Seminari
Njësia 31: Dita 4, Moroni 7:1–19


Njësia 31: Dita 4

Moroni 7:1–19

Hyrje

Moroni shënoi një predikim që babai i tij, Mormoni, e kishte bërë për “vëllezërit [e tij] të dashur” shumë vite më parë (Moroni 7:2). Ky mësim trajton pjesën e parë të predikimit të Mormonit që gjendet te Moroni 7. Ai adreson mësimet e tij mbi bërjen e punëve të mira me dëshirë të sinqertë dhe shpjegimin e tij se si mund të dallojmë të mirën nga e keqja. Në mësimin tjetër ju do të studioni pjesën tjetër të predikimit të Mormonit te Moroni 7.

Moroni 7:1–10

Mormoni u jep mësim pasuesve të Jezu Krishtit rreth punëve dhe dëshirave

Pamja
mollë

A keni zbuluar ndonjëherë se diçka nuk ishte aq e mirë nga brenda siç dukej nga jashtë? Një shembull për këtë mund të jetë një frut, i tillë si molla që ishte e prishur ose e tejpjekur. Renditni dy ose tre shembuj të tjerë që mund të mendoni:

Mbani parasysh se si këta shembuj të gjërave që duken të mira nga jashtë por në të vërtetë nuk janë, mund të krahasohen me dukjen e jashtme dhe shtysat e brendshme të njerëzve. Moroni shënoi fjalët e babait të tij, Mormonit, lidhur me gjendjen e zemrave tona ndërsa bëjmë punë të drejta. Lexoni Moronin 7:2–3 për të përcaktuar audiencën së cilës po i drejtohej Mormoni.

Mormoni iu drejtua vëllezërve të tij të cilëve po u fliste si “pasues paqësorë të Krishtit” (Moroni 7:3). Studioni Moronin 7:4–5 për të zbuluar se si e dinte Mormoni që këta nefitë qenë vërtet dishepuj të Shpëtimtarit.

A mendoni se një person mundet thjesht të pretendojë se është i drejtë? Përse po ose përse jo?

Mormoni e trajtoi këtë çështje te Moroni 7:6. Ndërsa studioni këtë varg, ju mund të doni ta shenjoni frazën “dëshirë të sinqertë”. Shpjegimi vijues nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë do të thotë të kesh një dëshirë të sinqertë. Nënvizojini ato pjesë të shpjegimit të tij që ju bëjnë përshtypje juve.

“Ne duhet jo vetëm të bëjmë çka është e drejtë. Ne duhet të veprojmë për arsye të drejta. Termi bashkëkohor është shtysë e mirë. Shkrimet e shenjta shpesh e shënojnë këtë qëndrim të drejtë të mendjes me fjalët qëllim i plotë i zemrës ose dëshirë e sinqertë.

Shkrimet e shenjta e bëjnë të qartë se Perëndia i kupton shtysat tona dhe do t’i gjykojë veprimet tona sipas tyre” (Pure in Heart [1988], f. 15).

Mormoni përshkroi rezultatet e një personi që përpiqet të bëjë vepra të mira pa dëshirë të sinqertë. Kërkoni te Moroni 7:7–10 dhe përcaktoni se çfarë ndodh kur bëjmë veprime të drejta pa dëshirën e sinqertë. Nga këto vargje mësojmë se, për t’u bekuar për punë të mira, ne duhet t’i bëjmë ato me dëshirë të sinqertë. Dëshira e sinqertë përfshin të bërit e punëve të mira nga dashuria për Perëndinë dhe të tjerët.

  1. Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë ndryshimesh keni vënë re kur keni bërë punë të mira me synim të drejtë krahasuar me të pasurit bërë diçka të mirë me synim egoist?

  2. Për t’ju ndihmuar ta kuptoni më mirë parimin se, për t’u bekuar për punë të mira, ne duhet t’i bëjmë ato me dëshirë të sinqertë zemre, shqyrtoni skenarin vijues: Një mik që po e lexon Librin e Mormonit, ju kërkon ndihmë për të kuptuar Moronin 7:9 dhe thotë: “Unë lexoj se, nëse një person lutet pa dëshirë të sinqertë, ‘nuk i sjell ndonjë dobi, pasi Perëndia nuk pranon asnjë të tillë’. Unë shpesh ndiej sikur nuk lutem me dëshirë të sinqertë. A duhet thjesht të heq dorë nga lutja?” Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani si do t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje dhe shpjegoni përse do të përgjigjeshit në atë mënyrë.

Presidenti Brigam Jang dha këtë këshillë të dobishme se si mund ta fitojmë dëshirën për t’u lutur me qëllim të sinqertë: “Nuk ka rëndësi nëse ju apo unë ndiejmë se duam të lutemi, kur vjen koha për t’u lutur, lutu. Nëse nuk ndiejmë se duam të lutemi, ne duhet të lutemi gjersa ta ndiejmë se duam” (Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 45).

Mendoni se si mund të lidhet këshilla e Presidentit Jang me të bindurit ndaj urdhërimeve të tjera përveç lutjes. Shpesh, të bërit e asaj që është e drejtë, mund të ndihmojë sjelljen e një dëshire që të vazhdojmë t’i bindemi atij urdhërimi për arsyet e drejta.

  1. Për të zbatuar mësimet e Mormonit mbi rëndësinë e të bërit të punëve të mira me dëshirë të sinqertë, zgjidhni një nga urdhërimet vijuese: agjërimi, pagimi i së dhjetës, shërbimi ndaj të tjerëve, studimi i shkrimeve të shenjta, nderimi i prindërve, qëndrimi moralisht të pastër. (Qëndrimi moralisht të pastër përfshin të qenit të virtytshëm ndërsa përdorim internetin ose mediat shoqërore. Ai përfshin gjithashtu të mos bërit të ndonjë gjëje që mund t’ju çojë në shkelje seksuale.) Pastaj përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si jeni bekuar kur jeni përpjekur t’i zbatoni urdhërimet me dëshirë të sinqertë?

    2. Çfarë këshille do t’u jepnit moshatarëve tuaj mbi atë se si t’i binden atij urdhërimi me dëshirë të sinqertë?

Moroni 7:11–19

Mormoni na mëson se si të gjykojmë midis së mirës dhe së keqes

Si mund ta dallojmë se diçka është e keqe pa e provuar atë në të vërtetë? Mormoni ofroi këshillë që të na ndihmojë kur përballemi me një situatë të tillë.

  1. Lexoni Moronin 7:11–13 dhe shihni për mënyrën se si ta dalloni të mirën nga e keqja. Ju mund të doni t’i shenjoni këto fraza që ju bëjnë përshtypje. Përmblidhni atë që mësoni nga këto vargje, duke plotësuar thëniet vijuese në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    1. Ajo që është nga Perëndia …

    2. Ajo që vjen nga djalli …

Mormoni pohoi se Perëndia na fton dhe na nxit të bëjmë mirë vazhdimisht. Vini re se, sipas Moronit 7:12, djalli gjithashtu na fton dhe na nxit. Mendoni rreth disa mënyrave me të cilat djalli ju fton dhe ju nxit të mëkatoni.

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, diskutoi shtysat e Satanit për t’u përpjekur të na nxitë të bëjmë keq vazhdimisht: “Satani, ose Luciferi, ose ati i gënjeshtrave – pavarësisht si e quani – është i vërtetë, pasqyrimi i vërtetë i së keqes. Arsyet e tij janë në çdo rast keqdashëse. … Ai është përjetësisht kundër dashurisë së Perëndisë, Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe punës së paqes e të shpëtimit. Ai do të luftojë kundër këtyre gjërave kurdo dhe kudo që të mundet. Ai e di se do të mundet dhe do të flaket në fund, por është i vendosur që të shkatërrojë sa më shumë njerëz të tjerë që të mundet” (“Ne Jemi të Gjithë të Rekrutuar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 44).

