Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Në këtë kapitull ju do të mësoni një aftësi thelbësore për kërkim për vend pune: si të krijoni jetëshkrime të shkëlqyera, letra paraqitëse dhe aplikime. Kur mund të prodhoni materiale me shkrim të shkëlqyera, ju po punoni me mençuri.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi ka bërë punë të mirë duke u vënë në kontakt me individë e duke i përputhur aftësitë e tij me nevojat e punëdhënësit. Por tani Xhuli në ABC Marketing ka kërkuar një jetëshkrim. Por po ai jetëshkrim dhe ajo letër paraqitëse e vjetër që Xhoshi i ka përdorur gjithmonë, ndoshta nuk do të jenë aq të mira, pasi nuk prodhuan shumë intervista më parë. Xhoshi do që të ketë materiale me shkrim të shkëlqyera që do ta ndihmojnë të dalë në pah si zgjedhja e qartë, por si? A mund të përdorë diçka si pohimet e fuqisë? Dhe si i bëni ju jetëshkrimet dhe letrat paraqitëse që vërtet të duken të mira?

Diskutoni:Në çfarë mënyrash mund të jeni të ngjashëm me Xhoshin?

Lexoni:Materialet me shkrim – të tilla si jetëshkrimet, letrat paraqitëse dhe aplikimet – janë pjesë thelbësore e çdo kërkimi të suksesshëm për vend pune. Ju do të dëshironi të bëni një përshtypje po aq të mirë me shkrim sikurse personalisht. Secili nga jetëshkrimet, letrat paraqitëse dhe aplikimet tuaja duhet të shkruhen për vendin e punës konkret për të cilin po aplikoni. Ju do të dini se keni materiale të mira me shkrim kur merreni vazhdimisht në intervista.

Ajo që është mjaft e përhapur lidhur me materialet me shkrim, ndryshon dhe ka disa mënyra të drejta për t’i krijuar ato. Ky kapitull paraqet një informacion bazë dhe disa shembuj. Ka më shumë informacion dhe shembuj në faqet 203–213 te shtojca, që duhet ta lexoni vetë gjatë kësaj jave. Përveç kësaj, kërkoni vetë informacion dhe burime shtesë.

Këshillë:Faqe interneti të dobishme, artikuj, apo shembuj jetëshkrimi konsiderohen secila si burime.

1. Tri Parime të Thjeshta

Lexoni:Materialet me shkrim efektive ndjekin tri parime të thjeshta:

Pamja
materiale me shkrim efektive

Diskutoni:Përse do të ishin të rëndësishme këto tri parime për jetëshkrimin, letrat paraqitëse apo aplikimet?

2. Jetëshkrimet

Lexoni:Një jetëshkrim është një dokument i shkruar që përmbledh aftësitë, zotësitë dhe arritjet tuaja. Ai është si një reklamë e shpejtë e asaj se kush jeni ju.

Lexoni:Shumica e jetëshkrimeve përfshijnë tri lloje informacioni: përmbledhje, përvojë dhe arsimim e trajnim.

Informacioni përmbledhës është si një prezantim dhe është zakonisht në krye të jetëshkrimit. Ai përfshin emrin, informacionin tuaj për kontaktin dhe një përmbledhje të shpejtë të aftësive dhe përvojës suaj që kanë lidhje [me vendin e punës]. Një punëdhënës shpesh do ta shqyrtojë këtë pjesë të jetëshkrimit tuaj në vetëm tre deri në pesë sekonda dhe do të vendosë nëse do ta vijojë leximin ose do t’ju lërë jashtë.

Ju mund ta shihni se Xhoshi përdori atë që quhet titull ose përmbledhje (Teknik me Përvojë për Zyrën e Ndihmës) kështu që punëdhënësi do ta dinte menjëherë kush ishte ai si profesionist. Ai pastaj e vazhdoi me fjalë kyç dhe aftësi nga përshkrimi i vendit të punës për t’ia tërhequr vëmendjen punëdhënësit.

Pamja
shembull jetëshkrimi të mirë

Lexoni:Informacioni mbi përvojën përfshin gjëra si historia e punës dhe duhet të përfshijë disa arritje që lidhen me nevojat e punëdhënësit. Arritjet janë të ngjashme me pohimet e fuqisë, por në një jetëshkrim ju e çoni rezultatin në fillim të pohimit që të dalë në pah. Me radhë lexojini pohimet nën pjesën “Përvojë Profesionale” te jetëshkrimi i Xhoshit për të parë se si shkroi ai rreth arritjeve të tij.

Pamja
shembull jetëshkrimi të mirë

Lexoni:Informacioni për arsimimin dhe trajnimin e ndihmon një punëdhënës të kuptojë kualifikimet tuaja. Ky mund të përfshijë diploma, certifikime, kurse të veçanta dhe më shumë. Sigurohuni që ajo që përfshini të ketë lidhje, duke filluar me informacionin më mbresëlënës.

Këtu është mënyra se si Xhoshi e përfshiu informacionin e tij për arsimimin dhe trajnimin.

Pamja
shembull jetëshkrimi të mirë

3. Letrat Paraqitëse

Lexoni:Një letër paraqitëse shpesh shoqëron jetëshkrimin tuaj. Ajo funksionon si hyrje dhe duhet ta nxitë punëdhënësin ta lexojë më pas jetëshkrimin tuaj. Letra paraqitëse mund ta ndihmojë kompaninë të kuptojë përse jeni i interesuar për mundësinë dhe përse mendoni se kompania do të tregojë mençuri po t’ju punësojë ju.

Letrat e mira paraqitëse hapen me një pohim fuqie për ta tërhequr shpejt vëmendjen e lexuesit.

4. Aplikimet

Lexoni:Aplikimet përdoren zakonisht nga bizneset si pjesë e procesit të tyre rekrutues. Ato zakonisht kërkojnë informacionin tuaj bazë të kontaktit, arsimimin dhe historinë e punës. Shumë aplikime dorëzohen në internet dhe mund të marrin kohë për t’u plotësuar. Thjesht plotësimi i aplikimit mund të jetë pjesë e një procesi shqyrtimi nga punëdhënësi.

Aplikimet e mira ndjekin parimet e të qenit tërheqëse, të zbatueshme dhe me arritje duke qenë pa gabime, të lidhura me vendin e punës dhe që përshkruajnë përvojën tuaj duke përdorur pohime fuqie.

Përfundim

Shikoni:“Better Written Materials” [“Materiale me Shkrim më të Mira”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 92.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat ishin gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Shkrimi i jetëshkrimeve, letrave paraqitëse të mira dhe i aplikimeve është një aftësi për kërkimin e vendit të punës që ju ndihmon të punoni me mençuri.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Sa më i mirë bëheni në shkrimin e tyre, aq më shumë sukses do të keni. Lutuni për ndihmën e Atit Qiellor dhe mandej bëjeni punën. Ndiqeni ecurinë e çdo jetëshkrimi dhe aplikimi që dorëzoni. Kjo është të tregoni besimin tuaj. Nëse e bëni këtë, ju do të shihni se shkrimi i jetëshkrimeve bëhet më i lehtë dhe do t’ju ofrohen më shumë intervista.