Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Aftësitë për intervistë ju ndihmojnë të punoni më me mençuri. Ngaqë intervistat janë kaq të rëndësishme, ne do t’ia kushtojmë tre kapitujt e tjerë mësimit e ushtrimit të aftësive për intervista.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Lajme të tjera të mira. Xhuli nga kompania ABC Marketing i telefonoi Xhoshit pasi mori jetëshkrimin dhe letrën paraqitëse të tij. Ajo caktoi një intervistë me të pas dy ditësh për vendin e punës të një tekniku në zyrën e ndihmës. Xhoshi gjithmonë ka qenë nervoz gjatë intervistave për vend pune dhe është i shqetësuar se çfarë pyetjesh mund t’i bëjë Xhuli. Ai është krejt i sigurt se nuk i bëri mirë dy intervistat që ka pasur deri tani, po nuk është i sigurt se çfarë mund të përmirësojë. Xhoshi do që të jetë i përgatitur.

Diskutoni:Në çfarë mënyrash mund të jeni të ngjashëm me Xhoshin?

Shikoni:“The Interview” [“Intervista”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 109.)

Pamja
ikona e videos

Lexoni:Intervistat janë një nga hapat e fundit në marrjen e një vendi pune. Qëllimi i një interviste është të marrim një ofertë për vend pune. Zoti ka premtuar: “Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni” (DeB 38:30). Nëse përgatiteni mirë, ju mund ta zëvendësoni frikën me vetëbesim.

Në këtë kapitull do të mësoni të punoni me mençuri duke zhvilluar aftësitë e mëposhtme për intervistat:

  1. Përgatituni përpara intervistës.

  2. Hapeni intervistën efektshëm.

  3. Përdoreni deklaratën tuaj Unë në 30 sekonda.

  4. Përdorni pohime fuqie.

1. Përgatituni Përpara Intervistës

Lexoni:A nuk do të ishte e mirë ta dinit se çfarë pyetjesh do t’ju bëheshin në një intervistë?

Ju mundeni.

Shumica e intervistuesve do të bëjnë një gërshetim pyetjesh të zakonshme interviste dhe pyetjesh të posaçme për vendin e punës. Ju e dini tashmë se si të përcaktoni nevojat e punëdhënësit, kështu që mund ta përdorni atë aftësi për ta kuptuar se çfarë ka gjasa t’ju kërkojë punëdhënësi. Për shembull, Xhoshi është mjaft i sigurt se do ta pyesin rreth shërbimit ndaj klientit, ndreqjes së defekteve dhe komunikimit të gjërave teknike me fjalë të thjeshta.

2. Hapeni Intervistën Efektshëm

Lexoni:Kur filloni një intervistë, ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të lënë një mbresë të parë të shkëlqyer. Si grup lexoni me radhë më poshtë listën e gjërave që duhen bërë e që nuk duhen bërë.

Bëni

Mos bëni

Vishuni një nivel më lart se standardi i veshjes i kompanisë.

Vishuni tepër thjeshtë.

Mbërrini 5–10 minuta më herët.

Jini me vonesë ose më shumë se 10 minuta herët.

Përdorni gjuhë trupore pozitive.

Përdorni gjuhë trupore negative.

3. Përdoreni Deklaratën Tuaj Unë në 30 Sekonda

Lexoni:Shpesh një nga pyetjet e para të intervistës që do t’ju bëhet, është: “Më tregoni për veten”. Një deklaratë Unë në 30 Sekonda, e përshtatur në një situatë interviste, është një përgjigje e shkëlqyer për këtë pyetje. Deklarata Unë në 30 Sekonda për një intervistë është paksa e ndryshme. Për shembull, zakonisht ju nuk keni nevojë ta përdorni emrin tuaj. Dhe në vend që të kërkoni rekomandime siç do të bënit në rrjetin e krijuar, ju e mbyllni duke treguar interes për kompaninë ose pozicionin.

Diskutoni:Përse ishte shembulli i dytë më i mirë?

4. Përdorni Pohime Fuqie

Lexoni:Pohimet e fuqisë duhet të përdoren për t’iu përgjigjur shumicës së pyetjeve të intervistave. Ato janë mbresëlënëse e të fuqishme dhe do t’ju ndihmojnë të dilni në pah si zgjedhja e qartë.

Kujtohuni të ndiqni formulën e pohimit të fuqisë:

Pamja
formula e pohimeve të fuqisë

Diskutoni:Si e bëri përdorimi i një pohimi fuqie më të efektshëm shembullin e dytë?

Përfundimi

Diskutoni:Cilat ishin gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Ju keni filluar të mësoni disa aftësi interviste që do t’ju ndihmojnë të punoni me mençuri.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Nëse jeni i përgatitur, nuk ka përse të keni frikë. Lutuni për ndihmë dhe mandej përgatituni dhe ushtrohuni sa më shumë që mundni. Në kapitullin tjetër do të mësojmë më shumë aftësi për intervistat.