Mbështetjate Vetja
Burimet


Pamja
ikona e burimeve
Burimet

Ishte një Mrekulli

Xhoni tregon atë që mësoi kur zbatoi formulën e suksesit në kërkimin e tij për vend pune.

Veproni me Besim + Punoni Fort + Punoni me Mençuri = Sukses

“Unë pata një punë të shkëlqyer dhe isha i mirë në të. Pronari im ishte i kënaqur me punën që bëja dhe ajo e bënte të lehtë të bëje punë të mirë për të. Gruaja ime dhe unë patëm dy vajza të mrekullueshme dhe një foshnjë që do të lindte së shpejti. Për një familje të re, dukej sikur kishim gjithçka që na duhej, sidomos një të ardhme të mirë.

Dhe atëherë gruaja ime u sëmur. Ne bëmë më të mirën që mundnim derisa mësuam se ajo kishte nevojë për kujdes mjekësor që ishte 800 kilometra larg. Kështu që sigurisht u zhvendosëm. Unë i sistemova atë dhe fëmijët dhe u ktheva te puna ime derisa të mund gjeja diçka më afër familjes. Nuk mendoja se do të zgjaste shumë; unë isha me kualifikim të mirë e më parë nuk kisha pasur kurrë probleme për të gjetur një vend pune. Isha i sigurt se mund ta zgjidhja vetë, por për disa arsye nuk munda të gjej gjë.

Javët u zgjatën në muaj. Unë po punoja në një qytet dhe kërkoja vend pune në një tjetër, e gjitha ndërkohë që shqetësohesha për gruan dhe familjen time. Ishte një betejë në humbje. Kisha nevojë për ndihmë. Unë nuk mund ta bëja i vetëm. Iu drejtova Atit tim në Qiell. Agjëroja dhe lutesha. Kërkimi im për vend punë u kthye në një ushtrim besimi. Punoja shumë fort, duke i kërkuar Zotit të më bekonte për përpjekjet e mia. Por shpejt e kuptova se puna e fortë nuk mjaftonte. Më duhej të punoja me më shumë mençuri. Kishte mënyra më të mira për kërkim vendi pune – aftësi që duhej t’i mësoja dhe t’i përmirësoja.

Kur gërshetova besimin, të punuarit fort dhe aftësitë e përmirësuara, gjërat u bënë më mirë. Fillova të merrem në intervista dhe atëherë doli një vend pune i shkëlqyer. Ishte tmerrësisht e vështirë të isha i veçuar nga familja ime dhe të kaloja përmes një kohe të tillë të vështirë. Por dha rezultat dhe unë mësova aq shumë. Kjo vërtet ishte një mrekulli për familjen time. Unë jam falënderues që e pata këtë përvojë dhe i jam aq mirënjohës Atit Qiellor që më bekoi gjatë gjithë rrugës.”

Kthehuni te faqja 13.