Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Emi i Bie në Shenjë Intervistës së Saj

Le të lexojmë se si përgatitja dhe ushtrimi i Emit e ndihmuan që të ketë një intervistë të shkëlqyer.

“Kur mora diplomën, mendova se do të gjeja punë shpejt. E kisha gabim. Arsimi im nuk kishte mbaruar ende. Më duhej të mësoja se si të gjeja një vend pune. Kështu që iu futa punës – mësova si të krijoj një rrjet. Mësova si të bëja jetëshkrimin tim që të ketë më shumë lidhje me vendet [e punës] që kërkoja. Dhe duhej të ushtroja aftësitë e mia për intervistë. Intervistat gjithnjë më kanë bërë nervoze dhe kur bëhem nervoze, më mbahet goja dhe truri më bllokohet. Kështu që doja të përgatitesha sa më shumë që mundesha. Një mik në kishë më rekomandoi te një menaxher në një punëdhënës vendor. Menaxheri më telefonoi dhe caktuam një intervistë. Bëra një frymëmarrje të thellë dhe i ushtrova përgjigjet e mia për çdo pyetje shumë herë përpara pasqyrës dhe me miq duke përdorur deklaratat Unë në 30 Sekonda, pohimet e fuqisë, dhe kthimin e negativeve në pozitive. Gjithashtu u luta për vetëbesim dhe ndihmë nga Ati im Qiellor.

Kur erdhi dita për intervistën time, unë ende isha nervoze, por gjithashtu ndihesha e përgatitur. U vesha pak më mirë sesa veshja e zakonshme e punës dhe arrita shtatë minuta më herët. Përfundova duke u intervistuar nga një grup menaxherësh. E hapa intervistën me deklaratën Unë në 30 Sekonda dhe gjërat përparuan prej atje. Isha ushtruar thuajse për çdo pyetje që më bënë. Edhe nëse do të më bënin një pyetje që nuk e pata ushtruar, unë do të kisha diçka për të thënë sepse isha aq e familjarizuar me aftësitë për intervistë. Intervista dukej më shumë si një bashkëbisedim dhe e dija se Ati Qiellor po më ndihmonte. Kur intervista përfundoi, unë e dija se kisha dalë mirë. Disa ditë më vonë, ma ofruan vendin e punës. Unë e di se të qenit e përgatitur dhe plot lutje më ndihmuan të kem sukses në intervistën për vend punë.”

Kthehuni te faqja 123.