Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Intervista

Zgjidhni role dhe interpretoni pjesën vijuese.

Intervistuesi: “Ç’mund të më thoni rreth vetes suaj?”

Kandidati 1: “E keni fjalën, çfarë më pëlqen të bëj? Jo shumë gjëra, në të vërtetë. Nuk kam ndonjë veprimtari të parapëlqyer apo interes në të vërtetë. Pak a shumë nuk bëj asgjë.”

Kandidati 2: “Ëëë … e po, unë …”

Kandidati 3: “O, do të më pëlqente shumë t’jua thosha. Siç mund ta shihni, shpenzoj shumë kohë duke ngritur pesha. Mendohet që të shkoj edhe në klasa për kontrollimin e zemërimit. Por kush dëshiron të shkojë tek ato? A e kuptoni se ç’dua të them?”

Kandidati 1: “Apo e keni fjalën si jam unë në punë? Në të vërtetë nuk kam qëndruar aq kohë në një vend pune që të mund ta them këtë. Mërzitem shpejt dhe thjesht ndaloj së paraqituri në punë. … Ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë.”

Kandidati 2: “Ëëë …”

Kandidati 3: “Dua të them, tipin që e jep atë orë mësimi për kontrollimin e zemërimit, … mund ta ndaj më dysh. Pra, kush do të ishte shefi im? Ju? Ej, ju nuk jeni nga ai lloj që kontrollon gjithnjë për të parë nëse jemi të zënë me punë, apo jo? Sikur jemi një tufë kalamajsh të vegjël? Shefi im i fundit e bënte atë dhe nuk e pëlqeja.”

Intervistuesi: “Përse duhet t’ju marrim në punë?”

Kandidati 2: “Duhet të më merrni në punë sepse … ëë …”

Kandidati 1: E po, unë kam nevojë për një vend pune. Mendova se mami im erdhi këtu dhe bisedoi me ju për këtë dje. Ajo tha se duhet të gjej një vend pune. Apo jo?”

Vazhdoni leximin në faqen pasuese.

Kandidati 3: “Do të ishit i marrë po të mos më merrnit në punë. Vura re kur po hyja se disa gjëra kanë nevojë vërtet të ndryshohen këtu. Është çudi që ju djema jeni ende në biznes. Unë mund ta ndreq gjithë këtë. Po. Do të më falënderonit që jua shpëtova biznesin.”

Kandidati 2: “Sepse … ëë …”

Intervistuesi: “Cila është dobësia juaj më e madhe?”

Kandidati 3: “Nuk kam ndonjë dobësi. Cila është juaja? Zotëri, i urrej pyetjet si kjo.”

Kandidati 2: Dobësi? Ëë …”

Kandidati 1: Ëëë … vjedhja. Dua të them, jo vjedhja, vërtet. Nuk ishte vjedhja. Është një histori e gjatë. Dua të them që do ta ktheja përsëri. Mendova se shefi im do të më linte ta merrja borxh për pak kohë.”

Kthehuni te faqja 99.