Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Hera e 16‑të Doli me Sukses

Lexoni:Le të lexojmë rreth mënyrës se si u përmirësua fuqishëm kërkimi i Isabelës për vend pune kur ajo filloi t’i përputhte aftësitë e saj me nevojat e punëdhënësit.

“Isha duke kërkuar punësim për më shumë se një muaj. Ishte një fabrikë në qytetin tim ku doja të punoja dhe ata kishin shpesh pozicione të lira. Unë isha e mirëkualifikuar për pozicionin, kështu që fillova të aplikoj. Aplikova 15 herë për të njëjtin pozicion, por nuk u thirra kurrë për intervistë. Sigurisht që po dërgoja të njëjtin jetëshkrim përsëri e përsëri duke pritur një rezultat të ndryshëm. Atëherë mësova rreth gjetjes së nevojave të punëdhënësit dhe kjo ndryshoi gjithçka.

Unë kontrollova përshkrimin e vendit të punës dhe gjeta aftësitë dhe përvojën kyç. Kur i shoh jetëshkrimin dhe aplikimin që pata dërguar, ato nuk ishin aspak afër asaj çka i nevojitej punëdhënësit. Nuk ishte çudi që nuk më patën telefonuar. Kështu që unë gjeta aftësitë dhe arritjet e mia që përputheshin me nevojat e punëdhënësit dhe aplikova për të 16‑n herë. Dy ditë më vonë më telefonuan për intervistë! Ata më ofruan një pozicion sapo mbaroi intervista dhe unë fillova punë po atë javë. Përputhja e aftësive të mia me nevojat e punëdhënësit ishin çelësi për suksesin tim.”

Kthehuni te faqja 51.