2021
Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimtarit
Nëntor 2021


“Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimtarit”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimtarit

Pjesë të Shkëputura

Pamja
Jezu Krishti duke shëruar një vajzë

Një nga parimet më të spikatura, të dhëna mësim nga Shpëtimtari gjatë shërbesës së Tij në tokë, ishte trajtimi i të tjerëve me dhembshuri. …

… Shpëtimtari veproi me dhembshuri kundrejt atyre të cilët vinin tek Ai – pa dallim – dhe më veçanërisht kundrejt atyre që kishin më shumë nevojë për ndihmën e Tij. …

… Shprehja e dhembshurisë për të tjerët është, në fakt, thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit dhe një provë dalluese e afërsisë sonë shpirtërore dhe emocionale me Shpëtimtarin. …

… Shumë njerëz brenda rrethit tonë të ndikimit po kërkojnë ngushëllim, vëmendje, përfshirje dhe çfarëdo ndihme që mund t’u ofrojmë atyre. Ne të gjithë mund të jemi mjete në duart e Zotit dhe të veprojmë me dhembshuri kundrejt njerëzve nevojtarë, ashtu siç bëri Jezusi. …

… Ne kurrë nuk duhet të bëjmë gjykime të ashpra dhe të rënda ndaj fqinjit tonë, sepse ne të gjithë kemi nevojë për kuptueshmëri dhe mëshirë për papërsosuritë tona nga Ati ynë i dashur Qiellor. …

Miqtë e mi të dashur, unë dëshmoj se, kur përpiqemi fort që ta përfshijmë shembullin e dhembshur të Shpëtimtarit në jetën tonë, aftësia jonë për t’i përgëzuar virtytet e fqinjëve tanë do të rritet dhe instinkti ynë i natyrshëm për të gjykuar papërsosuritë e tyre do të pakësohet. Afërsia jonë me Perëndinë do të rritet dhe sigurisht jeta jonë do të bëhet më e ëmbël, ndjenjat tona më të dhembshura dhe ne do të gjejmë një burim të pashtershëm lumturie. Ne do të njihemi si paqebërës, fjalët e të cilëve janë fisnike si vesa e një mëngjesi pranveror.