Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Në dy kapitujt e fundit mësuat disa aftësi interviste që t’ju ndihmojnë të punoni me mençuri. Në këtë kapitull ju do t’i ushtroni ato.

1. Ushtrimi të Bën të Përsosur

Lexoni:Ushtrimi për një intervistë do ta rritë suksesin tuaj. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më këndshëm dhe më të përgatitur kur të jeni në një intervistë të vërtetë pune.

Këtu janë disa aftësi interviste që keni mësuar:

  • Përgatituni përpara intervistës.

  • Hapeni intervistën efektshëm.

  • Përdoreni deklaratën tuaj Unë në 30 sekonda.

  • Kthejini negativet e mundshme në pozitive.

  • Bëni pyetje.

  • Mbylleni intervistën efektshëm.

Secili nga ne me radhë do të bëjë një intervistë ushtrimore.

Në secilin ushtrim ka tri role:

  1. Punëkërkuesi/ja

  2. Intervistuesi/ja

  3. Grupi që jep përshtypje

Ndërsa secili nga ju do të bëjë intervistën e vet ushtrimore, shihni së pari këtë material filmik për të parë se si duhet bërë kjo. Pastaj lexoni dhe ndiqni udhëzimet e veprimtarisë.

Shikoni:“Practice Interview Example” [“Shembull Interviste Ushtrimore”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Shihni faqen 138.)

Pamja
ikona e materialit filmik
    Diskutoni:
  • Si ju ndihmoi të ushtruarit në përgatitjen për intervistën tuaj?

  • Si mund të jetë të ushtruarit për intervistë një shprehje besimi?

Përfundim

Shikoni:“Practice Makes Perfect” [“Ushtrimi të Bën të Përsosur”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? (Shihni faqen 146.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat janë gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Të ushtruarit për intervista ju ndihmon të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të punoni me mençuri.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Ju e dini që po intervistoheni suksesshëm kur merrni oferta për vend pune. Nëse po merreni vazhdimisht në intervista, por nuk po merrni oferta për vend pune, përmirësojini aftësitë tuaja me më shumë ushtrim dhe do të shihni më shumë sukses. Ati Qiellor do t’ju bekojë që e shfaqni besimin tuaj ndërsa ushtroheni.