Seminari
Njësia 14: Dita 3, Mosia 28–29


Njësia 14: Dita 3

Mosia 28–29

Hyrje

Pasi kthimit të tyre në besim, bijtë e Mosias ndien një dëshirë të fortë për t’ua predikuar ungjillin lamanitëve. Mbreti Mosia e mbështeti vendimin e tyre, por atëherë ai u la pa pasues për fronin e tij dhe pa kujdestar për analet e shkrimeve të shenjta. Ai ia dha Almës (birit të Almës) përgjegjësinë për analet. Në vend që të caktonte një mbret tjetër, ai themeloi një sistem gjykatësish si formën e re të qeverisjes.

Pamja
Mosia dhe bijtë

Mosia 28:1–9

Bijtë e Mosias dëshirojnë t’u predikojnë lamanitëve

Anash secilës prej thënieve pasuese, renditni në mënyrë të shkallëzuar dëshirat tuaja në fushat në vijim. Përdorni një sistem të shkallëzuar nga 1 në 10 (1-shi tregon “asnjë dëshirë” dhe 10-ta tregon një “dëshirë mjaft të fortë”).

  • Unë kam një dëshirë të sinqertë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë lumturi të përjetshme.

  • Unë jam i gatshëm të sakrifikoj për t’i ndihmuar të tjerët.

  • Unë kam dëshirë të ndaj ungjillin me të tjerët.

  • Nëse jeni një i ri, vlerësoni dëshirën tuaj për të shërbyer një mision kohëplotë. (Nëse jeni një e re, ju gjithashtu mund të zgjidhni të vlerësoni dëshirën tuaj.)

Përsëritni Mosian 27:8–10 dhe përcaktoni se si Alma dhe bijtë e Mosias do t’i kishin renditur thëniet e mësipërme përpara kthimit të tyre në besim.

Tani lexoni Mosian 28:1–3 dhe përcaktoni se si bijtë e Mosias ndryshuan në fushat e vendosura më sipër. Ndërsa lexoni, kujtoni që fjala mbaro[j] i referohet të qenit i humbur shpirtërisht.

Shkruani përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve vijuese:

Me cilët dëshironin ta ndanin ungjillin bijtë e Mosias?

Nga ajo çfarë keni studiuar te Libri i Mormonit deri më tani, çfarë vështirësish apo rreziqesh mund të kishin hasur bijtë e Mosias në një mision te lamanitët?

Lexoni Mosian 28:4 dhe merrni parasysh se si do ta rithoshit atë me vetë fjalët tuaja. Vini re se si kthimi në besim i bijve të Mosias ndikoi në dëshirën e tyre për të shpërndarë ungjillin. Te Mosia 28:1–4 ne mësojmë parimin: Ndërsa kthimi ynë në besim thellohet, dëshira jonë për të shpërndarë ungjillin rritet.

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (ju mund të dëshironi ta shkruani atë në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë Mosias 28:1–4): “Thellësia e dëshirës sonë për të shpërndarë ungjillin është tregues i madh i masës së kthimit tonë vetjak në besim” (“Sharing the Gospel”, Ensign, nëntor 2001, f. 7).

Te fjalia e parë e Mosias 28:4, shenjoni se si bijtë e Mosias u ndikuan në dëshirën e tyre për të shpërndarë ungjillin. Vini re se Shpirti i Zotit ka një rol të rëndësishëm në rritjen e dëshirës sonë për ta shpërndarë ungjillin.

  1. Përgjigjiuni një prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si është rritur dëshira juaj për të shpërndarë ungjillin ndërsa keni forcuar dëshminë tuaj?

    2. Çfarë përvojash në jetën tuaj ju kanë bërë të dëshironi ta ndani ungjillin me të tjerët?

    3. Nëse nuk ndieni se keni një dëshirë të fortë për të shpërndarë ungjillin në këtë kohë, çfarë mund të bëni për ta forcuar atë dëshirë? (Lexoni Almën 17:2–3.)

  1. Përfytyroni një të ri i cili është anëtar i Kishës, por ka pak ose aspak dëshirë për të shërbyer një mision kohëplotë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruajini një letër, duke sugjeruar se çfarë mund të bëjë ai për të rritur dëshirën e tij për të shpërndarë ungjillin. Ju mund të dëshironi të përmendni se çfarë e ka thelluar kthimin tuaj në besim tek ungjilli i Jezu Krishtit dhe të sugjeroni veprimtari ose përvoja të ngjashme për këtë të ri. Mbani mend ndërsa shkruani se kthimi më i madh në besim do të çojë në një dëshirë më të rritur për ta ndarë ungjillin me të tjerët.

