2016
Mësoni të Luani një Himn për 10 Minuta!
Prill 2016


Mësoni të Luani një Himn për 10 Minuta!

Pamja
learn to play a hymn 1
Pamja
learn to play a hymn 2
Pamja
learn to play a hymn 3

Nëse nuk keni luajtur ndonjëherë në piano më parë por gjithmonë keni dashur të mësoni, ja ku është mundësia juaj. Gjithçka që ju nevojitet, është një tastierë muzike. Edhe nëse nuk e keni një në shtëpi, ju mund ta merrni këtë artikull me vete në një vend ku ka piano ose tastierë që të filloni të mësoni.

Ky mësim është kaq i thjeshtë dhe i lehtë saqë ju do të jeni në gjendje të luani një himn në fund të tij. Në fakt, është e mundur që ju mund ta luani melodinë e himnit në këtë mësim për rreth 10 minuta!

Gati? Le të fillojmë!

Përgatitja për të Luajtur në Piano

  1. Ndërsa uleni në piano dhe i mbështetni gishtat mbi tastierë, lëvizeni stolin prapa në një largësi të mjaftueshme kështu që bërrylat tuaj të jenë disi të përthyer.

  2. Uluni në qendër të stolit, pikërisht përballë qendrës së tastierës.

  3. Uluni në drejtim të pjesës së përparme të stolit me shpinën drejt dhe duke peshuar përpara.

  4. Mbështetini këmbët tuaja në dysheme.

  5. Uluni rehatshëm, duke mbajtur një qëndrim të mirë.

  6. Sigurohuni që të ketë ndriçim të mirë që ta shihni partiturën dhe tastierën.

  7. Ngrihuni në këmbë. Ulini duart anash dhe çlodhini. Dallojeni përkuljen e tyre të natyrshme, sikur të ishin duke mbajtur një top. Ndërsa uleni përsëri, vendosini gishtat mbi tastierë, duke e ruajtur të njëjtën përkulje të natyrshme.

  8. Vendosini duart mbi tastierë, duke i lënë gishtat tuaja të prekin pranë qendrës së zonës së madhe mbi tastet e bardhë. Mbajini pëllëmbët mbi tastierë, por mos i mbështetni ato te tastet ose në drurin poshtë tasteve.

  9. Shtypeni tastin me mollëzën e gishtit pikërisht nën majën e gishtit. Mbajeni çdo gisht të përkulur, duke e ngritur nga nyja prapa dorës suaj. Ndërsa e goditni tastin, mbajini kyçet e gishtave tuaj të përkulur.

Të Luash me Numra për Gishtat

Për t’iu ndihmuar të vendosni gishtin e saktë në çdo tast, gishtave u janë vendosur numra siç tregohet këtu. Numrat e gishtave janë shkruar pranë notave në faqe.

Vendoseni dorën tuaj mbi çdo grup me pesë taste, duke e mbajtur çdo gisht mbi një tast. Ushtrojini numrat e gishtave duke u rënë tasteve me gishtin përkatës siç tregohet. Notat me bishtat lart janë për dorën e djathtë. Notat me bishtat poshtë janë për dorën e majtë.

Si ta Luani Himnin “Një Kod’r e Blert’ Ësht’ Atje Larg”

Vendosini duart tuaja mbi tastierë siç tregohet më poshtë.

Përdorini grupet me dy dhe tre taste të zinj që t’ju ndihmojnë të gjeni pozicionin e saktë.

Luajeni këtë himn, duke ndjekur numrat e gishtave siç tregohet. Notat me bishtat lart janë për dorën e djathtë dhe notat me bishtat poshtë janë për të majtën. Ushtrojeni himnin derisa të mësoheni me të. Përdorini parimet e teknikës së mirë të vendosjes së gishtave të renditura në listën me nëntë pika.

Tani jeni njohur me lojën në piano dhe keni mësuar një melodi himni të thjeshtë. Për të luajtur himne të tjera, keni nevojë të mësoni disa parime bazë rreth goditjeve, ritmit dhe notave.

Ja ku është pjesa më e mirë: mësimi që sapo mësuat, është mësimi i parë në Kursin e Tastierës së Kishës, në dispozicion në gjashtë gjuhë nga shpërndarësi i Kishës.1 Plani i udhëzimeve të lehta për t’u ndjekur ju ndihmon të mësoni vetë ose në grupe. Ju mund të përfshini edhe të gjithë familjen tuaj në mësimin e pianos së bashku si një veprimtari për mbrëmjen familjare. Kursi mund të përfundojë në vetëm gjashtë javë.

Studime të shumta tregojnë që mësimet private të muzikës ndihmojnë të përmirësohet përqendrimi i studentit, shkëlqimi akademik dhe aftësitë e arsyetimit.2

Duke mësuar aftësi muzikore, ne i zhvillojmë talentet që Zoti na ka dhënë, shtojmë njohurinë tonë dhe mësojmë shumë mënyra të ndryshme në të cilat mund ta përdorim njohurinë tonë dhe talentet tona për të ndërtuar mbretërinë e Tij.

Shënime

  1. Për të porositur Kompletin e Kursit të Tastierës, shkoni te store.lds.org.

  2. Shih Laura Lewis Brown, “The Benefits of Music Education”, pbs.org; Jessica Velasco, “How the Arts Can Help Students Excel”, the Science of Learning Blog, 11 dhjetor 2012, scilearn.com/blog/how-arts-help-students-excel; “Music Helps Children Learn Maths”, The Telegraph, 22 mars 2012, telegraph.co.uk.