2016
Çfarë bëjnë Apostujt?
Prill 2016


Përgjigje nga një Apostull

Çfarë bëjnë Apostujt?

Nga transmetimi mbarëbotëror Ballë për Ballë me Plakun dhe Motrën Bednar.

Pamja
what do Apostles do

Apostujt janë shërbëtorë të Zotit. Ata udhëtojnë që të vizitojnë anëtarë të Kishës nëpër botë.

Herën e parë që udhëtova si një Apostull, takova një burrë që gjendej në një moment të vështirë me të jetuarin e Fjalës së Urtësisë. I thashë: “Zoti më dërgoi këtu për të të dhënë një mesazh fare të thjeshtë: ‘Ti mund ta bësh atë. Unë të premtoj se ti do ta kesh ndihmën e Tij ndërsa përballesh me këtë sfidë.’”

A do ta dërgojë Zoti një nga Dymbëdhjetë Apostujt që t’i bjerë qark gjysmës së botës thjesht për të ndihmuar një person? Përgjigjja është po. Ai e bën këtë gjatë gjithë kohës.