Mbështetjate Vetja
Shtojca


Shtojca

Regjistri për Gjurmimin e Kërkimit për Vend Pune

Dita 1

Burimet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Kontaktet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet:

□ □

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Dita 2

Burimet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Kontaktet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet:

□ □

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Dita 3

Burimet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Kontaktet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet:

□ □

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Dita 4

Burimet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Kontaktet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet:

□ □

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Dita 5

Burimet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Kontaktet:

□ □ □ □ □ □ □ □ □ □

Gjithsej në Ditë

Mbledhjet:

□ □

Gjithsej në Ditë

Shënime:

Formulari për Ndjekjen e Ecurisë me Kontaktin

Kontakti Personi ose organizata:

Telefoni:

Adresa:

Posta Elektronike:

Më rekomandoi:

U vura në kontakt me këtë person

  • Po

  • Jo

Data:

Çështjet e Diskutuara:

1.

2.

3.

Veprimtari për Ndjekjen e Ecurisë

1.

2.

3.

Rekomandime të Reja

1. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

2. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

Intervista dhe Vlerësimi i Takimit

Data

Bëni kopje të këtij formulari përpara se ta plotësoni. Përdoreni këtë formular për të vlerësuar intervistat dhe mbledhjet tuaja dhe ndiqni përparimin tuaj. Shtoni rekomandime të reja në listën tuaj të rrjetit.

Personi ose organizata:

Unë isha i përgatitur.

  • Po

  • Jo

  • Komente:

Unë i arrita synimet e mia.

  • Po

  • Jo

  • Komente:

Unë u prezantova mirë.

  • Po

  • Jo

  • Komente:

Çështjet e diskutuara:

1.

2.

3.

Çfarë Shkoi Mirë

Çfarë Kam Nevojë të Përmirësoj

Veprimtari për ndjekjen e ecurisë:

1.

2.

3.

Rekomandime të reja:

1. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

2. Emri:

Telefoni:

Faksi:

Posta Elektronike:

Adresa:

Krijimi i Rrjetit të Zgjeruar

Përcaktoni Vendimmarrësit

Lexoni:Përtej bisedimit me ata që njihni, ju duhet të viheni në kontakt gjithashtu me biznese. Kur viheni në kontakt me biznese, përpjekjet tuaja do të jenë më të efektshme nëse bisedoni me njerëz që marrin vendimet për punësime. Përdoreni internetin dhe faqet e mjeteve shoqërore profesionale të komunikimit për të përcaktuar se me kë duhet të flitni.

Për shembull, Xhoshi dëshiron të punojë në shërbime kompjuterash. Ai mund të shohë një kompani dhe të përpiqet të gjejë njerëz që menaxhojnë Sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Ai mund të kontrollojë listën telefonike të kompanisë ose të bëjë kërkim për njerëz të kompanisë në një faqe interneti të mjeteve shoqërore. Më pas mund t’i telefonojë kompanisë dhe t’i kërkojë me emër këta njerëz. Kur përdorni emra, është befasuese sa shpesh do të lidheni drejtpërsëdrejti me njerëzit.

Çdo biznes dhe person që gjeni, është një burim. Secili ndërveprim punësimi që keni me një biznes ose person në një biznes, është një kontakt. Sa më shumë kontakte personale që bëni me biznese dhe njerëz në ato biznese, aq më shpejt do të gjeni një vend pune.

Përdorni Tekste të Shkruara

Lexoni:Shkrimi i teksteve mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’ju përgatitur për ndërveprime të efektshme. Kjo do t’ju ndihmojë të flitni me më shumë besim te vetja dhe të keni më shumë sukses. Për t’ju ndihmuar për këtë gjë, këtu janë disa modele tekstesh për tre skenarë bazë për t’u vënë në kontakt me njerëz apo biznese.

Vënia në Kontakt me Dikë që e Njihni

Thoni: “Tungjatjeta, (emri i kontaktit), unë jam (emri juaj). A mund të flisni me mua për tre ose katër minuta?”

Shpjegoni shkurt përse po telefononi (mos u zgjatni më shumë se 15 sekonda).

Përdoreni pohimin tuaj Unë në 30 Sekonda.

Përdorni një pyetje mbyllëse për të kërkuar ndihmë (kujtohuni të përfshini kontakte, rekomandime dhe orientime).

Falënderojeni personin për kohën e tij apo të saj.

Vënia në Kontakt me Dikë që Jua Kanë Rekomanduar

Thoni: “Tungjatjeta, (emri i kontaktit), quhem (emri juaj) dhe (emri i personit që jua rekomandoi) më sugjeroi t’ju telefonoj. A mund të flisni me mua për tre ose katër minuta?”

Shpjegoni shkurt përse po telefononi (mos u zgjatni më shumë se 15 sekonda).

Përdoreni pohimin tuaj Unë në 30 Sekonda.

Përdorni një pyetje mbyllëse për të kërkuar ndihmë (kujtohuni të përfshini kontakte, rekomandime dhe orientime).

Nëse personi me të cilin po bisedoni, përmend hapjen e një vendi pune të brendshëm, kërkoni një intervistë. (Sigurohuni që të ofroni dy zgjedhje për një kohë takimi.)

Falënderojeni personin për kohën e tij apo të saj.

Vënia në Kontakt me Dikë që Nuk e Njihni (Një Biznes)

Pyetni për emrin e pronarit, menaxherit apo mbikëqyrësit.

Thoni: “Faleminderit. A mund të flas me (emri mbikëqyrësit), ju lutem?”

Kur mbikëqyrësi përgjigjet, thoni: “Tungjatjeta, (emri i mbikëqyrësit), quhem (emri juaj). A mund të flisni me mua për tre ose katër minuta?”

Shpjegoni shkurt përse po telefononi (mos u zgjatni më shumë se 15 sekonda).

Përdoreni pohimin tuaj Unë në 30 Sekonda.

Përdorni një pyetje mbyllëse për të kërkuar ndihmë (kujtohuni të përfshini kontakte, orientues, intervistë informuese etj.).

Nëse personi me të cilin po bisedoni, përmend hapjen e një vendi pune të brendshëm, kërkoni një intervistë. (Sigurohuni që të ofroni dy zgjedhje për një kohë takimi.)

Falënderojeni personin për kohën e tij apo të saj.

Intervista Informuese

Lexoni:Intervistat informuese janë një mjet tjetër i fuqishëm i krijimit të rrjetit. Në intervistat informuese ju takoheni me njerëz për të marrë këshillë mbi punën tuaj, për të mësuar më shumë rreth tyre apo punës së tyre dhe për të krijuar një lidhje të shkëlqyer. Ato ngjajnë shumë me intervistat për vend pune, por ka më pak presion për të dyja palët ngaqë nuk ka domosdoshmërisht një vend pune në mes. Sidoqoftë, nëse dilni mirë, është sikur sapo keni pasur një intervistë të shkëlqyer shqyrtuese dhe mund t’ju rekomandojnë te më shumë njerëz e mundësi. Këto intervista janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar marrëdhënie rrjeti.

Majkëlli tregoi përvojën e mëposhtme se si intervistat informuese e çuan drejt një suksesi të pabesueshëm në kërkimin për vend pune dhe karrierë.

“Kur po kërkoja punë, mësova se shumica e vendeve zihen pa u publikuar. Unë e dija se duhej të kishte diku një mundësi për mua. Nëse mund të bëja kontaktet e duhura, isha i sigurt se mund të bëja përshtypje të mirë. Disa nga kontaktet që kisha, më rekomanduan te njerëz që e dinin se punonin në sektorin që më interesonte. Unë iu drejtova atyre me telefon, postë elektronike ose personalisht. U shpjegova interesimin tim për sektorin apo kompaninë dhe i pyeta nëse mund t’u merrja 15 minuta kohë. Ata thuajse të gjithë pranuan!

Shpejt mësova se duhej të isha i përgatitur për këto biseda dhe të kisha gati disa pyetje. Mësova gjithashtu se këto bashkëbisedime ishin një proces këqyrjeje, shumë i ngjashëm me një intervistë të parë. Njerëzit po më matnin, duke parë nëse mund të isha një përshtatje e mirë për kompaninë e tyre. Nëse do të pëlqehesha, ne do të bisedonim përsëri ose do të më referonin te kontakte shtesë. Fillova ta kuptoj se intervistat informuese më dhanë fuqinë të krijoja mundësi këqyrjeje pa pritur për një intervistë formale për vend pune. Intervistat e mia informuese filluan të kthehen në intervista të vërteta për punësim, duke qenë të gjitha për vende pune që nuk ishin publikuar. Kjo kulmoi kur në një javë mora katër oferta për vende pune! Që nga ajo kohë, çdo ngritje në përgjegjësi që më është dhënë, apo çdo vend pune që kam marrë, ka qenë nëpërmjet krijimit të rrjetit dhe intervistave informuese.”

