Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Në këtë kapitull ju do të mësoni se si po këto parime zbatohen për të pasur sukses në punë dhe se si punësimi ndihmon në mbështetjen tuaj te vetja.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Lajme të mira! Xhuli nga ABC Marketing i telefonoi Xhoshit dhe i ofroi pozicionin si Teknik në Zyrën e Ndihmës. Ai fillon këtë javë. Xhoshi dhe familja e tij janë gëzuar pa masë! Ky është hap i madh drejt mbështetjes te vetja, që Xhoshi e di se është më shumë sesa thjesht të kesh vend pune.

Diskutoni:Si lidhet punësimi me mbështetjen te vetja?

Lexoni:Shkrimi i shenjtë na mëson: “Pasi ju nuk keni arritur deri këtu përveçse me anë të fjalës së Krishtit, me besim të patundur në të, duke u mbështetur tërësisht në meritat e atij që është i fuqishëm të shpëtojë” (2 Nefi 31:19). Ne pamë se Xhoshi punonte fort, ushtronte besim dhe u bekua me një vend pune. Sidoqoftë, thjesht të jesh i punësuar nuk do të thotë vetvetiu se dikush është i mbështetur te vetja. Ju keni nevojë gjithashtu të jeni i mirë në vendin e punës dhe ndoshta të shihni për synime më të mira punësimi. Ati Qiellor mund t’ju ndihmojë për këtë synim.

Diskutoni:Si mund t’ju bekojë Ati Qiellor në punësimin tuaj?

1. Jini një Punonjës i Shkëlqyer

Lexoni:Të qenit punonjës i shkëlqyer do t’ju ndihmojë ta mbani vendin tuaj të punës, të rriteni në punë dhe të fitoni më shumë para. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëheni më i mbështetur te vetja.

Nëse jeni në vendin tuaj të punës të parapëlqyer ose ende nuk jeni, kujtoni, ka gjithmonë vlerë e përvojë që fitohet prej çfarëdo vendi pune.

Punonjësit e shkëlqyer e shohin çdo vend pune si mundësi, edhe nëse do të parapëlqenin një vend pune më të mirë. Mos u përpiqni ta lini një vend pune derisa të keni një vend pune tjetër që ju pret. Për mundësi kërkohet punë dhe të jesh një punonjës i shkëlqyer do t’ju sjellë më shumë mundësi. Pothuajse e gjithë puna është fisnike.

Diskutoni:Përse duhet të jeni punonjës i shkëlqyer, pavarësisht nga vendi i punës?

Shikoni:“Keep it Simple” [“Thjeshtojeni Punën”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 182.)

Pamja
ikona e materialit filmik

2. Krijoni Synime Punësimi

Lexoni:Që të bëheni i mbështetur te vetja, mund t’ju duhet të merrni parasysh një gamë më të gjerë synimesh punësimi.

Përsiatni:A do t’ju ndihmojë vendi juaj i tanishëm i punës (ose vendi i punës që po kërkoni) për t’u bërë i/e mbështetur te vetja?

Lexoni:Tani që e keni një ide rreth vendit ku doni të shkoni, si do të shkoni atje? Për të përparuar në punën tuaj, ju mund të keni nevojë për aftësi apo arsimim shtesë. Ajo që keni mësuar rreth kërkimit për vend pune, do t’ju ndihmojë edhe për synimet tuaja të punësimit. Gjetja e burimeve dhe bërja e kontakteve do t’ju ndihmojë të kualifikoheni për pozicionet që mund të doni në të ardhmen.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi është i lumtur që ka një vend pune, por ai dëshiron të bëhet inxhinier rrjeti kompjuterash. Ajo punë do ta ndihmojë të fitojë më shumë dhe të jetë më i mbështetur te vetja. Për ta ndihmuar të shohë se çfarë ka nevojë të bëjë më pas, ai përdori këtë mjet.

Pozicionet që Doni

Aftësitë dhe Dija që Ju Nevojiten

Mënyrat për t’i Fituar Aftësitë dhe Dijen

Hapa të Mëtejshëm

  • Inxhinier rrjeti kompjuterash

  • Diplomë në shkencat kompjuterike

  • Certifikata për rrjet kompjuterash

  • Më shumë përvojë

  • Mbaroni shkollën

  • Kërkoni projekte të veçanta

  • Flisni me inxhinierë të tjerë të rrjeteve kompjuterikë

  • Intervista informuese me disa inxhinierë rrjeti kompjuterash

Diskutoni:Si do të ndihmojnë këta hapa të mëtejshëm për një mbështetje më të madhe te vetja?

Përfundimi

Shikoni:“Growing” [“Rritja”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 183.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Formula për kërkim të suksesshëm për vend pune është:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Po të njëjtat parime zbatohen për të pasur sukses në punë. Perëndia ju do dhe dëshiron që të jeni të mbështetur te vetja. Tregojeni besimin tuaj duke u përpjekur të jeni punonjës i shkëlqyer e duke planifikuar për një vend pune që do t’ju ndihmojë të jeni i mbështetur te vetja. Ai do t’ju bekojë ndërsa punoni fort dhe veproni me besim.