Seminari
Njësia 22: Dita 4, Helamani 6–9


Njësia 22: Dita 4

Helamani 6–9

Hyrje

Pas përpjekjeve misionare të Nefit dhe të Lehit, lamanitët u rritën në drejtësinë e tyre. Për fat të keq, gjatë po kësaj kohe nefitët u bënë të ligj dhe mbështetën hajdutët e Gadiantonit, duke bërë që Shpirti i Zotit të largohej prej tyre. Profeti Nefi profetizoi se, në qoftë se nefitët vazhdonin të jetonin në ligësi, ata do të mbaronin. Në përgjigje, gjyqtarë të korruptuar i nxitën shumë prej njerëzve në zemërim kundër Nefit, ndërsa disa njerëz e mbrojtën me guxim profetin. Si një dëshmi se fjalët e tij do të plotësoheshin, Nefi zbuloi se kryegjykatësi ishte vrarë nga vëllai i vet. Kur fjalët e Nefit u vërtetuan, disa njerëz e pranuan atë si profet.

Helamani 6

Lamanitët bëhen të drejtë dhe luftojnë kundër hajdutëve të Gadiantonit, ndërsa nefitët përkrahin lidhjet e fshehta

  1. Vizatoni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, duke lënë hapësirë për të shkruar sipër dhe poshtë skicës:

    Pamja
    shigjetë me drejtim lart

    Ndërsa keni studiuar librin e Helamanit, ju keni parë se nefitët bënë zgjedhje të cilat çuan në largimin e Shpirtit të Zotit nga jeta e tyre, ndërsa lamanitët bënë zgjedhje që e ftuan Shpirtin të shtohej në jetën e tyre. Lexoni Helamanin 6:1–5, 16–17, 34–36; kërkoni ato që bënë lamanitët që bënë që Shpirti i Zotit të shtohej dhe shkruajini ato mbi shigjetën e sipërme. Në po të njëjtat vargje, kërkoni ato çfarë bënë nefitët që bënë që Shpirti i Zotit të pakësohej dhe shkruajini ato nën shigjetën e poshtme.

Një parim i rëndësishëm që mund të mësojmë nga nefitët dhe lamanitët, është: Kur i besojmë dhe u bindemi fjalëve të Zotit, Ai do të derdhë Shpirtin e Tij mbi ne. E kundërta e këtij parimi është gjithashtu e vërtetë: Nëse nuk jemi të gatshëm t’i besojmë dhe t’u bindemi fjalëve të Zotit, Shpirti i Zotit do të largohet nga ne.

Shikoni çfarë keni shkruar te skica në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Mendoni se si ato veprime në gjysmën e sipërme janë shembuj të të qenit të gatshëm për t’i besuar dhe për t’iu bindur fjalëve të Zotit, ndërsa ato poshtë janë shembuj të të qenit të pandjeshëm dhe jo të gatshëm për ta dëgjuar Zotin.

  1. Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Zgjidhni një nga veprimet pozitive (në gjysmën e sipërme të skicës suaj) që jeni duke e bërë ose e keni bërë në jetën tuaj. Si e ka ftuar ky veprim Shpirtin e Shenjtë në jetën tuaj?

    2. Shikoni veprimet në gjysmën e poshtme të skicës suaj. Përse dëshironi ta shmangni bërjen e këtyre gjërave?

Zgjidhni një gjë që mund të bëni për ta ftuar Shpirtin e Zotit të shtohet në jetën tuaj, dhe përpiquni të punoni me të në javën e ardhshme.

Helamani 7

Nefi u predikon nefitëve të ligj dhe i urdhëron të pendohen

Profeti Nefi shërbeu si misionar në tokën në veri për gjashtë vjet. Ai u kthye në shtëpinë e tij pasi u përpoq t’i mësonte nefitët, të cilët i kishin refuzuar fjalët e tij dhe kishin mbetur në gjendjen e tyre të ligë. Ai ishte tepër i shkurajuar. Lexoni Helamanin 7:6–11 për të mësuar se çfarë bëri Nefi.

Pasi populli u mblodh për ta dëgjuar Nefin të lutej mbi kullën në oborrin e tij, Nefi filloi t’i mësonte ata (shih Helamani 7:12–29). Ai i paralajmëroi për pasojat e vendimeve të tyre dhe theksoi këtë parim: Nëse nuk pranojmë të pendohemi për mëkatet tona, ne vërtet do ta humbasim mbrojtjen e Zotit dhe bekimet e jetës së përjetshme.

Helamani 8:1–26

Gjyqtarët e korruptuar e nxitin popullin në zemërim kundër Nefit

Cilat janë disa ndikime që jua shkëputin vëmendjen nga dëgjimi i fjalëve të profetëve? Ndërsa e studioni Helamanin 8, kërkoni ide lidhur me atë që duhet të bëni kur përballeni me ndikime të tilla.

Lexoni Helamanin 8:1–6, duke kërkuar mënyrën se si gjyqtarët nefitë (të cilët ishin edhe hajdutë të Gadiantonit) reaguan ndaj mësimdhënies së Nefit. Ndërsa lexoni, përsiatni pyetjet vijuese: Çfarë ishte mesazhi kryesor i gjykatësve për popullin? Sipas Helamanit 8:4, përse gjykatësit nuk guxonin ta kapnin Nefin?

Mendoni se çfarë do të bënit nëse dikush do të përpiqej t’ju bindte që t’i shpërfillnit ato çfarë kanë dhënë mësim profetët. Te Helamani 8, disa njerëz u shprehen kundër asaj që gjykatësit ishin duke thënë për Nefin. Lexoni Helamanin 8:7–9 dhe merrni parasysh të theksoni me ngjyra atë çfarë thanë njerëzit për të mbështetur Nefin.

Shikoni Helamanin 8:10 dhe vini re ndikimin që patën fjalët e tyre mbi situatën. Ju mund të dëshironi ta shkruani parimin e vijues pranë Helamanit 8:7–10: Nëse i bëjmë ballë së ligës, ne mund të parandalojmë që ajo të përparojë.

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një paragraf të shkurtër duke shpjeguar se përse mendoni që parimi i shprehur më lart është i rëndësishëm në ditët tona.

  2. Përgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’u bëni ballë ndikimeve që përpiqen t’ju bindin të mos i merrni parasysh apo t’i kundërshtoni mësimet e profetit?

    2. Cilat mund të jenë mënyrat e përshtatshme për të folur hapur kundër ndikimeve të tilla dhe për të mbështetur profetët e Zotit?

    3. Kur jeni ngritur ju ose dikush që njihni kundër ndikimeve të tilla? Cilat ishin pasojat?

Siç është shënuar te Helamani 8:11–23, Nefi e kujtoi popullin për profetët, një e nga një, të cilët kishin dëshmuar për Jezu Krishtin. Ai u mësoi nefitëve këtë parim: Ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe jemi të bindur, ne vërtet do të marrim jetën e përjetshme. Pavarësisht nga moria e profetëve mësimet e të cilëve i pohonin fjalët e Nefit, populli nuk e pranoi Nefin dhe mesazhin e tij. Lexoni Helamanin 8:24–26 dhe përcaktoni pasojat me të cilat përballeshin nefitët, nëse ata do të vazhdonin të hidhnin poshtë dëshmitë e profetëve. Pastaj përsiatni pyetjen vijuese: Si mendoni, përse ata të cilët rregullisht e mohojnë të vërtetën dhe ngrenë krye kundër Perëndisë, përballen me pasoja të tilla të rënda?

Helamani 8:27–9:41

Nefi zbulon se kryegjykatësi ishte vrarë nga i vëllai

Si provë se njerëzit ishin në një gjendje mëkatare dhe se ajo që ai u tha atyre për shkatërrimin e tyre do të përmbushej, Nefi u zbuloi se kryegjykatësi i nefitëve ishte vrarë. Nefi gjithashtu shpalli se të dy, si njeriu i vrarë edhe vëllai i tij ishin anëtarë të hajdutëve të Gadiantonit. (Shih Helamani 8:27–28.)

  1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani parimin vijues: Fjalët e profetëve do të përmbushen. Përfytyroni sikur jeni detektivi që po heton vrasjen e kryegjykatësit. Gjeni përgjigjet për pyetjet vijuese duke lexuar vargjet në kllapa. Shkruajini përgjigjet tuaja në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

    Dita Një e Hetimit:

    1. Kur pesë njerëz i hetuan pohimet e Nefit, çfarë zbuluan ata? Përse ranë përdhe? (Helamani 9:1–5)

    2. Për cilët dyshoi populli se ishin vrasësit? (Helamani 9:7–8)

    Dita Dy e Hetimit:

    1. Kush u vërtetua se qe i pafajshëm? (Helamani 9:10–14, 18)

    2. Kush u akuzua? (Helamani 9:16, 19)

    3. Çfarë prove dha Nefi për pafajësinë e tij? (Helamani 9:25–36)

    4. Kush ishte vrasësi? (Helamani 9:37–38)

Merrni parasysh t’i shenjoni përgjigjet e pyetjeve vijuese në shkrimet tuaja të shenjta:

  • Sipas Helamanit 9:5, çfarë besuan pesë burrat që zbuluan kryegjykatësin e vrarë dhe nga se patën frikë ata?

  • Sipas Helamanit 9:36, për çfarë tha Nefi se do të dëshmonte Seantumi ndërsa do të pranonte vrasjen e të vëllait?

  • Sipas Helamanit 9:39–41, përse disa njerëz e besuan Nefin?

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Helamanin 6–9 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: