Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Shembull Interviste Ushtrimore

Zgjidhni rolet dhe interpretoni skenarin vijues. Në varësi të madhësisë së grupit, ju mund të luani disa role.

  • Tregimtari

  • Ndërmjetësi

  • Dejvidi (Intervistuesi)

  • Xheniferi (Punëkërkuesja)

  • Anëtar Grupi 1

  • Anëtar Grupi 2

  • Anëtar Grupi 3

Përfytyroni sikur po kërkoni në një grup të mbështetjes te vetja lidhur me bërjen e veprimtarisë së intervistës ushtrimore.

Ndërmjetësi: Pra, për të filluar me intervistat tona ushtrimore, duket se na nevojiten dy vullnetarë – njëri do të jetë intervistuesi dhe tjetri do të jetë punëkërkuesi. A ka vullnetarë?

Dejvidi: Unë do të përpiqem të jem intervistuesi për këtë radhë.

Xheniferi: Unë do të jem punëkërkuesja. Mund të filloj e para gjithashtu.

Ndërmjetësi: Bukur! Përpara se të dilni këtu përpara, Xhenifer, a mund të na tregoni shkurt rreth vendit të punës për të cilën jeni e interesuar?

Xheniferi: Sigurisht. Unë jam e interesuar për një pozicion si arkëtare në një bankë vendore.

Ndërmjetësi: Faleminderit. Tani, ejani ju lutem të dy përpara që të filloni intervistën ushtrimore. Dejvid, kujtoni që keni një skenar dhe pyetje model për t’i ndjekur si intervistuesi.

Vazhdoni te faqja tjetër.

Dejvidi (intervistuesi): Mirë se erdhët, Xhenifer. Mezi po pres të bisedoj me ju. Ju lutem, uluni.

Xheniferi (punëkërkuesja): Faleminderit.

Dejvidi (intervistuesi): Xhenifer, për ta filluar, ju lutem a mund të më tregoni pak rreth vetes suaj?

Xheniferi (punëkërkuesja): Me kënaqësi. Gjithmonë më ka pëlqyer të punoj me klientë. Kam më shumë se gjashtë vjet përvojë me shërbim ndaj klientit, përfshirë tre me një institucion tjetër financiar. Në secilin nga pozicionet e mia të mëparshme kam arritur me shpejtësi një emër të mirë për qëndrueshmëri dhe saktësi. Për shembull, te ABC Bank, m’u kërkua të kryeja kontrollin e përditshëm financiar vetëm pas një muaji në punë. Përveç kësaj, unë kam një diplomë për studime dyvjeçare në financë. Jam e sigurt se përvoja dhe aftësitë e mia do t’u përshtaten mirë nevojave tuaja.

Dejvidi (intervistuesi): Faleminderit. A mund të më tregoni ju lutem rreth një problemi që keni zgjidhur?

Xheniferi (punëkërkuesja): Po. Kur isha arkëtare në ABC Bank, po përpunoja depozitën tonë të natës dhe ishte mangët disa mijëra dollarë. E numërova edhe dy herë të tjera për të qenë e sigurt. Depozita jonë nuk kishte dalë kurrë aq shumë mangët. Fola me arkëtarët e tjerë dhe ndoqa procedurën tonë për të vërtetuar transaksionet e tyre. Isha në gjendje të zbuloja një gabim nga njëri prej arkëtarëve. Ne punuam së bashku dhe e korrigjuam shpejt gabimin. Si rezultat, ne patëm një depozitë të bilancuar dhe ishte një mundësi mësimi për arkëtarin. Unë besoj se aftësitë e mia për të zgjidhur probleme do ta ndihmojnë këtë bankë gjithashtu.

Dejvidi (intervistuesi): Faleminderit. A mund të më tregoni përse e latë pozicionin tuaj të fundit?

Vazhdoni te faqja pasuese.