Ndërsa vazhdoni me studimin e Mosias 28, përfytyroni se si do të ndiheshit nëse dikush që e doni, do të dëshironte të shkonte të jetonte mes njerëzish të dhunshëm të cilët i urrenin njerëzit që nuk ishin si ata. Lexoni Mosian 28:5–9 dhe përcaktoni se përse Mosia i la bijtë e tij të shkonin në një mision kaq të rrezikshëm. Në librin e Almës, ju do të mësoni rreth “shumë [vetëve që] do të besojnë në fjalët e tyre” (Mosia 28:7) – mijëra lamanitëve që u kthyen në besim si rezultat i përpjekjeve të bijve të Mosias.

Mosia 28:10–20

Mosia përkthen fletët e jareditëve dhe ia jep Almës të gjitha analet që mbajti

Pjesa e mbetur e Mosias 28 shënon se mbreti Mosia po mplakej dhe ndjeu nevojën për të zgjedhur kujdestarin pasues të analeve të shenjta përpara se të vdiste. Për dy brezat paraardhës, mbreti ia kishte dhënë fletët mbretit pasues. Por ngaqë bijtë e mbretit Mosia kishin shkuar në misione, ai nuk kishte asnjë bir që ta trashëgonte fronin dhe për pasojë nuk kishte një kujdestar për analet. Përfshirë në këto anale ishin fletët e jareditëve, të cilat Mosia i përktheu me anë të fuqisë së Perëndisë (shih Mosia 28:11–19).

Pamja
kurorë
Pamja
fletët e arta

Nëse do të zgjidhnit dikë për t’u kujdesur për analet e shenjta, çfarë karakteristikash do të dëshironit që të kishte personi?

Përshkruani se si do të ndiheshit nëse dikush do t’ju zgjidhte ju për t’u kujdesur për fletët.

Lexoni Mosian 28:20 dhe kërkoni emrin e personit që Mosia e zgjodhi për t’u kujdesur për fletët.

  1. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë ju mëson vendimi i mbretit Mosia rreth ndryshimit të zemrës së Almës. (Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund t’ju duhet të rishikoni veprimet e mëparshme të Almës të shënuara te Mosia 27.) Gjithashtu, shpjegoni se si mirëbesimi i Mosias tek Alma mund t’iu japë shpresë atyre që pendohen.

Mosia 29

Populli i Mosias zgjodhi një sistem gjykatësish si formën e re të qeverisjes

Pamja
Alma si gjykatës

Siç shënohet te Mosia 29, mbreti Mosia propozoi që qeverisja nefite të mos drejtohej më nga një mbret, por nga një sistem gjykatësish. Lexoni e krahasoni Mosian 23:7–8 dhe Mosian 29:13, 16–18. Sipas këtyre shkrimeve të shenjta, nën çfarë rrethanash apo kushtesh është një monarki (të qenit të qeverisur nga një mbret ose mbretëreshë) një formë e mirë e qeverisjes? Përse Mosia i këshilloi nefitët kundër vazhdimit të monarkisë së tyre?

Lexoni Mosian 29:11, 25 dhe rrethoni përgjigjet vijuese që tregojnë se çfarë tha Mosia rreth mënyrës se si gjykatësit duhej ta gjykonin popullin: a) me mëshirë të madhe, b) sipas ligjeve, c) sipas urdhërimeve të Perëndisë, d) me saktësi.

Lexoni Mosian 29:26, 30, 33–34, 37–38 dhe zbuloni rolin e popullit në formën e re të qeverisjes të propozuar nga mbreti Mosia.

  1. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se përse besoni se është e rëndësishme që çdo qytetar i një vendi të “mbajë pjesën e tij” në shërbimin ndaj vendit të tij apo të saj (Mosia 29:34).

Alma u caktua të ishte kryegjykatësi i parë dhe ai e përmbushi rolin e tij me drejtësi (shih Mosia 29:41–43).

Me vetë fjalët tuaja, shkruani një parim që keni mësuar nga Mosia 29:

Një parim që na mëson ky kapitull, është: Çdo person ka për detyrë që t’i përkrahë ligjet dhe udhëheqësit e drejtë.

  1. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një mënyrë se si ju mund t’i mbështetni ligjet dhe udhëheqësit e drejtë në vendin tuaj.

  2. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Mosian 28–29 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: