2016
Rojat në Kullë
Prill 2016


Rojat në Kullë

Pamja
watchmen on the tower

Rojat

Rojat ishin rojtarë të vendosur mbi një mur ose në një kullë me qëllim që të vëzhgonin ose paralajmëronin për rreziqe që afroheshin nga larg. Ata punësoheshin që të mbronin qytete si edhe vreshta, fusha ose kullota.

Llojet e Kullave

Kullat në muret e qyteteve ndërtoheshin zakonisht te portat ose në qoshet (shih 2 Kronikave 26:9). Si kullat e portave ashtu edhe të qosheve siguronin vendndodhje të ngritura nga të cilat të shiheshin rreziqet që afroheshin dhe të shmangeshin sulmet e armiqve (shih 2 Kronikave 26:15).

Kullat e kalave ose të kështjellave zakonisht ishin struktura që qëndronin të lira, të ndërtuara në një vend të lartë ose në vendndodhje të tjera strategjike. Ato nganjëherë ishin mjaft të mëdha aq sa të ishin një vendstrehim përfundimtar për popullsinë e një qyteti të tërë, kur ata të sulmoheshin (shih Gjyqtarëve 9:46–52).

Kullat në vreshta, fusha ose kullota ishin godina të vogla, të ndërtuara për të ndihmuar në mbrojtjen e të lashtave dhe të tufave nga vjedhësit dhe kafshët (shih 2 Kronikave 26:10; Isaia 5:2; 27:3). Shpesh, niveli më i ulët ishte një dhomë ku ruheshin veglat.

Rojat në kullë:

Kanë një largpamje më të madhe. Si shërbëtorët e thirrur dhe të autorizuar të Perëndisë, profetët veçohen nga bota, vijnë më pranë Tij dhe lejohen t’i shohin gjërat nga një këndvështrim më qiellor.

Shohin gjëra që të tjerët nuk mund t’i shohin. “Një shikues mund të dijë për gjërat që janë të shkuara dhe gjithashtu për gjërat që do të ndodhin; dhe nëpërmjet tyre të gjitha gjërat do të zbulohen, ose më mirë, gjërat sekrete do të tregohen dhe gjërat e fshehta do të dalin në dritë dhe gjërat që nuk dihen do të bëhen të ditura nga ata dhe gjithashtu gjërat do të bëhen të njohura nga ata, që përndryshe nuk do të mund të diheshin” (Mosia 8:17).

Janë vigjilentë. Profetët kanë një përgjegjësi solemne për të na paralajmëruar për rreziqet që po vijnë, dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë pavarësisht nga opinioni publik apo prirjet në shoqëri.

Paralajmërojnë për gjërat ndërsa ato janë ende larg. “Një profet e denoncon mëkatin dhe paratregon pasojat e tij. Ai është një predikues i drejtësisë. Me raste, profetët mund të frymëzohen për të parashikuar të ardhmen për të mirën e njerëzimit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Profet”, lds.org/scriptures/gs).

Ofrojnë siguri dhe mbrojtje. Duke ua vënë veshin paralajmërimeve të profetëve, ne mund të gjejmë siguri dhe t’i shmangim fatkeqësitë që mund të bien mbi ne, në mënyrë individuale ose kolektive, në qoftë se nuk bindemi.