Xheniferi (punëkërkuesja): Faleminderit që më pyesni. Mua më pëlqeu koha ime në ABC Bank dhe fitova përvojë të vlefshme atje. Kohët e fundit unë u shpërngula në këtë zonë për të ndjekur arsimimin tim. Si rezultat, duhej ta lija pozicionin tim. Sidoqoftë, u kënaqa shumë që gjeta një mundësi ku mund t’i vë përsëri në punë aftësitë dhe përvojën time. Unë planifikoj të jem këtu për disa vite. A i dha ajo përgjigje pyetjes suaj?

Dejvidi (intervistuesi): Po. Ju faleminderit. Xhenifer, a keni ndonjë pyetje për mua?

Xheniferi (punëkërkuesja): Po, kam. A mund të më thoni se si është një ditë normale në këtë pozicion?

Dejvidi (intervistuesi): Sigurisht. Shumica e kohës suaj do të shpenzohet duke ndërvepruar me klientët tanë. Ne kemi disa që vijnë në bankë çdo ditë, si dhe ata që kryejnë veprime nga automjeti. Ju do të ndihmoni gjithashtu që të reklamohen produkte të tjera financiare, si llogaritë rrjedhëse ose huadhëniet. Ju përmendët bilancimin e depozitave, që është një tjetër detyrë e përditshme.

Xheniferi (punëkërkuesja): Faleminderit. Puna me klientët ishte një nga gjërat e mia të parapëlqyera në pozicionin e mëparshëm.

Dejvidi (intervistuesi): Mirë. A keni ndonjë pyetje tjetër?

Xheniferi (punëkërkuesja): Jo. Faleminderit për mundësinë që të bisedoj me ju. Mezi pres të dëgjoj nga ju.

Dejvidi (Intervistuesi): Mua më pëlqeu biseda jonë gjithashtu. Do të mbetemi në kontakt. Ju faleminderit.

Tregimtari: Dejvidi dhe Xheniferi marrin frymë të lehtësuar e kthehen dhe i buzëqeshin pjesës tjetër të grupit. Grupi duartroket për ta.

Xheniferi: Në rregull, të gjithëve, si veprova unë?

Vazhdoni te faqja tjetër.

Anëtar Grupi 1: Xhenifer, unë mendova se bëre mirë shumë gjëra. Për shembull, kur Dejvidi të kërkoi t’i tregoje rreth vetes, ti i re në shenjë me një deklaratë të mirë Unë në 30 Sekonda. Ajo lidhej me punën, jo tepër e gjatë as tepër e shkurtër dhe ti madje fute një shembull të shkurtër atje për të krijuar besueshmëri. Punë e bukur!

Xheniferi: Ua, ma merr mendja se e bëra atë! Faleminderit. Çfarë tjetër?

Anëtar Grupi 2: Mua më pëlqeu që përdore pohim fuqie për t’iu përgjigjur pyetjes së Dejvidit rreth zgjidhjes së një problemi. Ti tregove një shembull të rregullimit të një depozite. Pyes veten gjithsesi, a ka shembuj të tjerë problemesh më të vështira që mund t’i kesh zgjidhur? A ishte depozita një problem i zakonshëm?

Xheniferi: Ke të drejtë. Sigurisht ishte e lidhur me nevojat e bankës, por çështjet e depozitave ishin të zakonshme. Unë do të punoj për një pohim fuqie të lidhur me një problem më të vështirë, ngaqë ajo pyetje mund të më dalë përsëri. Kjo është e mrekullueshme. Çfarë përshtypjesh të tjera keni?

Anëtar Grupi 3: Punë e bukur në kthimin e negatives në pozitive me lënien e punës suaj të fundit. Vë bast se punëdhënësi do të shqetësohej edhe rreth qëndrimit gjatë për ta. Ju u thatë se planifikonit të ishit atje për disa vite. Mendoj se kjo i ndihmoi të ndiheshin më rehat.

Xheniferi: Faleminderit.

