Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Në kapitullin e mëparshëm mësuat një aftësi që ju ndihmon të punoni me mençuri: si të përputhni aftësitë tuaja me nevojat e punëdhënësit. Në këtë kapitull do të mësoni një aftësi tjetër për të “punuar me mençuri”: pohimet e fuqisë.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi mund të shohë tani se ai është përshtatje e mirë për pozicionin e ndihmës teknike të ABC Marketing. Por ai është mjaft i sigurt se njerëz të tjerë mund të kenë të njëjtat kualifikime. Ajo që e ndihmon vërtet të dallohet, janë arritjet e tij, por nuk është krejt i sigurt se si të flasë rreth tyre. Ai pyet veten se çfarë mund të bëjë për të dalë në pah si zgjedhja e qartë.

Diskutoni:Në çfarë mënyrash mund të jeni të ngjashëm me Xhoshin?

1. Lini Mbresa të Fuqishme

Lexoni:Mënyra më e mirë për të treguar se ju u përgjigjeni nevojave të punëdhënësit, është me një pohim fuqie. Një pohim fuqie përshkruan shkurt përvojat dhe arritjet tuaja të mëparshme duke treguar një shembull dhe rezultat konkret. Mendojini ato si histori të vogla. Njerëz të tjerë mund të kenë kualifikime të ngjashme, por askush nuk ka bërë saktësisht të njëjtat gjëra. Prandaj, në vend që të renditni aftësi të përgjithshme që kushdo mund t’i thotë, përdorni një pohim fuqie.

Diskutoni:Përse ishte më i miri shembulli i tretë?

Lexoni:Punëkërkuesi i tretë përdori pohim fuqie, që i mundësoi të flasë rreth diçkaje që ai ose ajo pati bërë vërtet në një mënyrë interesante, mbresëlënëse dhe tërësisht të veçantë. Ishte si një histori e shkurtër, e vërtetë. Ajo e ndihmoi punëkërkuesin e tretë të dilte në pah si zgjedhja e qartë.

2. Ndiqni Formulën e Pohimit të Fuqisë

Lexoni:Pohimet e fuqisë ndjekin një formulë shumë të thjeshtë:

Pamja
formula e pohimeve të fuqisë

Pjesë e fuqisë në një pohimi fuqie është se është e shkurtër. Dhënia e një pohimi fuqie nuk merr më shumë se 30 deri në 45 sekonda.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Le të shohim një pohim fuqie që hartoi Xhoshi pasi pa përshkrimin e vendit të punës në ABC Marketing. Ai pa se punëdhënësit i nevojitej një person me aftësi të mira për ndreqje defektesh. Vini re se si e përdori ai formulën për krijimin e pohimit të tij të fuqisë.

➀ “Unë jam i shkëlqyer në ndreqjen e defekteve. ➁ Për shembull, si teknik i zyrës së ndihmës në IT World, unë zhvillova një proces të thjeshtë për të gjetur probleme të zakonshme teknike. ➂ Si rezultat, në dy vite unë isha në gjendje të zgjidhja mbi 1 000 shqetësime në rreth gjysmën e kohës së grupit të kolegëve të mi. ➃ Unë mund ta vë po këtë ekspertizë në punë për ju.”

Diskutoni:Si do ta ndihmojë Xhoshin pohimi i fuqisë që të dalë në pah si zgjedhja e qartë?

Lexoni:Ja disa modele pohimesh fuqie për një misionar të kthyer, një pronar biznesi të vogël dhe një nënë, të cilët që të gjithë po kërkojnë vend pune. Ata përdorën të katër hapat dhe përfshinë hollësi të veçanta për t’i forcuar pohimet e tyre të fuqisë. Lexojeni me radhë me zë secilën deklaratë.

Deklaroni një aftësi ose përvojë

(“Unë jam … ”,
“Unë mundem … ” ose
“Unë kam …”)

Jepni një shembull

(“Për shembull …”)

Jepni një rezultat

(“Si rezultat …”)

Përputheni aftësinë me nevojat e punëdhënësit

Misionar i Kthyer

Unë mund të ngre dhe të motivoj ekipe.

Për shembull, si vullnetar me kohë të plotë për Kishën time, m’u kërkua të drejtoja një ekip me tetë vullnetarë të tjerë, të cilët nuk ishin të bashkuar dhe nuk po i përmbushnin synimet. Unë i dallova nevojat dhe krijova një varg të posaçëm trajnimesh dhe zotimesh që t’i ndihmoja të përmirësoheshin.

Si rrjedhojë, grupi filloi t’i arrinte dhe pastaj t’i tejkalonte synimet e veta.

Mund t’i ndihmoj ekipet tuaja të bashkohen për t’i përmbushur dhe tejkaluar synimet.

Pronar Biznesi të Vogël

Unë mund të zgjidh probleme.

Për shembull, në biznesin tonë familjar, na nevojitej një sistem për të ndjekur shpenzimet. Unë hartova një sistem ndjekjeje të ecurisë dhe dallova një furnitor që po na jepte fatura më të mëdha se ç’duhej.

Si rrjedhojë e sistemit tim, isha në gjendje t’i korrigjoja mbiçmimet dhe i kurseva biznesit tonë më shumë se 5 000 dollarë në vit.

E di se mund t’i zbatoj po këto aftësi për zgjidhjen e problemeve për ju.

Nëna

Unë kam aftësi të forta organizative.

Për shembull, si nënë, unë bashkërendoj me sukses detyrat e shkollës dhe veprimtaritë e tre fëmijëve. Kam mësuar t’ia dal me programet tona sipas orareve.

Si rrjedhojë, fëmijët e mi rrallë nuk e përmbushin një detyrë apo arrijnë vonë në një veprimtari.

Mund t’i përdor po ato aftësi organizimi për të siguruar që të mos ta humbisni asnjëherë një takim.

Diskutoni:Çfarë mësuat nga tregimi i pohimit/eve tuaj/a të fuqisë?

Lexoni:Pohimet e fuqisë janë aftësi në kërkim vendi pune që do t’ju ndihmojnë të punoni me mençuri. Ju do ta dini se po i bëni si duhet nëse pohimet tuaja të fuqisë çojnë në interes më të madh të punëdhënësit. Pohimet e fuqisë në jetëshkrim duhet të çojnë në intervista. Pohimet e fuqisë në kontakte duhet të çojnë në informacion të dobishëm apo orientime. Dhe pohimet e fuqisë në intervista duhet të çojnë në oferta për vend pune. Nëse nuk po i merrni këto rezultate, punoni për ta përmirësuar këtë aftësi.

Ushtrimi me të tjerë dhe marrja e përshtypjeve do t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Le të fillojmë menjëherë!

Diskutoni:Si do t’ju ndihmojnë pohimet e fuqisë të dilni në pah si zgjedhja e qartë?

Përfundim

Shikoni:“The Power of Power Statements” [“Fuqia e Pohimit të Fuqisë”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 70.)

Pamja
ikona e videos

Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Pohimet e fuqisë do të jenë aftësia më ndikuese e kërkimit për vend pune që mund të mësoni. Ato janë thelbësore për të punuar me mençuri.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Pohimet e fuqisë do t’ju ndihmojnë më shumë se çdo gjë tjetër që mund të bëni, që të dilni në pah si zgjedhja e qartë. Përdorini në jetëshkrimet, kontaktet dhe intervistat tuaja. Ushtrojeni këtë aftësi. Përgatitni duzina pohimesh fuqie. Lutuni për ndihmën e Atit Qiellor dhe do të shihni sukses më të madh.