Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Xhoshi Punon me Mençuri

E hënë

Mbrëmë, një mik i tregoi Xhoshit për Computer Central, një kompani e përqendruar në shërbime kompjuterash. Tingëllon premtuese, prandaj Xhoshi vendos ta shohë.

Faqja e internetit e kompanisë rendit dy vende pune – Teknik Kompjuteri 1 dhe Përfaqësues Shërbimi Klientësh 2. Të dyja duken mjaft të përshtatshme. Xhoshi e përshtat jetëshkrimin e tij për secilin pozicion dhe bën kërkesa për të dyja.

Shumica e punëkërkuesve do të ishin ndalur atje dhe do të prisnin që të binte telefoni. Por Xhoshi e di se do të ketë mundësi më të mirë për t’u marrë në punë po të mund të bisedonte me menaxherët që marrin në punë.

Duke iu kthyer faqes së internetit, Xhoshi kërkon listën telefonike për këdo që mund të ndikojë te vendimi për marrje në punë. Më në fund ai gjen tre emra.

Duke e ditur se referencat janë më të efektshme se bisedat e ftohta telefonike, Xhoshi takohet me dy nga mësuesit e tij pas klasës për të parë nëse njohin ndonjë që punon për kompaninë. Ata i rekomanduan Elisa Pejtënin, sekretare pikërisht te departamenti i marrjes në punë për të dy pozicionet.

Xhoshi mëson pak më shumë rreth Elisës nga mësuesi i tij, por, për të qenë i përgatitur, ai sheh gjithashtu profilin e saj profesional në mjetet shoqërore të komunikimit. Atëherë ai i telefonon asaj, i thotë pohimin e tij Unë në 30 Sekonda dhe e pyet se me cilin duhet të bisedojë mbi 2 pozicionet për të cilat bëri kërkesë. Elisa e rekomandon te menaxheri i vërtetë i marrjes në punë – Uilliam Stivensoni – një nga tre personat që ai pati gjetur më herët.

Xhoshi e kalon pjesën tjetër të ditës së vet duke ndjekur mundësi të tjera për vend pune.

Vazhdon në faqen tjetër.

E martë

Xhoshi fillon përpjekjet e tij për vend pune duke parë profilin profesional të Uilliam Stivensonit. Më pas i telefonon atij, i thotë pohimin e tij Unë në 30 Sekonda dhe verifikon se aplikimi i tij është marrë. Pasi mëson më shumë rreth pozicionit, Xhoshi kërkon t’i dërgojë sërish një jetëshkrim të përditësuar drejtpërsëdrejti Uilliamit. Xhoshi gjithashtu mëson nga Uilliami se Sara Xhonsoni është menaxhere e marrjes në punë për pozicionin tjetër.

Xhoshi përsërit të njëjtin proces me Sarën. Duke ditur se ka pozicione ndoshta të papublikuara, Xhoshi pyet rreth nevojash të tjera të kompanisë. Sara e informon Xhoshin rreth dy pozicioneve të tjera.

Pas telefonatës, Xhoshi i përditëson të dy variantet e jetëshkrimit të tij dhe i dërgon ato tek Uilliami dhe Sara. Ai gjithashtu shkruan dhe dërgon shënime falënderimi për Elisën, Uilliamin dhe Sarën.

Xhoshi e kalon pjesën tjetër të ditës duke ndjekur mundësi të tjera për vend pune.

Pamja
tabela shifrore

Kthehuni te faqja 156.

Burime

(Njerëz, vende ose gjëra)

Kontaktet

(Komunikim punësimi)

Kontaktet Ballë për Ballë

  • Miku i Xhoshit

  • Computer Central

  • Faqja e kompanisë në internet

  • Teknik Kompjuterash 1

  • Përfaqësues i Shërbimit për Klientët 2

  • Lista telefonike e kompanisë

  • Emri i listës telefonike 1

  • Emri i listës telefonike 2

  • Emri i listës telefonike 3

  • Mësuesi 1

  • Mësuesi 2

  • Elisa Pejtëni

  • Profili i Elisës

  • Uilliam Stivensoni

  • Profili i Uilliamit

  • Sara Xhonsoni

  • Profili i Sarës

  • Vend pune i papublikuar 1

  • Vend pune i papublikuar 2

  • Bisedoi me mikun e Xhoshit

  • Dorëzoi jetëshkrimin për Teknik Kompjuterash 1

  • Dorëzoi jetëshkrimin për Përfaqësues të Shërbimit për Klientët 2

  • Takoi mësuesin 1

  • Takoi mësuesin 2

  • I telefonoi Elisa Pejtënit

  • I telefonoi Uilliam Stivensonit

  • I telefonoi Sara Xhonsonit

  • I dërgoi jetëshkrim të përditësuar Uilliamit

  • I dërgoi jetëshkrim të përditësuar Sarës

  • I dërgoi shënim falënderimi Elisës

  • I dërgoi shënim falënderimi Uilliamit

  • I dërgoi shënim falënderimi Sarës

  • Takoi mësuesin 1

  • Takoi mësuesin 2

Gjithsej: 19

Gjithsej: 13

Gjithsej: 2

Rafaeli: Vend Pune brenda 6 Ditësh!

Le të lexojmë se si e përshpejtoi Rafaeli kërkimin e tij për vend pune me një plan të përditshëm burimesh, kontaktesh dhe takimesh ballë për ballë.

“Unë isha i papunë për shtatë muaj. Pastaj dëgjova rreth programit të ri që Kisha pati filluar.Kisha nevojë vërtet për punë që të bëhesha i mbështetur te vetja, kështu që shkova me besim. Kur dëgjova rreth qasjes 15‑10‑2, isha nervoz. Dukej aq shumë punë. Mendova rreth saj dhe u luta që Ati Qiellor të më ndihmonte. Vendosa të bëja më të mirën time dhe ta provoja.

Ditën tjetër fillova me burime si interneti ose gazeta.Pas kësaj bëra kontakte. Fola me miq të mi kolegë; fola me disa miq nga kisha dhe pastaj me disa kontakte që punonin në biznese.Brenda asaj jave të shkurtër, munda të gjej 75 burime, të bëj 50 kontakte dhe të kem gjashtë intervista.Mësova pohimin tim Unë në 30 Sekonda dhe e përdora në çdo kontakt që bëra.Unë mësova rreth pohimeve të fuqisë dhe i përdora në kontaktet dhe intervistat e mia.Munda të gjej një vend pune brenda vetëm gjashtë ditësh!

Ishte vërtet një mrekulli.Kjo përvojë e ndërtoi besimin tim tek Ati Qiellor.Dëshmia ime u forcua.Unë e di se Ai nuk më braktisi kurrë në asnjë çast kur zbatova atë që kisha mësuar.E ndjeva këtë në çdo kontakt që bëra.E ndjeva te njerëzit me të cilët fola.Unë e di se Ati Qiellor ishte përkrah meje.Kjo e lumturoi aq shumë familjen time.Bashkëshortja ime ishte shumë e lumtur.Në të njëjtën kohë, ajo ndien paqe sepse jemi të mbështetur te vetja.Unë tani mund të siguroj për shtëpinë tonë dhe fëmijët tanë.”

Kthehuni te faqja 159.

Shënime