Dejvidi: Vura re diçka me të cilën mund të doni të punoni.

Xheniferi: Oh, mirë. Çfarë ishte?

Vazhdoni te faqja pasuese.

Dejvidi: Në fund të intervistës, kur pyeta nëse kishit ndonjë pyetje, pyetja juaj e parë ishte e shkëlqyer. Sidoqoftë, vura re se ju nuk pyetët për mënyrën si të ndiqni ecurinë se si ose kur punëdhënësi do të merrte një vendim. Unë mbaj mend se kishte një këshillë nga mbyllja efektshëm e një interviste – që ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se si mund të ndjekim ecurinë. Në njëfarë mënyre kjo e vendos disi në kontrollin tonë këtë, në vend që thjesht të presim të marrim përgjigje.

Xheniferi: Ke të drejtë! Isha aq e lumtur që pata mbajtur mend të bëja çfarëdo pyetje saqë e harrova tërësisht atë. Unë do të duhet të vazhdoj të ushtrohem. Ndonjë gjë tjetër?

Anëtar Grupi 1: Mos harro t’i dërgosh Dejvidit menjëherë një kartë falënderimi!

Xheniferi: Ide e mirë. Në rregull, tani është radha ime të jem intervistuesja dhe më bie të zgjedh personin tjetër. Olivia, do të doje të vije tani? Të premtoj se do të jem e mirë!

Kthehuni te faqja 134.

Punëkërkuesi

Bëni sikur jeni në një intervistë për pozicionin e reklamuar të vendit të punës që e sollët me vete sot, ose një vend pune për të cilën interesoheni.

  • Përpara se të filloni intervistën, tregojini grupit një përshkrim të shkurtër të vendit të punës.

  • Intervistuesi do t’ju mirëpresë atëherë dhe do të fillojë intervistën.

  • Përgjigjiuni pyetjeve të intervistuesit duke përdorur aftësitë tuaja për intervistë.

  • Pasi të mbarohet ushtrimi juaj, kërkoni përshtypje nga grupi.

  • Pas diskutimit me përshtypjet, kaloni te roli i intervistuesit dhe zgjidhni personin tjetër për t’u intervistuar.

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luani rolin e intervistuesit, shkoni te faqja 144.

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luhet roli i grupit që jep përshtypje, shkoni te faqja 145.

Kthehuni te faqja 134.

Intervistuesi

Pasi punëkërkuesi i ka përshkruar punën grupit, ndiqni këtë shënim.

  • Përshëndetni intervistuesin, shtrëngoni duart dhe i thoni punëkërkuesit të ulet. Uluni. Falënderojeni që erdhi për intervistë.

  • Bëni pyetjen 1: “Më tregoni diçka rreth vetes suaj”.

  • Bëni pyetjen 2: (Zgjidhni një pyetje nga lista “Modele Pyetjesh Interviste” më poshtë.)

  • Bëni pyetjen 3: (Zgjidhni një pyetje nga lista “Modele Pyetjesh Interviste” më poshtë.)

  • Pyetja 4: “A keni ndonjë pyetje për mua?” (Ju mund të krijoni përgjigje për pyetjet e punëkërkuesit.)

  • Falënderojeni punëkërkuesin për kohën e tij apo të saj. I thoni punëkërkuesit se do ta kontaktoni lidhur me vendimin tuaj.

Modele Pyetjesh Interviste

  • Më tregoni për një kohë kur nuk ratë dakord me një mbikëqyrës dhe si e trajtuat problemin.

  • Më tregoni rreth një problemi të vështirë që keni zgjidhur.

  • Cilat janë anët tuaja të forta?

  • Cila është arritja juaj profesionale më e fortë?

  • Më tregoni për një dështim që e përjetuat në punë dhe çfarë mësuat prej tij?

  • Me çfarë lloj mbikëqyrësi punoni më mirë?

  • Çfarë pritni nga ne si punëdhënës që ju të jeni i suksesshëm?

  • Përse e doni këtë vend pune?

  • Përse duhet t’ju marrim ju në punë?

  • Çfarë ju kualifikon për këtë pozicion?

  • Cila është dobësia juaj më e madhe?

  • Përse e latë pozicionin tuaj të fundit? Ose përse po merrni parasysh ta lini pozicionin tuaj të tanishëm?

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luhet roli i punëkërkuesit, shkoni te faqja 143.

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luhet roli i grupit që jep përshtypje, shihni pjesën më poshtë.

Kthehuni te faqja 134.

Grupi që Jep Përshtypje

Roli juaj është të jepni përshtypje.

  • Vëreni si vepron punëkërkuesi. Vëzhgoni ato që ai apo ajo i bën mirë dhe çfarë mund të përmirësohet. Nxitjet nga përshtypjet më poshtë do t’ju ndihmojnë të dini se çfarë të vëzhgoni.

  • Në fund të intervistës, punëkërkuesi do të kërkojë përshtypjet. Tregojeni atë që vutë re.

Nxitjet nga Përshtypjet

  • A la personi një mbresë të parë të mirë duke shtrënguar duart dhe duke e përshëndetur intervistuesin?

  • Si ishte gjuha e trupit e punëkërkuesit gjatë intervistës?

  • A e përdori punëkërkuesi/ja deklaratën e tij/saj Unë në 30 Sekonda? A lidhej ajo me vendin e punës? A ishte tepër e gjatë apo tepër e shkurtër?

  • A i përdori punëkërkuesi pohimet e fuqisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të intervistës?

  • A kishte një mundësi për të kthyer diçka negative në pozitive? Si e bëri punëkërkuesi këtë?

  • A bëri pyetje punëkërkuesi në fund?

  • A përcaktoi punëkërkuesi cilët ishin hapat e tjerë dhe si do ta ndiqte ecurinë?

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luhet roli i punëkërkuesit, shkoni te faqja 143.

Për udhëzime mbi mënyrën se si të luhet roli i intervistuesit, shkoni te faqja 144.

Kthehuni te faqja 134.

Ushtrimi Bën Përsosmëri

Henri tregon se si ushtrimi e ndihmoi të ketë intervista të shkëlqyera.

“Unë kalova nëpër pesë cikle intervistash për ta gjetur punën time. Secili ishte i vështirë, por isha i përgatitur. Do të ishte e lehtë të shpërqendrohesha ose të lija jashtë informacione të rëndësishme rreth vetes, por siç po them, unë u përgatita … mendoj se u tejpërgatita! Disa nga intervistat e mia qenë me telefon, të tjera me pajisje për material filmik dhe e fundit ishte personalisht. Për t’u përgatitur për çdo intervistë, u ushtrova me të tjerë. Unë do t’u bëja pyetje që parashikoja se do t’ua bënte një intervistues dhe ata do të m’i bënin mua për të parë si do të reagoja. Kur erdhi koha e intervistave reale, unë isha ushtruar thuajse për çdo pyetje. Kjo solli një ndryshim tepër të madh te vetëbesimi im. Unë përdora deklaratat Unë në 30 Sekonda, pohimet e fuqisë dhe aftësi të tjera dhe e di se ishte kjo që më bëri të dallohem. Kompania e dinte se unë do të bëja një punë të mirë për ta ngaqë munda ta demonstroj suksesin tim të mëparshëm dhe isha i mirë nën presion.

Një nga aspektet më të rëndësishme të përgatitjes sime ishte lutja. Unë i kërkova Atit Qiellor të më ndihmonte të isha i përgatitur dhe i qetë. Unë bëra pjesën time gjatë gjithë ushtrimit dhe unë e di se Ai më ndihmoi ngaqë unë shfaqa besim. Unë e di se suksesi im erdhi ngaqë unë bëra përpjekjen për t’u ushtruar e përgatitur për intervistat e mia.”

Kthehuni te faqja 135.