kur nuk kishe makinë, ti ece më tepër se një kilometër e gjysmë për në shtëpinë e saj bashkë me fëmijët e tu të vegjël, për t’iu çuar biskota.

“Po mendoja për ty dhe nënën tënde dhe dëshiroja të bëja diçka të kënaqshme për ju – thjesht doja”, i the asaj.

Sa do të doja të të thoja se sa shumë e vlerësoj përkushtimin tënd në thirrjen tënde si mësuese vizitore. Ti mëshiron ato gra të cilat, që nga koha e Navusë, i kanë shërbyer njëra-tjetrës nëpërmjet vizitave mësimore të dashura dhe frymëzuese. Ti e ke treguar atë shërbim dhe dashuri nëpërmjet mënyrës se si e ke vizituar dhembshurisht nusen time pak aktive.

Faleminderit.