Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Pamja
ikona e të mësuarit
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Pamja
shkalla

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Nëse do të mund ta shkurtonit kohën që ju desh për të gjetur një vend pune me 90 për qind, a do të ishit të interesuar? Ju mundeni. Në këtë kapitull do të ftoheni ta ndiqni këtë formulë në një mënyrë që do ta përshpejtojë së tepërmi kërkimin tuaj për vend pune.

Kërkimi i Xhoshit për Vend Pune

Lexoni:Xhoshi u intervistua për pozicionin te kompania ABC Marketing. Mendoi se doli mirë dhe ishte i gëzuar që ishte ushtruar. Ai duhej të dëgjonte prej tyre gjatë kësaj jave. Është i emocionuar rreth asaj mundësie, por nuk dëshiron t’i varë të gjitha shpresat atje. Ai mund të mos e marrë atë vend pune. Ai ka nevojë të marrë sa më shumë orientime të mira për vend pune që të mund të gjejë shpejt një vend pune, por si?

Diskutoni:Në çfarë mënyrash mund të jeni të ngjashëm me Xhoshin?

Lexoni:Në shumë mënyra, kërkimi juaj për vend pune ngjan shumë me këtë hinkë. Kërkohen shumë përpjekje që të bësh gjërat bazë të gjetjes së burimeve dhe të bësh kontakte deri në fund të hinkës te orientimet për vend pune, intervistat dhe ofertat për vend pune. Sa më shumë burime dhe kontakte që bëni duke punuar fort, aq më shumë intervista dhe oferta për vend pune do të merrni. Sidoqoftë, të punuarit fort nuk mjafton. Është e rëndësishme gjithashtu të punoni me mençuri që sa më shumë nga kontaktet e burimet tuaja të kthehen në orientime, intervista dhe oferta për vend pune.

Pamja
hinkë

1. Punoni Fort: 15-10-2

Lexoni:Ka një strategji kërkimi për vend pune të provuar që quhet 15-10-2, e cila shpesh e ka shkurtuar kohën që u duhet njerëzve për të gjetur punë nga 200 ditë në 20 ditë! Ajo përfshin një plan bazë për përpjekjet tuaja të përditshme në kërkim të vendit të punës.

  • Gjeni 15 burime të reja çdo ditë.

  • Bëni 10 kontakte çdo ditë.

  • Bëjini ballë për ballë dy nga ato kontakte.

Kujtoni, burim është një burim informacioni apo kontaktesh që do të ndihmojë në një kërkim të suksesshëm për vend pune. Ai mund të jetë një person, vend, apo send.

Një kontakt është çfarëdo komunikim punësimi me një burim. Ky mund të jetë një takim me dikë ballë për ballë, bërja e një telefonate, dërgimi i një postimi elektronik, dorëzimi i një aplikimi ose jetëshkrimi, ose dërgimi i një shënimi për ndjekje ecurie. Sa më personale që mund t’i bëni kontaktet tuaja, aq më shpejt do të merrni vend pune, gjë që është arsyeja përse doni të bëni të paktën dy kontakte ballë për ballë çdo ditë.

Metoda 15‑10‑2 do të shkurtojë së tepërmi kohën e kërkimit të punës. 15‑10‑2 mund të mos jetë e mundur për cilindo, prandaj përshtateni me rrethanat tuaja. Për disa, një metodë 10‑8‑2 ose edhe 7‑7‑2 mund të jetë ajo që ua lejon koha e tyre. Çështja është të bëni sa më shumë punë që mundeni në kërkimin tuaj për vend pune. Sa më shumë burime dhe kontakte që futni në hinkën tuaj, aq më shumë orientime, intervista dhe oferta për vend pune do të merrni.

Përsiatni:Si do të ishte të gjeje vend pune shpejt? Sa fort doni të punoni për të gjetur një vend pune?

2. Punoni me Mençuri

Lexoni:Ndërsa është thelbësore, vetëm të punuarit fort nuk do ta përshpejtonte kërkimin tuaj për vend pune. Ju duhet të punoni gjithashtu me mençuri.

Punëkërkuesit e efektshëm punojnë fort duke ndjekur mundësi të shumëfishta për vend pune njëkohësisht. Ata punojnë me mençuri duke gjetur e duke u vënë në kontakt drejtpërdrejt me njerëzit që mund t’i ndihmojnë për t’i marrë ato vende pune. Ata punojnë me mençuri edhe duke përshtatur mjetet e tyre të kërkimit për vend pune, të tilla si deklaratat Unë në 30 Sekonda dhe jetëshkrimet, për çdo vend pune.

Kujtoni, ju merrni nga kërkimi për vend pune atë që futni në të.

    Diskutoni:
  • Si punoi me mençuri Xhoshi?

  • Sa shpejt mendoni se mund të gjejë një vend pune Xhoshi duke punuar në këtë mënyrë?

Lexoni:Duke punuar me mençuri, Xhoshi mundi ta përshpejtonte kërkimin e tij për vend pune, të gjente sukses dhe të arrinte qëllimin ditor 15‑10‑2. Ndërsa punoni në kërkimin tuaj për vend pune, vini re sa natyrshëm çon të punuarit me mençuri tek arritja e 15‑10‑2.

Diskutoni:Tregoni planin tuaj se si do të punoni me mençuri.

Lexoni:Të punuarit me mençuri është më i efektshëm sesa thjesht të punuarit fort. Mbajeni në mendje se edhe kur punohet me mençuri, ndonjëherë gjërat nuk japin rezultat. Herë‑herë, ju nuk do të keni rezultate. Vijoni të punoni fort e me mençuri dhe kini besim. Zoti e di se çfarë po ju ndodh dhe do t’ju bekojë.

Diskutoni:Çfarë mund të bëni për të vazhduar të punoni fort dhe me mençuri, edhe kur kërkimi për vend pune është i vështirë?

Përfundimi

Shikoni:“Rafael: Job in 6 Days!” [“Rafaeli: Vend Pune brenda 6 Ditësh!”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 165.)

Pamja
ikona e materialit filmik

Diskutoni:Cilat ishin gjërat më të rëndësishme që mësuat nga ky kapitull?

Lexoni:Një kërkim i suksesshëm për vend pune ndjek këtë formulë të thjeshtë:

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

Nëse doni ta shkurtoni kohën që ju duhet për të gjetur vend pune, punoni fort dhe me mençuri. Zoti ka thënë: “Njerëzit duhet të përfshihen me zell në një kauzë të mirë dhe të bëjnë shumë gjëra me vullnetin e tyre të lirë. … Sepse është në ta fuqia, me anë të së cilës ata janë veprues për veten.” Dhe ky urdhërim vjen me një premtim: “Për aq sa njerëzit të bëjnë mirë, ata në asnjë mënyrë s’do ta humbasin shpërblimin e tyre” (DeB 58:27–28). Mbusheni hinkën tuaj me sa më shumë burime dhe kontakte të efektshme që mundni, dhe do të jeni të bekuar.