  1. Për t’ju përgatitur të zbatoni mësimet e Mormonit në gjykimin midis së mirës dhe së keqes, renditni në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta disa nga shfaqjet televizive, këngët, grupet muzikore, faqet e internetit, programet kompjuterike, videolojrat apo sende personale tuaja të parapëlqyera. (Ju mund të doni ta ndryshoni këtë listë sipas interesave tuaja.) Ju do të riktheheni përsëri te kjo pikë e ditarit më vonë në këtë mësim.

Lexoni Moronin 7:15–17 dhe shihni për të vërteta që do t’ju ndihmojnë të gjykoni nëse diçka është nga Perëndia apo nga djalli.

Shpirti i Krishtit është quajtur gjithashtu Drita e Krishtit (shih Moroni 7:18). Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këtë shpjegim që mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë Dritën e Krishtit:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Fryma e Shenjtë dhe Drita e Krishtit janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ndërsa përmenden herë herë me të njëjtat fjalë në shkrimet e shenjta, ato janë dy gjëra të ndryshme dhe të dallueshme. …

Sa më shumë të dimë rreth Dritës së Krishtit, aq më shumë do të kuptojmë rreth jetës dhe aq më shumë do të kemi një dashuri të thellë për të gjithë njerëzimin. …

Pavarësisht nëse kjo dritë e brendshme, kjo dijeni për të drejtën dhe të gabuarën, quhet Drita e Krishtit, ndjesia morale, apo ndërgjegjja, ajo mund të na drejtojë që t’i rregullojmë veprimet tona – nëse, pra, nuk e shtypim apo nuk e shuajmë atë. …

Çdo burrë, grua dhe fëmijë i çfarëdo kombi, besimi apo ngjyre – kushdo, pavarësisht se ku jeton apo çfarë beson, ose çfarë bën – ka brenda tij Dritën e pavdekshme të Krishtit. Në këtë drejtim, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Drita e Krishtit te secili është një dëshmi që Perëndia është i paanshëm” (“The Light of Christ”, Ensign, prill 2005, f. 8–10).

Anëtarët e pagëzuar të Kishës kanë edhe dhuratën e Frymës së Shenjtë që t’i ndihmojë të dallojnë midis së mirës dhe së ligës. Presidenti Paker na mësoi: “Fryma e Shenjtë mund të veprojë nëpërmjet Dritës së Krishtit” (“Light of Christ”, f. 10).

Kërkoni te Moroni 7:18–19 për të gjetur këshillën e Mormonit se si t’i përgjigjemi Dritës së Krishtit brenda nesh. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët apo frazat në këto vargje që tregojnë se, kur kërkojmë me zell që të ndjekim Dritën e Krishtit, ne mund të dallojmë midis së mirës dhe së keqes.

Drejtojuni listës që bëtë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta te detyra 5. Përsiatni me kujdes çështjet në listën tuaj dhe “kërkoni me zell në dritën e Krishtit” (Moroni 7:19), për të përcaktuar nëse këto çështje vijnë nga Perëndia apo jo. Pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme për t’u shqyrtuar:

  • Sa ju ftojnë vërtet fort këto gjëra që të bëni mirë, të besoni në Krisht dhe ta doni Perëndinë e t’i shërbeni Atij?

  • A ju bind ndonjë nga këto që “të [bëni] keq … të mos [besoni] në Krisht, … ta [mohoni] atë, [ose] të mos i shërbe[ni] Perëndisë”? (Moroni 7:17).

  • A ndieni se duhet ta largoni ndonjë nga këto çështje prej jetës suaj? Nëse po, si do ta bëni këtë?

Mormoni ofroi premtimin se, nëse zgjidhni të hiqni ndonjë gjë nga jeta juaj që nuk është e mirë dhe përpiqeni të “mbështeteni në çdo gjë të mirë”, ju do të bëheni “një fëmijë i Krishtit” (Moroni 7:19).

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Moronin 7:1–19 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: