Seminari
Njësia 5: Dita 4, 2 Nefi 3


Njësia 5: Dita 4

2 Nefi 3

Hyrje

Te 2 Nefi 3, Lehi i dha fjalë këshille dhe bekimi birit të tij më të vogël, Jozefit. Duke e bërë këtë, Lehi i rrëfeu profecinë e Jozefit të Egjiptit lidhur me rolin e një shikuesi të zgjedhur, Jozef Smith të Riut, në sjelljen e Librit të Mormonit. Në këtë mësim, ju do të keni mundësinë të fitoni vlerësim më të madh për Profetin Jozef Smith dhe një dëshmi më të fortë për rolin e tij të caktuar hyjnisht në Rivendosjen e ungjillit.

2 Nefi 3:1–25

Lehi rrëfen profecinë e Jozefit të Egjiptit rreth Profetit Jozef Smith

Lehi e vijoi këshillën e tij të fundit ndaj familjes së vet duke e mësuar të birin, Jozefin, rreth tre burrave të tjerë të cilët e kishin gjithashtu emrin Jozef. Bëni një vizë nga referenca e shkrimit të shenjtë nga 2 Nefi 3 te figura e Jozefit ose Jozefëve për të cilët mësoni në atë varg.

Pamja
Joseph Stick Figures

Ky mësim do të përqendrohet te profecia e Jozefit të Egjiptit rreth Profetit Jozef Smith – dhënë mbi 3.000 vjet përpara se Jozef Smithi të lindej!

  1. Nisni në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta një listë ngjarjesh dhe mësimet që ju vijnë në mendje kur mendoni për Profetin Jozef Smith dhe rolin e tij në Rivendosjen e ungjillit. Ju do t’i shtoni kësaj liste ndërsa zbuloni më shumë informacion gjatë këtij mësimi, kështu që lini hapësirë për të shkruar më shumë.

Lexoni 2 Nefin 3:6–8 dhe përcaktoni fjalë e fraza që Jozefi i Egjiptit i përdori për të përshkruar Profetin Jozef Smith dhe punën që ai do të përmbushte. Shtojani ndonjë prej këtyre fjalëve e frazave që ndieni se janë të rëndësishme, listës suaj për Profetin në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta. Në këto vargje Jozefi i Egjiptit dëshmoi se Zoti ngriti Profetin Jozef Smith që të ndihmonte në sjelljen e Rivendosjes së ungjillit. Ndërsa vazhdoni të studioni 2 Nefin 3, kërkoni të vërteta të tjera rreth Profetit Jozef Smith që mund të forcojnë dëshminë tuaj për misionin e tij hyjnor dhe shtojani ato listës suaj.

Për t’ju ndihmuar ta kuptoni më mirë profecinë e Jozefit të Egjiptit, vini re se sa shpesh ndeshet fjala shikues te 2 Nefi 3:6–7, 11 dhe 14. Ju mund të dëshironi të bëni një shënim në anë të faqes suaj pranë njërit prej këtyre vargjeve që një shikues është një person që mund të dijë për gjërat e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes (shih Mosia 8:13–17).

Pamja
Jozefi i Egjiptit duke shkruar vegimin

Te 2 Nefi 3:7, Jozefi i Egjiptit tha se Zoti i tregoi që Jozef Smithi do të “bëjë një punë … që do të jetë me vlerë të madhe” për pasardhësit e tij. Shyrtoni 2 Nefin 3:11–15, 19–21 duke kërkuar se çfarë pune “me vlerë të madhe” do të përmbushte Zoti përmes Profetit Jozef. Mjetet ndihmëse studimore që janë të mundësuara për ju (përmbledhjet e kapitujve, shënimet në fund të faqes, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe të tilla), mund t’ju ndihmojnë të kuptoni shumë nga detajet të cilave iu referua Jozefi i Egjiptit. Ndërsa gjeni informacion të ri rreth rolit të Profetit Jozef Smith, shtojani listës në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta.

Kur shkrimet e shenjta i referohen “frytit të ijeve të [dikujt]”, ato u referohen pasardhësve të atij personi. Jozefi i Egjiptit profetizoi se Profeti Jozef Smith, një prej pasardhësve të tij, do të sillte Librin e Mormonit në ditët e mëvonshme.

Te 2 Nefi 3:12, fraza “fryti i ijeve të tua [pasardhësve të Jozefit të Egjiptit] do të shkruajë” i referohet analit të shkruar të shkrimit të shenjtë – Librit të Mormonit – i hartuar nga pasardhësit e Jozefit (shih 2 Nefi 3:4). Qe profetizuar se Libri i Mormonit “do të rrite[j] së bashku” me Biblën, një anal i shenjtë i shkruar nga “fryti i ijeve të Judës”. Kërkoni te 2 Nefi 3:12 fraza që përshkruajnë ndikimin që Libri i Mormonit dhe Bibla do të kenë në botë ndërsa ato rriten së bashku.

Jozefi i Egjiptit profetizoi gjithashtu se Profeti Jozef Smith do të kishte një rol të rëndësishëm në planin e Atit Qiellor për ta “sjellë popullin [e Tij] në shpëtim” (2 Nefi 3:15).

  1. Përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta për t’ju ndihmuar të vazhdoni të rritni vlerësimin tuaj për rolin e Jozef Smithit në planin e shpëtimit të Atit Qiellor:

    1. Cilët janë disa shembuj të besëlidhjeve, të autoritetit apo të ordinancave që u rivendosën përmes Profetit Jozef Smith, të cilat mund të ndihmojnë për t’u sjellë shpëtim njerëzve?

    2. Çfarë ndryshimesh kanë shkaktuar në jetën tuaj këto bekime?

Kërkoni fjalë ose fraza që përshkruajnë Profetin Jozef Smith te 2 Nefi 3:24 dhe shtojani ato listës në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta. Ndërsa lexoni citimin në vijim nga Presidenti Gordon B. Hinkli, shtojini listës suaj çfarëdo mësimesh të tjera të Profetit Jozef Smith që vërtetojnë se ai ishte “një mjet në duart e Perëndisë”:

“Më lejoni të përmend pak nga shumë doktrinat dhe praktikat që na dallojnë ne nga të gjitha kishat e tjera dhe që kanë ardhur si rezultat i zbulesave që iu dhanë Profetit të ri [Jozef Smithit]. …

E para nga të gjitha këto, sigurisht, është shfaqja e Vetë Perëndisë dhe Birit të Tij të Dashur, Zotit të ringjallur Jezu Krisht. …

Kjo dije për Hyjninë, që i qe fshehur botës për shekuj me radhë, ishte gjëja e parë dhe e madhe që Perëndia i zbuloi shërbëtorit të Tij të zgjedhur. …

Libri i Mormonit ka ardhur nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. …

Pamja
Vëlla Jozefi

Një tjetër [kontribut i Profetit Jozef Smith] është priftëria e rivendosur. …

Një tjetër zbulesë e madhe dhe e veçantë që iu dha Profetit ishte plani për jetën e përjetshme të familjes. …

Pafajësia e fëmijëve të vegjël është një tjetër zbulesë që Perëndia na ka dhënë nëpërmjet Profetit Jozef. …

… Doktrina e madhe e shpëtimit të të vdekurve është unike për këtë Kishë. …

Natyra e përjetshme e njeriut na është zbuluar. …

… Është edhe një tjetër që duhet ta përmend. Ai është parimi i zbulesës moderne. …

… Gjatë 38 viteve të jetës së tij të shkurtër, nëpërmjet [Profetit Jozef Smith] erdhi një derdhje e pashoq njohurie, dhuratash dhe doktrine” (“The Great Things Which God Has Revealed”, Ensign, maj 2005, f. 80–83; “Gjërat e Mëdha që Ka Zbuluar Perëndia”, Konferenca e Përgjithshme prill 2005 [nr. i artikullit 00074 101], f. 93-97).

Pas martirizimit të Profetit Jozef Smith, Presidenti Xhon Tejlor shkroi atë që u emërtua Doktrina e Besëlidhje 135. Lexoni Doktrina e Besëlidhje 135:3 dhe përsiatni mbi atë çfarë keni mësuar në këtë mësim për rolin e Jozef Smithit në planin e Atit Qiellor për Rivendosjen e ungjillit.

  1. Shkruani një përgjigje për një nga pyetjet në vijim në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë keni mësuar apo ndier sot ndërsa studiuat 2 Nefin 3 që e forcon dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith?

    2. Çfarë bëri, dha mësim apo rivendosi Jozef Smithi, që ju ndieni se është “me vlerë të madhe” (2 Nefi 3:7) për ju?

Kërkoni me lutje mënyra për të dhënë dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith me miqtë dhe familjen tuaj që t’i ndihmoni të kuptojnë ato shumë gjëra me vlerë të madhe që u rivendosën përmes tij.

  1. Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 3 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: