Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Lexoni:Formula për kërkim të suksesshëm për vend pune është:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Gjatë këtij libri, ju do të ndiqni një shteg që do t’ju ndihmojë të veproni në besim, të punoni fort dhe të mësoni aftësitë e kërkimit të vendit të punës që të punoni me mençuri. Duke u nisur nga fundi i grafikut, me radhë, lexoni secilën pjesë të figurës Shtegu drejt Një Vendi Pune më të Mirë më poshtë:

Pamja
shkalla

Lexoni:Ne do të fillojmë me bazat e besimit e të punuarit fort.

1. Veproni me Besim

Lexoni:Themeli i kërkimit të suksesshëm për vend pune është besimi. Për Atin Qiellor, të gjitha gjërat, përfshirë kërkimi për punë, janë shpirtërore. Zoti ka thënë: “Unë ju them se gjithë gjërat për mua janë shpirtërore dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë një ligj që është tokësor” (DeB 29:34).

Ngaqë marrja e një vendi pune është e rëndësishme si shpirtërisht edhe materialisht, çdo gjë që bëni për kërkimin e një vendi pune mund të jetë një veprim besimi. Ju shpresoni dhe luteni që Perëndia do t’ju bekojë me një vend punë, por veproni që ta shfaqni besimin tuaj.

Diskutoni:Çfarë lidhje ka besimi me kërkimin për një vend pune?

2. Përqendrojeni Kërkimin Tuaj

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Gjatë gjithë mbledhjeve të grupit tonë, ne do ta vërejmë dhe trajnojmë Xhoshin ndërsa ai përpiqet të zbatojë parimet dhe aftësitë e një kërkimi të efektshëm për vend pune. Xhoshin e shkurtuan nga puna dy muaj më parë pas dy vitesh si teknik shërbimi kompjuterash. Ai është i martuar dhe studion për shkenca kompjuterike. Ka një bashkëshorte dhe një fëmijë për t’i mbajtur. Xhoshi ka nevojë të gjejë një vend pune.

Xhoshi po has një kohë të vështirë për ta ditur se ku ta fillojë kërkimin e tij për vend pune. Ka aplikuar për të gjitha llojet e vendeve të punës. Javën e kaluar ai aplikoi për kamerier, agjent shërbimi klientësh, teknik kompjuterash dhe punëtor magazine. Gjithsesi, ai nuk ka pasur shumë sukses.

Diskutoni:Si lidhet përvoja juaj e kërkimit për vend pune me të Xhoshit?

Lexoni:Fillojeni kërkimin tuaj për vend pune duke ditur çfarë vendi pune doni. Duhet të jetë diçka për të cilën jeni të kualifikuar. Shumë punëkërkues nuk arrijnë ta bëjnë këtë. Njësoj si Xhoshi, ata humbasin kohë duke marrë parasysh të gjitha llojet e vendeve të punës. Do të gjeni më shpejt vend pune nëse përqendroheni vetëm te disa lloje punësh.

Nëse nuk e dini se çfarë vendi pune doni, harxhoni pak kohë duke biseduar me njerëz të tjerë dhe duke gjetur informacion të dobishëm për ta kuptuar shpejt. Shumë punëkërkues marrin një punë stabilizuese për të mbështetur veten, ndërkohë që kërkojnë ose përgatiten për një punë më të mirë. Nëse ky është rasti për ju, kujtoni këtë këshillë nga Presidenti Spenser W. Kimball: “Puna sjell lumturi, vetëvlerësim dhe begati. Ajo është mjeti i të gjitha arritjeve; ajo është e kundërta e përtacisë. Ne jemi urdhëruar të punojmë” (Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball [2006], f. 118–119). Puna është fisnike.

Xhoshi kupton se do të ketë më shumë sukses nëse përqendrohet te pozicionet për shërbim kompjuterash. Ajo bëhet synimi i tij i punësimit.

3. Punoni Fort: Përcaktoni Burime dhe Bëni Kontakte

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshit nuk i ka pëlqyer të kërkojë punë. Ai kalon disa orë çdo ditë, kryesisht duke parë lajmërime për vende pune në internet dhe duke biseduar me agjenci punësimi.

Diskutoni:Çfarë mendoni rreth nivelit të përpjekjes së Xhoshit? Sa kohë mendoni se do t’i duhet atij të gjejë një vend pune me këtë mënyrë?

Lexoni:Punëkërkuesit e suksesshëm punojnë fort. Ju merrni nga kërkimi për vend pune atë që shpenzoni për të. Sa më fort punoni, aq më shpejt e gjeni një vend pune. Puna juaj duhet të përbëhet nga gjetja e burimeve dhe bërja e kontakteve çdo ditë.

Një burim është çfarëdo burim informacioni apo lidhjeje që do të japë ndihmesë në një kërkim të suksesshëm për vend pune. Ai mund të jetë një person, vend apo send.

Një kontakt është çfarëdo komunikim punësimi me një burim. Ky mund të jetë një takim me dikë ballë për ballë, bërja e një telefonate, dërgimi i një postimi elektronik, dorëzimi i një aplikimi ose jetëshkrimi, ose dërgimi i një shënimi për ndjekje ecurie.

Sa më shumë burime të gjeni dhe kontakte të bëni, aq më shpejt do të gjeni një vend pune. Gjeni 15 burime të reja dhe bëni 10 kontakte çdo ditë për ta përshpejtuar jashtë mase kërkimin tuaj për vend pune.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Sapo Xhoshi mësoi rreth burimeve dhe kontakteve, ai filloi të veprojë.

Për shembull, dje ai bëri sa vijon:

  • Zbuloi tri kompani për të cilat është i interesuar.

  • Gjeti tri faqe interneti të dobishme.

  • Mendoi për shtatë njerëz me të cilët mund të vihej në kontakt (miq, shokë klase dhe ish‑bashkëpunëtorë).

  • Gjeti dy vende pune të hapura.

Kjo do të thotë 15 burime në vetëm një ditë!

Pastaj ai u vu në kontakt me ato burime:

  • Duke u telefonuar tri kompanive drejtpërdrejt që të mësonte më shumë rreth tyre.

  • Duke i takuar, duke u dërguar mesazhe me postë elektronike apo me telefon katër miqve të tij që t’u njoftonte se po kërkonte punë.

  • Duke aplikuar për ato dy vende pune të hapura.

  • Duke ndjekur ecurinë me dikë në të dy kompanitë për t’u siguruar që u mor informacioni i tij.

Kjo do të thotë 11 kontakte në vetëm një ditë!

Lexoni:Tani që kemi një listë me burime të mundshme, hapi ynë pasues është të vihemi në kontakt me to.

Këshillë:Mbajini burimet dhe kontaktet tuaja të organizuara me formularët te faqet 194–196 të shtojcës.

Diskutoni:Si do të shfaqë besim të punuarit fort në kërkimin tuaj për vend pune?

Përfundim

Shikoni:“It Was a Miracle” [“Ishte një Mrekulli”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 18.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat ishin disa nga gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Filloni ta zbatoni menjëherë formulën duke përcaktuar burime dhe bërë kontakte çdo ditë. Kjo shfaq besimin tuaj. Kërkojini Atit Qiellor t’ju ndihmojë e ta njohë punën tuaj si veprim besimi dhe Ai do t’ju bekojë me sukses. Në disa kapituj në vijim do të fillojmë të shqyrtojmë aftësitë që do të na ndihmojnë të punojmë me mençuri.