Mbështetjate Vetja
Raportoni – Koha Maksimale: 25 Minuta


Pamja
ikona e raportimit
Raportoni – Koha Maksimale: 25 Minuta

Ju do të përsëritni Mprihini Aftësitë Tuaja në pjesën e mbetur të mbledhjeve tuaja.

Zotimet e Javës së Shkuar

  1. Të gjej burime çdo ditë.

  2. Të bëj kontakte çdo ditë.

  3. Të vihem në kontakt dhe të mbështes partnerin tim në veprim.

  4. Ta ushtroj dhe tregoj parimin e sotëm nga Themeli Im.

  5. Të ushtroj aftësi për kërkimin e një vendi pune.

Hapi 1: Vlerësoni vetveten (5 minuta)

Përdoreni tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në faqet ii–iii për të rishikuar zotimet tuaja të mbledhjes së fundit. Së pari, shkruani numrin e vërtetë të burimeve që gjetët dhe kontaktet që bëtë. Pastaj vlerësojeni individualisht përpjekjen tuaj për ta mbajtur secilin zotim duke i shenjuar me të kuqe, të verdhë apo të gjelbër.

Pamja
figura lidhëse e tabelës vlerësimi i përpjekjeve të mia

Hapi 2: Tregojini Grupit (10 minuta)

Secili nga ju raporton se si shkoi me zotimet e veta duke treguar synimet e numrat realë dhe duke e deklaruar “të kuqe”, “të verdhë” ose “të gjelbër” përpjekjen e vet. Tregoni çfarë shkoi mirë dhe se si ju ndihmoi Ati Qiellor.

Hapi 3: Zgjidhni Partnerë në Veprim (2 minuta)

Zgjidhni një partner në veprim nga grupi për javën që vjen. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të një familjeje.

Përdorni tani disa minuta për t’u takuar me partnerin tuaj në veprim. Prezantohuni vetë dhe diskutoni se si do të viheni në kontakt me njëri‑tjetrin gjatë gjithë javës.

Java nr.

Emri i Partnerit në Veprim

Informacioni i Kontaktit