Intervista Informuese: Sugjerime për Sukses

Lexoni:Kujtohuni, kur e filloni një intervistë informuese, personi që po takoni, po ju bën një favor. Këtu janë disa sugjerime për t’ju ndihmuar që të përdorni sa më mirë kohën e personit dhe të keni një përvojë të shkëlqyer. Bëjeni me radhë, duke lexuar secili nga një sugjerim me zë të lartë ndërsa kaloni përreth grupit.

  • Përdorni një tekst të shkruar(shihni faqet 198–200) për të kërkuar për një intervistë informuese.

  • Informohuni paraprakisht rreth sektorit ose kompanisë së personit.

  • Përgatitni që më parë pyetje të përshtatshme.

  • Po të nevojitet, bëni kontakte të shumëfishta për të kërkuar të intervistoheni.

  • Mos kërkoni më shumë se 15 deri 30 minuta nga koha e një personi.

  • Mos shkoni përtej kohës së rënë dakord.

  • Përgatituni t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

    • A mund të na tregoni diçka rreth vetes?
      (Përdorni pohimin tuaj Unë në 30 Sekonda.)

    • Përse jeni i interesuar për këtë punë?

  • Ndërsa zhvillohet bashkëbisedimi, mund të jetë e volitshme të kërkoni për kontakte apo orientime të tjera.

  • Vijoni menjëherë me një falënderim.

  • Ndiqeni deri në fund çfarëdo zotimi që bëtë.

Materialet me Shkrim

Shembuj të Arritjeve në Jetëshkrime

  • Grumbullova mbi 10 000 dollarë për pesë vjet nëpërmjet planifikimit të veprimtarive, komunikimit dhe rekrutimit të vullnetarëve. (Nëna)

  • Arritanotën mesatare 9 në shkollën e mesme ndërsa punoja dhe luaja në shumë sporte duke planifikuar e duke u dhënë përparësi veprimtarive dhe detyrave. (Studenti/ja)

  • Kurseva mbi 200 000 dollarë vitin e parë me administrimin aktiv të buxhetit dhe kontrollet e përmirësuara të kostove. (Menaxheri i Biznesit)

  • Arrita një vlerësim 99 për qind të cilësisë në mijëra saldime komplekse me metale të pazakonta, krahasuar me mesataren e cilësisë së kompanisë prej 92 për qind. (Saldatori)

Këshilla për Jetëshkrimin

  1. Shkruani sipas nevojave të punëdhënësit. Shumë punëdhënës shpenzojnë më pak se 10 sekonda duke i hedhur një sy jetëshkrimit tuaj, prandaj duhet ta bëni të lehtë për ta që të shohin si u përshtateni.

  2. Mbusheni lart dhe majtas jetëshkrimin tuaj. Kur punëdhënësit i hedhin një sy jetëshkrimit tuaj, ata shohin së pari pjesët e sipërme dhe majtas, ndaj vendoseni atje informacionin tuaj më të rëndësishëm.

  3. Përdorni ndarje me pika, jo paragrafë. Bëjeni të lehtë për punëdhënësit që ta gjejnë informacionin tuaj.

  4. Përdorni formatim që është i lehtë të ndiqet. Organizojeni jetëshkrimin tuaj në një model shkallë‑shkallë, me të njëjtat lloje të informacion të lidhura, që punëdhënësit të mund ta gjejnë e kuptojnë natyrshëm përmbajtjen tuaj.

  5. Mos përdorni shabllone jetëshkrimi. Programet kompjuterike që përdorin punëdhënësit për të skanuar jetëshkrimet, që quhen sisteme ndjekjeje të kërkuesve (SNK), nuk mund t’i lexojnë shabllonet dhe shabllonet normalisht nuk duken aq mirë sa jetëshkrimet që i bëni tërësisht vetë.

  6. Mos përdorni synime. Ato janë të vjetruara dhe mund të përjashtoheni pasi keni dështuar të jeni i kohës.

  7. Përfshini një përmbledhje të qendërzuar te nevojat e punëdhënësit. Përdorni një të katërtën deri një të tretën e sipërme të faqes për të shkruar një përmbledhje të thjeshtë që përfshin një titull, një përmbledhje dhe fjalët kyç.

  8. Përdorini fjalët kyç nga përshkrimi i vendit të punës. Fjalët kyç kapin interesin e punëdhënësit dhe sistemet SNK janë programuar që t’i kërkojnë.

  9. Përshkruajini arritjet tuaja duke përdorur variantin e jetëshkrimit të pohimeve të fuqisë. Këto pohime fuqie duhet të përfshijnë hollësi me numra, përqindje, shuma në dollarë e kështu me radhë.

  10. Jepni kontekst. Duke dhënë një krahasim apo histori të vogël të një situate, ju veçoni veten nga të tjerët si ju.

  11. Përfshini gjithë përvojën tuaj arsimore, edhe nëse është ende në vijim. Sigurohuni të shënoni se është në vijim ose se ka një datë diplomimi të pritshme.

  12. Mbajeni jetëshkrimin tuaj të sistemuar. Përdorni tituj të rregullt pjesësh, formatim të rregullt dhe hapësira të mira bosh.

  13. Sigurohuni të mos ketë gabime shkrimi apo gramatikore. Këto gabime do t’ju përjashtojnë shpejt.

  14. Përdorni forma shkronjash tradicionale. Qëndroni te formate tradicionale “serif” ose “sans serif”.

  15. Mos shkoni nën madhësinë 11 pikë të shkronjave. Ju doni që jetëshkrimi juaj të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur për punëdhënësin që ta lexojë.

  16. Mbajeni jetëshkrimin tuaj në një faqe. Qëndroni te një faqe derisa të keni të paktën shtatë vite përvojë përkatëse profesionale.

  17. Përdorni të njëjtin titull për të gjitha dokumentet tuaja të karrierës. Një titull është pjesa e jetëshkrimit tuaj që normalisht përmban emrin dhe informacionin tuaj të kontaktit.

  18. Mos përfshini referenca në jetëshkrimin tuaj. Punëdhënësit e marrin me mend se keni referenca dhe nëse do t’i duan, do t’jua kërkojnë.

  19. Kthejeni jetëshkrimin tuaj në format PDF. Nëse e dërgoni me postë elektronike ose e dërgoni elektronikisht jetëshkrimin tuaj, kthejeni në dokument PDF. Nëse nuk e bëni këtë, keni rrezikun që programi kompjuterik i punëdhënësit të mos përputhet me tuajin. Kjo mund të çojë te ndryshimi i formatimit dhe që punëdhënësi të mos jetë në gjendje ta lexojë jetëshkrimin tuaj.

  20. Kërkoni ndihmë për kompjuterin. Gjeni miq, burime familjare, komunitare ose mjete në internet që t’ju ndihmojnë të krijoni dokumente që duken shkëlqyeshëm.

Këshilla për Letrat Paraqitëse

  1. Shkruajeni posaçërisht për biznesin, organizatën apo rastin e vendit të punës së mundshme.

  2. Përdorni pohime fuqie për ta tërhequr interesin e lexuesit dhe për t’ju veçuar. Në letrat tuaja paraqitëse, përdorni stil të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë shkrimi.

  3. Shkruani shkurt. Zakonisht letra paraqitëse nuk duhet të jetë më shumë se tre paragrafë të thjeshtë e kurrë më shumë se gjysmë faqe.

  4. Kërkoni një intervistë.

  5. Përdorni të njëjtin titull në të gjitha dokumentet tuaja të karrierës. Një titull është pjesa e jetëshkrimit tuaj që normalisht përmban emrin dhe informacionin tuaj të kontaktit.

Këshilla për Aplikimin

  1. Shkruajeni për vendin e punës.

  2. Përdorni arritje për të përshkruar përvojën tuaj të punës.

  3. Plotësojeni informacionin tërësisht dhe saktësisht.

  4. Sigurohuni të mos ketë gabime shkrimi apo gramatikore.

  5. Gjeni fjalët kyç dhe përdorini te aplikimi juaj.

Jetëshkrimi Kronologjik

Një jetëshkrim kronologjik rendit përvojën tuaj të punës në rend kronologjik duke filluar nga pozicioni juaj më i fundit.

Ky format së pari ju lejon të tregoni gjithë historinë tuaj të punës, por mund të mos tregojë efektshëm se si i përshtateni më mirë pozicionit për të cilin po kërkoni.

Pamja
jetëshkrimi i Klarkut

Jetëshkrimi Funksional

Një jetëshkrim funksional rendit aftësitë dhe përvojat tuaja që kanë lidhje [me vendin e punës]. Ky format ju lejon të theksoni se si i përshtateni më mirë pozicionit për të cilin po kërkoni.

Pamja
jetëshkrimi i Hillsit

Jetëshkrimi i Kombinuar

Një jetëshkrimi i kombinuar rendit aftësitë, përvojat dhe historinë tuaj të punës. Ky format ju lejon të theksoni se si i përshtateni më mirë vendit të punës për të cilin po kërkoni, ndërsa jep gjithashtu një histori kronologjike të punës.

Pamja
jetëshkrimi i Hernandesit

Faqja 2 në faqen pasuese.

Pamja
jetëshkrimi i Hernandesit faqe 2

Model Letre Paraqitëse 1

Pamja
letra paraqitëse e Klarkut

Model Letre Paraqitëse 2

Pamja
letra paraqitëse e Hillsit

Model Letre Paraqitëse 3

Kthimi i një Negativeje në Pozitive

Negative e Mundshme

Shqetësimi Real i Punëdhënësit Mund të Jetë

Më i kualifikuar nga sa kërkohet

Pritshmëri për pagë të lartë

Do të lëvizë shpejt në një pozicion më të mirë

Boshllëqe në historinë e punësimit

Mund të mos jetë i besueshëm

Nuk do të qëndrojë në punë

Pa përvojë të drejtpërdrejtë

Trajnimi mund të jetë i shtrenjtë dhe të kërkojë kohë të gjatë

I paaftë për ta bërë punën

Punëtor më i ri në moshë

Mungesë pjekurie

Mungesë përvoje

Punëtor më i moshuar

Aftësi e vjetruar

Mund ta lërë pozicionin herët

Mungesë përvoje pune

Aftësi për të mësuar

Të përshtaturit te një vend pune

Etikë pune

Mungesë diplome apo vërtetimesh për aftësi

Njohuri të pamjaftueshme për ta bërë punën

Mund t’i nevojitet trajnim

Shumë lloje vendi pune në një periudhë të shkurtër kohe

Mund ta lërë pozicionin herët

Mungesë angazhimi

I pushuar ose i shkurtuar nga pozicioni i mëparshëm

Nuk shkon mirë me të tjerët

Etikë pune e dobët

Ka qenë pa punë kohët e fundit

Aftësi të vjetruara

Të përshtaturit te një vend pune

Mund të ketë nevojë për trajnim

Historia kriminale

Jo i besueshëm

Vazhdoni te faqja pasuese.

Këtu janë disa pyetje model për intervistë, në të cilat do të dëshironit ta ktheni një negative në pozitive.

  • Përse e latë pozicionin tuaj të fundit?

  • Cili ishte dështimi juaj më i madh në punë dhe çfarë mësuat prej tij?

  • Cila është dobësia juaj më e madhe?

  • Më tregoni rreth një kohe kur nuk ratë dakord me bosin tuaj.

  • Më tregoni për një kohë kur punuat me një klient ose bashkëpunëtor të vështirë.

Bini në Ujdi Efektshëm

Ju duhet t’u përgjigjeni vetë disa pyetjeve përpara se të hyni në ujdi për punësim. Lista vijuese mund të jetë e dobishme.

  • Cili është niveli më i ulët i pagës që mund ta pranoni?

  • Sa paguan në përgjithësi sektori për aftësitë tuaja?

  • Cilat përfitime janë të rëndësishme për ju?

    • Shërbim shëndetësor

    • Dalja në pension

    • Leja shëndetësore

    • Leja për pushime vjetore

    • Shpërblime

  • Si ndiheni rreth udhëtimit vajtje‑ardhje në punë?

  • Si ndiheni rreth orarit të punës?

Parashikoni fusha që mund të paraqesin probleme dhe pastaj renditni disa variante për t’i zgjidhur ato çështje.

Shënime